Nardi kërkon 250 bashki

anazapta

Gjithmonë gjërat pozitive janë më të mira se gjërat negative. Kjo është  aq e vërtet sa kohë Nard Ndoka nuk ka thënë të kundërtën. Mirëpo ka dhe gjëra  pozitive që s’janë më të mira se gjërat negative, siç është për shembull reforma territoriale administrative. Kjo reformë kërkon të zvogëloj numrin e bashkive dhe komunave dhe është ngritur komisioni për këtë qëllim, por Nard Ndoka nuk është dakord. A kërkon që numri i bashkive nga 65 të shkojë në 250 në gjithë vendin. Ja çka thënë ai dje për mediat; “Kjo është një çorbë reformë që grumbullon problemet, por nuk u jep zgjidhje. Qeveria nuk  po bashkon dy komuna të varfra me një bashki të pasur. Por dy komuna të varfra me një bashki  akoma më të varfër”. Kreu i PDK-së më tej thekson se duhet të realizohet një ndarje më me shumë njësi vendore. Demokristianët kanë mendimin  se nuk duhet të ketë ulje drastike të numrit të njësive të qeverisjes vendore. “PDK-ja ka një variant të sajin, por është larg atij qeveritar. Ne mendojmë se duhet të ndiqet modeli francez dhe  ai italian për ndarjen territoriale. Ne kemi një variant me 250 bashki”, thekson Ndoka. Ore Nard, por reforma po bëhet për të reduktuar numrin jo për t’i shtuar. Ç’ka je tu thënë or ti?

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *