Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Unë si qytetar kam bindjen se reforma në drejtësi nuk do të zbatohet kurrë në këtë vend që vetë gjykatësit kanë bashkëpunuar me kriminelët për t’i nxjerrë nga burgu dhe sot ata shëtisin të lirë. Kam konstatuar se në përgjithësi ka ligje të mira të shkruara, por ato janë zbatuar vetëm në letër në vendimet gjyqësore, në praktikë e vërteta qëndron ndryshe.
Viktimat janë poshtëruar, masakruar përsëri nga drejtësia e korruptuar dhe kriminale më e shpifur e planetit. Më thoni ju zotërinj se sa gjyqtarë për 24 vjet janë dënuar me burg mbi 10 vjet, kur ka pasur fakte hapur të provuara që gjykatësit kanë shkelur ligjin e kanë rrënuar sistemin ligjor në Shqipëri në mënyrën më harbute dhe asnjë nuk është prapa hekurave? Sot ka nga ata gjyqtarë, prokurorë, hetues policie, ekspertë kriminalistike, ekspertë ligjor që falsifikojnë provat e krimit në vendngjarje me qëllim për të përfituar para të zeza.
Sot njerëzit kërkojnë që shteti në realizimin e funksioneve të tij të ndërhyjë në Kushtetutë dhe në ligje. Kriminelët e drejtësisë sot e meritojnë ndëshkimin për dështimin total të drejtësisë në 24 vjet. Duhet sundimi urgjent i ligjit në Shqipëri, ndryshe morëm fund me vetëgjyqësi si në mesjetë.
