Nga Viktor Malaj
“Kurrë nuk e kam konsideruar politikën si një arenë morali, por si arenë interesash” – Aneurin Bevan*
Prej vitit 1990 e këtej, tri fjalët që janë thënë dhe shpërdoruar më shpesh kanë qenë: liri, demokraci dhe reformë. Liria u propagandua dhe u kuptua nga shumëkush si shthurje, si e drejtë për të bërë ç’të duash pa marrë parasysh interesat e bashkësisë të cilës i përket.
Duke u kuptuar dhe zbatuar si e tillë ajo rezultoi në lirinë e të fortit për të nëpërkëmbur të dobëtin, liri e njerëzve të shthurur për të mospërfillur dhe për të vënë në lojë të ndershmit, liri e dembelit dhe e të pamoralshmit për t’i krijuar vetes mundësinë të fitojë pa punuar, të pasurohet pa kontribuuar dhe të imponohet në shoqëri nëpërmjet pushtetit ekonomik.
Demokracia rezultoi, siç është gjithandej, një gënjeshtër dhe perde pas së cilës përgatiten dhe luajnë lojën e tyre një grusht aktorësh politiko-ekonomikë gjithnjë në interes të vet, por duke bërë çmos të bindin masat se “shfaqja” është në interes të popullit i cili është “sundimtari i vërtetë” dhe për këtë duhet t’iu jetë mirënjohës aktorëve dhe regjisorëve të teatrit politik. Ndërsa fjala “reformë” ka pasur dhe ka inflacionin më të madh ngaqë përdoret dendur dhe prej gjithëkujt, edhe prej atyre që s’e dinë përmbajtjen e saj.
Mirëpo, përdorimi i shpeshtë i saj shërben si qetësues për shpirtrat e trazuar të të gjithë atyre që nuk kanë mundur të përfitojnë nga zbatimi në praktikë i dy fjalëve të para. Nëse je i pakënaqur me çfarë kemi arritur për 30 vjet, prit! Prit se do të bëjmë reforma dhe mos e kujto thënien “Prit gomar të mbij barë!” se nuk është thënë për ty.

Reforma në ekonomi, por ekonomia ende mbetet e dobët; reforma në drejtësi, por e drejta mbetet ëndërr; reforma në art e kulturë, por ato na prodhuan vulgaritetin dhe etikën e rrugës; reforma në arsim, por që na sollën jo pak analfabetë, madje mbi 50% analfabetë funksionalë, disa institucione private “arsimore” që prodhojnë njerëz me shumë diploma dhe me pak dije e kulturë; reformë në ushtri, por që u katandis në një MCR (Mbrojtja Civile e Republikës); reforma zgjedhore me të cilat nuk shfaqen dakord as autorët e tyre sepse kanë besuar se do të dalin gjithmonë fitues edhe kur shumica e popullit nuk i do etj. etj.
Po të vëmë re me pak kujdes do të shohim se reformën zgjedhore nuk e donte dhe as e do ndonjë nga ata që e propagandojnë më fort. Flasin për të pa u lodhur, pa pasur si synim kryesor ndryshimin e thelbit, por një lloj makiazhi të jashtëm të sistemit zgjedhor.
Në publik, të gjithë aktorët politikë flasin për reformë zgjedhore që i mundëson popullit zgjedhjen e më të mirëve dhe që s’i jep kujt mundësi të manipulojë apo ndryshojë vullnetin popullor, ama në praktikë secila palë synon shtimin e ndonjë neni që ajo beson se do t’i lehtësojë “zhvatjen” e ndonjë deputeti më shumë në zgjedhjet e ardhëshme.
Edhe opozita aktuale (jashtëparlamentare), megjithëse është bashkautore e papenduar e shformimeve antidemokratike të realizuara me marrëveshjen e 2008, nuk ndihej asnjëherë për reformën zgjedhore. Zërin e ngrinte vetëm pak muaj përpara fushatave propagandistike për pushtetin vendor ose qendror, atëhere kur e dinte se koha ishte e pamjaftueshme për të bërë marrëveshje dhe ndryshime thelbësore.
Duke qenë e vetëdijshme se humbjet e disahershme në zgjedhje nuk i kishin ardhur për shkak të ligjit zgjedhor por për shkak të mosbesimit popullor tek ajo, opozita krijoi dhe përdori herëpashere artifice politike duke braktisur Parlamentin, zgjedhjet lokale, duke u ngujuar nëpër çadra sulltanore apo marshuar drejt institucioneve qendrore me molotovë në duar dhe britma dhune.
Në këtë mënyrë, ajo shpresonte të fitonte në tryezë atë që populli nuk ia jep në qendrat e votimit. Vetëm vendosja e reformës zgjedhore si kusht nga BE dhe këmbëngulja e diplomacisë kryesore perëndimore i detyruan palët të ulen për “reformën zgjedhore”, të bëjnë shumë zhurmë por fare pak punë. Zhurma shoqërohet me lotë krokodili për “deformimin e vullnetit popullor” dhe për zgjedhje demokratike.
Ndërkaq faktet treguan se ndryshimet e bëra së fundi me marrëveshje midis palëve nuk ndryshojnë asgjë në thelb lidhur me sigurinë e pasqyrimit të vullnetit popullor në Parlament dhe në qeverisje. Është fyese për inteligjencën dhe moralin e popullit shqiptar që këtë “luftë” t’ia paraqesin popullit si akt demokratik njerëz të tillë si Lulzim Basha i cili, aty-këtu pohon se “Opozita e Bashkuar është e gatëshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve”.
Jo vetëm që kjo shprehje është e pavërtetë, sepse Basha me “qeverisje të shqiptarëve” nënkupton sundimin e vet e të një grushti individësh qesharakë rreth tij, por kujtdo i kujtohet se këtë pretendim e shpreh drejtuesi i një force politike që vullnetin e shqiptarëve e ka shformuar, manipuluar dhe dhunuar disa herë gjatë 30 viteve dhe, madje, është autorja e “risisë” së futjes në proceset zgjedhore të metodave dhe mjeteve të shformimit dhe zhvlerësimit të vullnetit popullor.
Është fakt shumë domethënës historik që zgjedhjet më të drejta në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri u bënë kur në pushtet ishin kundërshtarët politikë të PD-së (komunistë ose jo) në vitet 1991-1992, ndërsa zgjedhjet më të parregullta, të dhunuara dhe manipuluara janë bërë kur në pushtet kanë qenë “demokratët” antikomunistë, në vitet 1996, 2009 dhe 2011.
Për t’u bindur nëse PD-ja e donte reformën zgjedhore dhe për të verifikuar fjalët pa mend e pa moral të P. Vasilit, i cili i qante hallin ambasadores amerikane se vuajti shumë për të bindur Ramën të pranonte kushtet e opozitës, po iu referohem dy deklaratave të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Njëra është e 27 korrikut 2016 lidhur me Reformën në Drejtësi dhe thoshte:
“Ambasada e SHBA-së është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje të arritur midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë”.
Dhe, tani dy deklarime të Ambasadores së SHBA-së, znj. Kim në datat 1 dhe 3 qershor 2020:
“Ju vendosët një qëllim, ju vendosët një afat, më 31 maj (për Reformën Zgjedhore).Tani është koha që të ndaloni të insistoni në pozicione jo të zbatueshme dhe/ose vendosjen e kushteve të reja. Koha për ta mbajtur fjalën tuaj tek populli, koha për të ofruar ( 1 qershor 2020 )… Në një negociatë kaq të rëndësishme çdo palë duhet të japë. Çdo palë dha dhe i jap merita të veçanta partisë në pushtet. Partia në pushtet ka avantazhet e veta dhe duhej të jepte më shumë, prandaj e përgëzoj atë. Ka ardhur koha që miku im Luli Basha të balancojë të gjithë faktorët dhe të thotë po për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë në Evropë. Topi është në fushën e tij dhe e ardhmja është në duart e tij”. (3 qershor 2020)
Nga dy deklarimet e bëra në largësi kohore prej 4 vjetësh dhe për dy reforma të rëndësishme, del mjaft qartë që personi që nuk i donte realizimet e reformave dhe që paraqiste, atëherë dhe tani, kushte të reja dhe të pazbatueshme, ishte Lulzim Basha.
Sejmenët dhe tellallët e këtij morali qytetar dhe politik, e shpallën në atë kohë Ambasadorin Amerikan si “njeri i Sorosit”, ndërsa tani ambasadoren Kim si “përfaqsuese e Antifa-s”. Ai që paraqet kushte të reja dhe kushte të parealizueshme nuk është tjetër veçse një njeri që kërkon sabotimin e marrëveshjeve dhe të reformave. Njeriu që e ka “topin në fushën e tij” dhe nuk e luan atë nuk ka qëllim tjetër veçse të prishë “lojën”.
Kur e panë se nuk i shpëtojnë dot darës perëndimore, drejtuesit opozitarë e firmosën marrëveshjen, pa asnjë ndryshim thelbësor dhe, madje pa pranuar “depolitizimin e Komisioneve Zgjedhore”. Pse e bënë këtë? Ata thonë se po kërkonte t’i kapte Rama, gjë që nuk përjashtohet, por, nga ana tjetër shpallin se do e bëjnë këtë gjë para zgjedhjeve të 2025.
E thonë këtë për të ngjallur shpresë se në 2021 do t’i fitojnë zgjedhjet dhe atë që s’e bëri dot Rama tani, do e bëjnë ata më vonë. Mirëpo pohimet e tyre se ia hodhën Ramës dhe se “mbrëmë ia çmontuam kapjen e komisioneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë” (G. Bardhi) janë një armë që i jepet pushtetit të sotëm, pasi humbjen e mundshme dhe të pritshme të zgjedhjeve të 2021 nuk do të mund ta justifikojnë me dokrra mbi kapjen apo manipulimin e komisioneve zgjedhore.
Edhe në 2017 opozita kishte shumicën dhe drejtimin e KQZ-së dhe të gjithë përfaqsuesit e saj në qendrat e votimit i firmosën procesverbalet përkatëse e, megjithatë, opozita nuk i pranoi rezultatet. Edhe marrëveshjen e majit 2017 e shpallën “të shkëlqyer” (S. Berisha) por pastaj u ankuan se nuk fituan.
Opozita shqiptare dhe, veçanërisht, PD-ja duhet të mbajnë mend mirë se humbjet më të mëdha elektorale i ka pasur kur ka qeverisur vetë ose kur vendi qeverisej nga Qeveri Teknike (ose të përbashkëta) si në 1997, 2013 dhe 2017. Prandaj, kërkesat për Qeveri Kujdestare janë absurde dhe pa vlerë për të. Për të fituar zgjedhjet e radhës opozitës nuk i bëjnë punë as qeveritë teknike, as kamerat në qendrat e votimit dhe as komisionet me militantë partiakë.
Nëse duan të ndryshojnë rezultatet e votimeve, duhet të ndryshojnë më parë moralin e vet qytetar dhe politik, duhet të heqin dorë nga berishizmi si ideologji, moral dhe sjellje politike e stërdiskredituar dhe duhet të mendojnë seriozisht rreth faktit se fitimin e zgjedhjeve do ta kenë thuajse të pamundur për aq kohë sa këto parti opozitare drejtohen nga individë të stërprovuar, të dështuar dhe diskredituar disa herë.
Çfarë mund t’i ofojnë popullit shqiptar Basha, Kryemadhi, Duka, Ndoka, Mehdiu, Shehi etj.?! Vetëm ato çfarë iu kanë sjellë gjatë qeverisjeve të tyre të përsëritura dhe që e kanë detyruar popullin shqiptar që, herë me votë e herë me dru, t’i largojë nga pushteti.
Çështja e moralit politik vlen edhe për shumicën qeverisëse. Kur në një shoqëri dominon e mira, e drejta dhe morali i pastër, ligjet dhe reformat janë një formalitet jo dhe aq i rëndësishëm. Kur shoqëria është e kalbur dhe pa ndjenjën e duhur të përgjegjësisë qytetare, kombëtare e politike, atëherë ndërroi ligjet përditë por nuk do të ndryshosh rezultatin asnjë ditë. Vetëdija dhe morali qytetar e shoqëror përbëjnë thelbin e qeverisjeve të shëndosha dhe të efektshme.
Nuk kërkohet vetëm ndryshimi i moralit qeverisës dhe politik në tërësi, por ndryshimi dhe shërimi i moralit shoqëror. Na nevojitet një Reformë Morale në mënyrë që të mos grindemi për reformat e tjera. Ajo do të ishte Kryereforma popullore e kombëtare. A do të mund ta bëjmë dhe realizojmë këtë reformë? Koha do ta tregojë por nuk ka kohë për të pritur dhe as për të humbur.
*Aneurin Bevan – Politikan britanik i shekullit XX.
——
Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

Vetem nje here te vjen zogu ne dore .Dhe ky zog i erdhi Lul Bashes ne dore kesaj here .Mund ti linte ne dore Edi Rames dopio gjashten ne dore .Nuk e cfrytezoi, perkundrazi u bashkua me Ramen , si dikur shefi i tij Berisha me Ramen ne prill te 2008.
Basha ka nje perqasje negative si ndaj popullit , po ashtu edhe ndaj perendimoreve .
Populli mbare shqiptar donte dhe kishte interesa per sistemin MAZHORITAR me LISTA te HAPURA ,kesaj here per kete reforme zgjedhore .Por Basha u tregua femije ,nuk e cfrytezoi e them kete edhe per ineresat e tija personale .Do i largohe elektorati .Tani ta mbaje ?
Keshtu te dy vellezerit SIAMEZE PS e PD u shternguan fort ,ne PPSH e tyre , qellimi eshte ::vetem keto dy parti ta dirizhojne kete popull ,per jete te jeteve ,pamvaresisht cfare kosto ka per popullin ,vetem idealet dhe detyrat e Ramiz Alise mos i levizin as edhe milimetrin .por o Bashe mbaje mend per jete te jeteve ,nuk te vjen me zogu ne dore ,ja fute vehtes tende ,po ashtu edhe PD tende ,pjelle e PPSH .Hyre per te keq ne histori ,dole kondra vullnetit dhe interesat e mbare popullit shqiptar .Komplet budalla .
Turp eshte nga keto bajga te PPSH te ndara ne tre pjese ,qe shkelmuan demokracine ,e na diskritituan neve shqiptareve mbare ku jemi ,para dipllomateve perendimore ,qe i vune keta zybere ne rresht per nje. Bile brenda teritorit te amb Amerikane .Turp ,na felliqet.
Por i mposhten ,fituan kondra perendimoreve ,qe me shume finese folen per sistemin zgjedhor Danez me lista te hapura .Si PS ,PD e LSI .por anti shqiptaret nuk i perfillen listat e hapura .Populli kam bindjen , se do i ndeshkoje me vote ne 21 ,ketu do jemi ,Nuk ka me budallenj sot ,ta harojne keta zybere .Mar rastin ta beshty ate Tit Vasilin e LSI , qe nuk u bashkua me Zonjen e nderuar Hajdari ,kondra cirakeve Bylykbashi e Gjiknuri ,se per listat e hapura LSI ka bere greve urie kur ishe dikur ne opozite ,bile ne pallatin e kongreseve , sot pa pike dinjiteti dhe turpi ,po e dredh si kurvat LSI ,simbas klientit ,e bene dhe cmimin e saj ?
Por nga ana tjeter ,,shanci i fundit dhe shpresa e gjithe shqiptareve 95% eshte opozita e sotme ne parlament ,qe po ngul kembe dhe sdo ta votoje ,kete palo sa per tu tallur reforme zgjedhore qe bene. Dihet kerkesa e tyre sistem mazhoritar me lista te hapura .Besoj se opozita parlamentare ,do e mbaje fjalen dhe ne si popull ,mbare shqiptare do i jemi kesaj opozite parlamentare mirenjohes per jete te jeteve .I them kesaj opozite bravo ,ju jeni zerit per te miren e demokracise dhe interesave te mbare popullit shqiptar , ne ate palo parlament ,faleminderit dhe shume respekte .
MORALI eshte fjala me e perdorur por ai eshte larguar ne “drejtimin e paditur”per klasen politike shqiptare ne pergjithesi .Nje shoqeri demokratike e bazuar mbi shtetin ligjor bazohet dhe mbi moralin por ky i fundit behet me i dukshem kur funksionon ligji pra shkurt kur kemi nje moral te survejuar nga ligji pasi djalli korrupsion eshte gjithmone aty dhe pret dobesimin e ligjit per te gjetur pikat e dobeta te moralit per te arritur te pamoralshmen.Zbatimi i ligjit dhe i rregullave rregullisht ben te mundur qe keto te kthehen ne tradita apo kulture sa qe askush nuk kujtohet se me pare kane qene te sanksionuar me ligj dhe ai qe i shkel merr dhe denimin e merituar.
Te vjen keq per prapambejtjen e kombit tim! Nuk ka politikan me moral! Te pakten politik! Per hajdutllik pastaj eshte tjetre gje. Per te vrare se duam te ruajme pushtetin dhe te qenit spiun eshte vetem kombi yne! Ju akoma diskutoni moralin! Morali ka vdekur sot! Ishte gjalle ne fund te viteve 80 kur te gjithe shpresonim!
Po per reformen morale kush do shkruaje?
Po a ka me PA MORAL te heshtet,kur mareveshja antikushtetuese dhe antishqiptare e arritur se fundi midis ujqerve te politikes u be duke injoruar nenin 2 te Kushtetutes se RSH qe percakton sakte se “Sovraniteti ne RSH i takon popullit shqiptar direkt ose me perfaqesim”?
A ka detyrim me te madh se kjo e Kushtetutes?
Ne se Kushtetuta eshte perdhosur nga te gjithe aktoret brenda dhe jashte vendit,atehere mos te bejme lojra fjalesh me citate te turli lloj te huajsh!
Ne SHBA te gjithe femijet mesojne dhe gjykojne veprimet e veta dhe te te tjereve duke i ballafaquar me kapitujt e Kushtetutes se SHBA,ndersa ne Shqiperi heshtet kur kerkesa me KRYESORE e saj,qe ka te beje me pushtetin e popullit injorohet duke ua lene “ujqerve melcite ne qafe”!
Cfare vlere morale,juridike etj kane te gjitha pallavrat e tjera te presidentit te Republikes se gjoja eshte garant i Kushtetutes,kur as ai dhe as partia e gruas se tij heshtin kur kjo Kushtetute baltoset ne “ZEMER”?
Eshte pikerisht kjo gje,injorimi kriminal i nenit 2 te Kushtetutes,qe ka cuar ne zhdukjen e shtetit ligjor,demokracise ,rrenimit te administrates qendrore dhe vendore duke nxitur korrupsionin galopant!
Kush e kontrollon sot kryeministrin ne veprimet e tij,kur sillet si diktator?
Cfare shteti kemi krijuar edhe me ndihmen e madhe te perendimit,kur qytetari shqiptar ndjehet i huaj dhe i perbuzur nga pushteti qe e ka votuar formalisht vete?
Si mund te jete deputeti perfaqesues i popullit dhe t’i sherbeje atij,kur ai nuk ndjen asnje detyrim morsl,juridik etj ndaj votuesve pervec kryetarit te partise qe e ka futur ne listen zgjedhore?
Atehere a nuk eshte kjo arsyeja,qe deputetet sot jane sa te pa afte,pa dinjitet qe ngrejne kartonet apo shtypin butonet e votimit elektronik sipas urdherave te padronit te tyre si ushtare groshe?
Kujt i duhen deputete te tille,qe nuk i njeh fare populli?
Ku jane OJQ e shumta,Komiteti Shqiptar i Helsinkit,Avokati i Popullit dhe organizmat europiane ne te cilat ben pjese Shqiperia,qe heshtin para nje shkelje kriminale te Kushtetutes,pikerisht ne grabitjen e pushtetit te popullit?
Ne Shqiperi keto 30 vjet nuk ka qeverisur njeri,por vetem kane sunduar.
Ne situaten e krijuar jane mashtrime ato qe rekomandohen si sisteme zgjedhore gjoja me te mira dhe demokratike te zbatuara ne vende te ndryshme.
Shqiperia nuk mund te krahasohet me asnje vend europian,sepse per 30 vjet gjithcka eshte shmontuar dhe njerezit kane humbur cdo shprese.
E vetmja rruge,qe do te vinte ne jete nenin 2 te Kushtetutes se RSH, duke e sanksionuar realisht popullin shqiptar si sovranin e vertete,do te ishte,qe te gjithe deputetet te votohen nga i gjithe populli shqiptar,brenda dhe jashte vendit e jo partite.
Partite te shpallen fituese sipas deputeteve te tyre te shpallur fitues me me shume vota ne shkalle kombetare.
Sasia e deputeteve ne Kuvend te jete 61 aq sa jane bashkite.
Te zhduket “grupi parlamentar”, qe ka funksionuar si organizem ushtarak dhe qe e ka bere deputetin pa dinjitet.
Mandati i deputetit eshte prone vetem e popullit dhe jo prone private e tij sic eshte perdorur deri sot,qe per interesa personale kalon nga nje parti tek tjetra.
Vetem nje votim i tille do te shporre te gjithe klasen e derisotme politike dhe do te vendose popullin shqiptar ne podiumin qe meriton.
Te gjitha lojrat e tjera,jane mashtrime,qe justifikojne tradhetine qe keta politikane me ndihmen e perendimit i kane bere popullit shqiptar!
Ketu duhet te godase e gjithe media shqiptare,ne se gjykon vertete se nuk ka interesa te tjera pervec demokracise ne Shqiperi.
Mareveshja e fundit e cilesuar si fitore per te gjithe palet edhe nga nderkombetaret eshte goditja perfundimtare vdekjeprurese ,qe i jepet demokracise ne Shqiperi!
E nise shume mire artikullin por pastaj pak nga pak fillove ta dh….esh.Bone ç’bone e çove temen aty ku te kan porositur qe dmth te sulmosh opoziten sepse qenka vetem ajo shkaktare e te gjitha ketyre fatkeqsive , biles edhe kur vjedh Rama me qeveri,edhe kur ligjet idhe shkeljet i ben Rama,edhe pse ndryshimin e kushtetutes ne 2008 e beri Rama me Berishen,edhe pse ne 2017 u kap Rama duke vjedhur votat dhe faji kryesor i opozites qenka se paska bere ndryshimin nga diktature ne demokraci dhe se demokracia ne te gjithe boten nuk paska asnje te mire.Sipas teje ishim mire atehere kur ishim keq.
Tori , ti flet si nje militant (paraushtsrak) i SHQUP – it , qe mbyll syte per te mos pare se cfar opozite kemi ! Une bej fajtore opoziten e sotme , krejt te pa afte , te tejkonsumuar e diskredituar , qe nuk eshte ne gjendje te beje opozite te vertete , me alternativa bindese e reale , perballe Edi Rames ,,gabimeve te shumta dhe arrogances se pa fre , qe te terheqe pas vetes elektoratin . Te besh opozite te forte duhen tru , argumenta e alternativa bindese me lidere te perkushtuar per vendin e kombin e jo me idjotesirat e teatrit , parkut te lojrave te liqenit apo unazes se re , me klloune si djali i Fari Balliut , Salianjit e sa e sa te tjereve , apo lideret e shpelare te partive te vogla me nga nje furgon elektorat . Mazhoranca nuk eshte kurrsesi qeverisja qe iu duhet shqiptareve , por kur shohim perpara banditet lidere te opozites , qe admirojne e presin rikthimin ne pushtet te feudalit serb te Vicidolit dhe beun malok te Skraparit , qe e prune Shqiperine ne zgrip , na dridhet trupi ! Interesant sa i anshem dhe i percipte qe tregohesh ne vleresimin e ketij shkrimi te pa krahuasueshem me asnje nga gazetaret tane ! Sepse gjykojme keshtu nje pjese e madhe prej nesh , pa nuk po e ngre koken ky vend .
Ti qenke kokrra e militantit rilindjot o Bedriu ose PSE-ja, sepse –
Termi – opozite e tejkonsumuar – eshte nje sofizem qe ekziston vecse ne trurin e servileve te Pushtetit sepse – E tejkonsumuar dhe diskretituar eshte qeveria Rama se ajo ka gjithe pushtetet prej 7 vjetesh! Nuk konsumohet opozita se deshton pushteti o Bedriiiiii! Tung
Kurre nuk mund t’i kerkosh moral njerezve qe sundojne pa moral.
Qe te kesh moral ne radhe te pare duhet te pranosh te zgjidhesh dhe te votohesh nga populli,gje qe keto 30 vjet nuk ka ndodhur.
Ketu fillon morali i qeverisjes.
Por nje pushtet kurre nuk do kete moral kur edhe ne partite politike sundohet e jo drejtohet pa moral.
Per cfare morali mund te krenohet Edi Rama, kur ai uzurpoi PS-ne ,kete parti trashegimtaren e idealeve te Luftes Antifashiste kur me pare kishte shprehur se LANC-i ishte lufte civile,ndersa me pas me nderimin makaber te kryekuinslingut M.Frasheri,poshteroi te gjithe popullin shqiptar,ndersa trashegimtareve te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve iu tha se duhet te ulin koken para vepres se ketij krimineli?
Pas kesaj,a mund te flitet me ne PS per moral qeverisjeje,kur te gjithe lepihen pas kryetarit per nje vend pune?
Nuk ka me ne PS as ideale,as humanizem,as moral.
Secili thote “o nena ime”!
Ketu fillon e mbaron morali i qeverisjes se dotme te Rames.
Per cfare morali mund t’i kerkohet deputeteve,ministrave,antareve te kryesise dhe asamblese se PS-se,kur te gjithe ata (pervec Ditmir Bushatit) nuk kane guxuar te bejne nje kritike qeverisjes,njeri tjetrit se Rames kurre nuk u shkon ne mend ta kritikojne.
A nuk ishin keta njerez dele qe kur Rama shkarkoi gjysmen e qeverise pas protestave te studenteve nuk guxuan te bejne nje kritike te shkarkuarve,por vetem lavderime?
Po si mund te lavderosh nje minister te sapo shkarkuar?
Nuk besoj te kete ndodhur diku ne bote ndonje rast i tille,qe te lavderohen ministrat e sapo shkarkuar.
Por e verteta eshte ndryshe:
Rama i shkarkoi ministrat per te ulur presionin e protestave studentore,por nuk i kritikoi ata vetem se do duhej te pranonte edhe deshtimin e tij.
Nuk mund te rrije ne qeveri nje kryeminister kur kane deshtuar gjysma e ministrave,prandaj pas lavderimit sajoi justifikimin e shkarkimit gjoja se kishin plotesuar 5 vjet ne detyre!
E ku eshte ligjerisht nje mase ndeshkimi e tille?
Askund pervec se ne mendjen gebelsiane te vete Rames.
Por askush nuk foli,askush nuk pyeti!
Delet kurre nuk pyesin,ato vetem hane bar!
Litari litari litari litari litari
DITA:Falinderoi V.Malaj per analizen e shkelqyer qe ben si gjthmon.Edhe per mendimin tim,marveshja e shkruare dhe e firmosur ne ANGLISHT,me detyrim-percaktim nga Yuri Kim,ishte skandal i radhes i opozites se rruges qe edhe kete here ev hoqi per hunde njeriu me i urryer i ketij vendi ne 30 vite-Sb.
Nje fakte:
-Per faje te krerve te opozites se rruges Sb,Lb,Im qe nuk bindeshin per kerkesat e OSBE/ODHIR per depolitizimin e komisionereve,Ambasadoret u detyruan ti therrasin ne token Amerikane e ti detyroje te firmosin me nje kembe siç kerkonin Ata.Pra me HUUU.
-Por kjo tregon nje leshim te OSBE/ODIR ndaj horrave kryeopozitar te cilet kerkonin qeveri provizore,ndryshim Kryepolici,etj,sikur ne 2017,dhe leshuan peee ndaj kerkesave te tyre ne vite,me qellim qe opozita te mos braktiste zgjedhjet e ardheshme dhe te sabotohej hapja e negociatave.
-Duke e len topin ne fushen L.Bashes,Ambasadorja Amerikane priti 3 dite pa pergjigje.Dhe kur Lulit ju lan komisioneret partiak,me paturpesin me te madhe dergoj sejmenet e tij ne Keshillin politik per te firmosur marveshjen ne gjuhe te huaj dhe kete e quajti fitore te tij. Ne keto kushte E.Rama kete leshim te OSBE/ODHIR e quajti OK duke u pajtuar me nd/kombetaret.Se kush fitoi e himbi sot dihet mire,por frutet e saj do te shifen ne 2021,kur perseri Berishizmi nuk do pranoi humbjen..!
-Fakti qe kryeopozitarve u krehet bishti dhe nuk denohen edhe kur vjedhin,shkaterrojne,shpifin,vrasin,tregon se keta jane te pakoregjueshem dhe FATKEQSI PER VENDIN.
-Tashme votimi ne kuvend kerkon edhe voten e deputeteve te listes, qe PD+LSI i mohon,si pjelle te tyre.Ne keto kushte un them se deputetet e listes kan te drejte ne kerkesat e tyre..dhe Maxhoranca duhet te bashkoi votat me ta,duke lene ne “DIELL” opoziten e rruges dhe nd/kombetaret,kryesisht ppp te Europes qe degjojne perhere Berishizmin dhe japin ultimatume,si sot kur deklarojne zgjedhje te pergjitheshne te parakoheshme.!
-FLM-V.MALAJ,FLM-DITA.
Ky Ethemi eshte prototipi me sahanlepires i PS-se.
Ky nuk ka tru ne koke,por tallash,ky nuk ka gjsk ne deje,se punon me bateri te karikueshme!
Ky nuk ushqehet me buke,por me bar!
Ky nuk eshte njeri,por nje “dele”, qe shkon sipas levizjes se shkopit te cobanit!
Ky njeri ka qene i tille edhe ne diktature,sepse keto huqe te tij nuk binin ne sy se atehere ishte vetem nje parti dhe me servilizem te peshtire si e ketij zorzopi mund te ecje para ne jete.
Dhe ne fakt i ka ecur deri sa e bene shef te deges ushtarake ne Fier ku detyra e vetme e tij ishte kontrolli i pallave te cunave qe do shkonin ushtar.
Por ky idiot funksional nuk e kupton e sot jemi ne demokraci pluraliste dhe detura e vetme e cdo qytetari shqiptar nuk eshte mburrja,por opozitarizmi i perjetshem ndaj cdo qeverie.
Qeveria nuk duhet lavderuar asnjehere,edhe kur punon mire,se kete detyre ka,por puna eshte qe te kritikohet per gjera qe nuk i ben mire ose i diskriminon.
Qeveria ka hedhur miliarda per rikonstruksionet e operas dhe akademise se arteve dhe mire ka bere.
Por a ka sot probleme me shqetesuese dhe me prioritare se sa keto godina?
Ja per keto duhet vene me shpatulla per muri Rama,se investon miliarda atje ku i behet reklame imazhit te sundimit te tij dhe ka lene pas dore duke i diskriminuar zona te tera banimi ne kryeqytet si Yzberishti me 50 mije banore dhe rreth 3-4 mije femije qe nuk kane asnje cerdhe,kopshte,shkolla,lulishte,kend lojrash,biblioteke etj shteterore apo bashkiake per femijet,kur nderkohe kane hedhur miliarda ne nje bllok banimi me shtepi perdhese te sapo legalizuara duke iu shtruar me asfalt te gjitha rruget,bile kulmi fare eshte se u ka ndertuar edhe gardhet me beton dhe kangjella hekuri,krejtesisht te panevojshme,por qe kushtojne disa here me shume se vete rruga e shtruar.
Ndersa ne Yzberisht me pallate 10 kate,nuk kane investuar asgje.
Sic duket investimet bashkia i ben vetem atje ku ka interes korruptiv!
Nuk ka patur moral politika shqiptare prej 30 vjetesh!
Ku e gjeten moralin te gjithe keta ish komuniste dhe bij komunistesh qe moren pushtetin me ndihmen e perendimit duke u kthyer ne antikomuniste te flakte?
Morali i tyre eshte i njejte me ate te prostitutes qe betohet me shume nga te tjeret per nderin e vet!
Shqiperia eshte CIRK KOLONIAL.
Reforma si mekanizem qeverrises
Po te mos ishte shpikur reformimi shoqeror ( Riforme = jap forme tjeter ), shoqeria do kishte ndalur zhvillimin . Me qarte : Pa reforma , Shqiperia do te perjetonte situaten e 97. Reforma agrare moniste, quhet reforme , sepse fillimisht e shpalli token shteterore . Ligji , qe ndau token sipas frymeve , nuk quhet reforme sepse preku ligjin universal , te trashegimit te prones .
Te tere i mbane mend reformat e tranzicionit : reforma e pensioneve , reforma e ndihmes sociale ,reforma vendore , reforma e zhvillimit territorit , reforma arsimore , reforma administrative , reforma e drejtesise , reforma zgjedhore .
Bie ne sy nje fenomen shume sinjifikativ : Asnje reforme nuk ka ndermarre krahu i djathte . I ka kundershtuar te tera reformat , ne menyre te dhuneshme .
Te isha ne kontigjentin opozitar , do t’I falnderoja koleget e majte , per kete sacrifice madhoore , qe kane bere ne emer te politkes kombetare. Reformat jane investim , jane me kosto .
Reforma e fundit , qe u miratua , keto dite , ploteson misionin , per t’u zhvilluar zgjedhje te nivelit demokratik . Per te kaluaren , nuk e ka fain sistemi zgjedhor . Ai eshte demokratik , kur kandidatet i miraton nje fórum i zgjedhur dhe i miraton populli . Deputeti , ne kete rrast ploteson kushtet e perfaqesusit te popullit . Deformimi ndodh , kur listat I ben Kryetari I Partise .
Listat e hapura , krijojne subjektivizem , deri ne blerje votash . Kuvendi , ne menyre te sforcuar , ka miratuar ligjin e dekriminalizimit , qe eshte jo vetem i pa nevojshem , por absurd . Nuk mund te akuzohet e gjithe shoqeria si kriminale . Krimi dhe kur eshte i organizuar , eshte jasht moralit te shoqerise . Ky ligj ofendon shoqerine . Duhet abroguar , perpara ligjit te zgjedhjeve, qe pritet te miratoi Kuvendi . Quhet kriminel , nje ish emigrant , qe ka ndryshuar emrin , per mbijetese dhe nuk gjykohen shkaketare te vrasjeve direkte , te shkaterrimit te prones dhe te korruptuarit .
Gjat ketij mndati qeverrises , opozita nuk mundi te krijoi kauze opozitare , rreth te ciles te grumbulloi opinioni i shendoshe shoqeror . Energjite e shqiptarve u shpenzuan , neper cadra , ne protesta te dhunshme dhe ne idete e nje revolucioni imagjinar . Duhet te nxirren mesime nga ky deshtim spektakolar .
Opozita e arthme , lipset te jete me frymezuse dhe racionale . Zgalem
Bravo zgalem,dukesh qe je koke e madhe!
Por sido qe te jesh nuk qenke me i zgjuar si miku im qe ka koke me te madhe se ty quhet gomar.
Ne se te duhet ndonje samar i mire,po ta fal nje!
Te fala padronit tend,se po iku si do vije tjetti dhe ti do rrish pa pune,o dallkauk!
Nje popull te varfer e sundon lehte!
Kjo eshte deviza e te gjithe diktatoreve sundimtare te te gjitha kohrave.
Sot shqiptaret jane me te varfer,me pa shkolle,me me pak liri dhe te drejta se ne kohen e diktatures komuniste.
Ndryshimi eshte se kete popull qe nuk ngop femijte me buke per 30 vjet e kane bombarduar me propagande dhe terror aq sa i duket “prifti gomar”!
Vitet e sundimit te Rames kane qene vdekje prurese per demokracine,se shqiptaret gjenden pa shtet qe t’i mbroje,pa sindikata, pa asnje te ardhur.
Sot shqiptaret nuk luftojne per atdheun,per te ardhmen e femijve te tyre,por vetem per nje vend pune ne administrate,qofte si lulishtar!
Kur vuan per buke shkencetari,intelektuali,shkrimtari,aktori,etj merret me mend se sa vuajne femijet e romeve,egjyptianeve,e te pa puneve,e invalideve,e te pa streheve,jetimet etj.
Viktori, mender Viktori, perserit gjithnje te njejtin shkrim duke cituar autore te ndryshem. Ka ndonje gje qe nuk e ka thene e sterthene me pare per opoziten, se opozita qenka aq e pamoralte sa i duhej te kercente tek Aneurin Bevan per ta gjetur te verteten mbi moralin dhe imoralet.
E ke gjetur te verteten Viktor, apo te duhet dhe ndonje citat tjeter?
Mender Mirel ! Viktori s’ka bere gje tjeter vecse ka cituar dy deklarata te ambasades amerikane te bera ne distance kohore prej kater vjetesh, per dy reforma te ndryshme dhe per te njejtin personazh politik, te quajtur Lulzime Basha. Nese nuk te pelqen cfare shkruan Viktori, beju ndonje verejtje ketyre perendimoreve dhe, sidomos amerikaneve dhe tregoju se ata e kane gabim qe pohojne se Basha nuk i donte, as i do dhe ben cmos ti pengoje reformat. Ti, qe ruan delet apo tymos ne ndonje lokal katundi, tregoju amerikaneve qe takojne dhe pergjojne Bashen, se sa i mire eshte ai dhe se sa ata i kane rene ne qafe.
Edhe nje militant tjeter i SHQUP-it ( ” miqesisht ” ) eshte shqetesuar pse Viktori e ka quajtur opoziten te tejkonsumuar dhe thote se konsumohet vetem pushteti por jo opozita. Mirepo, kjo eshte nje opozite qe ka qene kater here ne pushtet dhe kater here ka deshtuar dhe eshte diskredituar, prandaj ju ilitantet e saj beni mire ti thoni opozites te ndryshoje mendje, sjellje dhe drejtuesit ne menyre qe edhe ju te kenaqeni pasi me keta drejtues dhe me keto mend, andej nga 2030 mund ta shihni ne pushtet.
O cope derri injorant, dhiar i Dules. Po eshte per citate, ambasada amerikane i citon citatet dhe deklaratat e saj perdite. Nuk ka nevoje per Viktor- langaraqin anonim te Dites, qe tja perserisi dhe tja perktheje si legen i mbaruar per llogari te Dule Ramutit.
Kane vite qe mbllacitin te njejten kocke ne goje. Ju eshte prishur goja dhe kane krimba.
Bravo zgalem,dukesh qe je koke e madhe!
Por sido qe te jesh nuk qenke me i zgjuar si miku im qe ka koke me te madhe se ty quhet gomar.
Ne se te duhet ndonje samar i mire,po ta fal nje!
Te fala padronit tend,se po iku si do vije tjetti dhe ti do rrish pa pune,o dallkauk!
Me keqardhjekonstatoj:
Pacienti me emerin Shqiperi nuk sherohet.
Zgjidhja?
Kur Doktor Mortja te kete kthyer patkonjte nga dielli.
Kur te jete krijuar nje force e re politike dhe keta pseudopolitikane te kene perfunduar ne Rec ,pa perjeshtim.
Ket jane i njejti material”MUT” vetem te paketuar ne forma te ndryshme.
PS: megjithse muti nuk eshte fare pa vlera ,pulat do ngordhnin nga uria.
Zgjedhjet i fiton Edvini sepse eshte njeriu !e o besuar i doktor mortjes.Lulit Salii nuk ja ka besen.Grupi i sazeve
Perendimore me menazher Sorre ecen dhe soliste Kimeten kane bere gato koncertin e majit tjeter
Pas c’do zgjedhje eshte bere nje Reforme Zgjedhore! Nen diktatin e atyre qe kane bere Reformen paraardhese! Te gjitha keto Reforma Zgjedhora kane patur duartrokitjet e diktuesve te tyre! Per ti zevendesuar me tjera Reforma Zgjedhore e tjera duartrokitje…
…dhe te gjitha keto Reforma kane qene te urdheruara nga ambasadore te rradhes!
Sa per Reforma Morale nuk eshte folur kurre! Ato lloj nuk sjellin asnje perfitim per fabriken e Reformave Zgjedhore tek Rruga e Elbasanit se i stopojne prodhimin ne seri te Reformave Zgjedhore!
Kemi 30 vjet qe thone se po bejne reforma,por vendi ka shkuar keq e me keq!
Nuk e kuptoj:
Keta nderkombetaret po bejne eksperimente me ne,apo keshtu iu intereson atyre?
Mos valle po tentojne se vene ne jete nje lloj kapitalizmi feudalo – mesjetar?
Dhe ne presim te futemi ne Europe,kur ne fakt po shkojme ne….grope!
Interesi amerikan per Shqiperine ndiqet prej nje nga te shumtet ndihmes-zevendes Sekretare shteti nepermjet ca zyrtareve te varur prej tij! Pra eshte ne krye te axhendes, sigurisht…Ahahahaha
Nuk u zhgenjeva qe dhe ky artikull i zotit Viktor mbetet per konsum mediatik sepse ka vene mikroskopin dhe nenvizon gjera pambarimisht te parendesishme ne nje kohe qe per probleme kardinale qe shihen me sy te lire i anashkalon.
.
Qe te flasesh me atdhetari per votimet bloze shqiptare duhet te mos kursesh kritikat per faktorin nderkombetar qe ESHTE FAKTORI NR-1 i keq-manaxhimit te implementimit te demokracise ne Shqiperi ky kryesorja jane votimet qe jane me zi se nje vend i botes katert.
.
E thene troc dhe Guambasadorja Kimete po behet perseri pjese e fajit ( biles kryesore) qe po dersitet duke i bere presion ( lexo perkedhelje) mikut te saj Lyl qe te pranoje nje reforme qe pothuaj eshte e vjetra dhe po paraqitet si “nuse e re” dhe po hidhen fishekzjarret e fitores..
.
Me vjen keq per zotin Thano ( alias Viktor Malaj) qe pranon te behet kavie eksperimentale si nje pjese e konsiderueshme e shtypit dhe intelektualeve shqipfoles.
.
Mendoj se kjo zhurma artificjale per votimet e rradhes eshte nje skenar i faktorit nderkombetar( Dirty Job) nga ata qe zgjasin edhe 1 vit dhe do heqin “me lezet” Ramen Kurban 2 ( pervers) dhe do na bien ne pushtet Yllin ne ngjitje te Arvizuse qe do te jete varrosja perfundimtare e atij kombi
Do me pyese kush:
Po mire mor zotni…
A mund te na japesh ndonje rruge zgjidhje ?
..
Do te pergjigjesha absolutisht PO te madhe dhe lexoni me kujdes ju lutem:
————
Qe te rregullohen votimet ne ate vend duhet guxim per te thene te verteten si me poshte:
.
Pikesepari duhet te shkojme ne kohe para 31 marsit 1991 , pasi drejtuesit e kohes kishin zbatuar 10 pikat e tyre.. kur Euro-amerikanet i premtuan ( detyruan) Ramiz Aline se Shqiperise do ti hapeshin dyert e Perendimit nese do zhvillonte Votimet e rregullta do ishte OK..
.
Dihet nga te gjithe qe votimet e 31 marsit 1991 ishin votime te lavderueshme dhe ne rrang boteror….pothuajse Zero manipulime…..dhe shtrohen pyetjet
.
A-Kush i prishi votimet e 31 marsit 1991 (qe gjasme fituam kamunistet)
.
B-Kush organizoi pucin e shtetit ne 2 prill 1991
.
C-kush prishi qeverine kombetare te stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 qe ishte me e mira per te gjithe kohrat
.
D- Pse morri pjese ne fushate elektorale ambasadori Rajerson per votimet e 22 marsit
_______________
.
Ne vend te mbylljes:
Vetem nese ne Shqiperi do te denohet Biberishizmi qe filloi me prishjen kriminale te votimeve te 31 marsit 1991 atehere do te rregullohet jo vetem reforma ne votime por cdo reforme tjeter e bllokuar per tre dekada..
.
Dhe qe te realizohet kjo duhet qe guambasadorja Kim ( me sakte shefat e saj) duhet t’i kerkojne falje shqiptareve per kolegun e saj Rajerson per demet e medha te shkaktuara nga lufta artificjale e antikomunizmit duke konkuruar Nacertanien serbe per nga demet….
.
Dhe qe te realizohet kjo duhet qe “shenjtorja Rudine” te demaskoje krimet e babait te saj si pit bull i Elez Biberit….ose te hedhe ne gjyq Izet Haxhine qe me fakte akuzon Pishetarin e demon-kracise
.
Dhe qe te realizohet kjo duhet qe zoti Thano duhet thote jo kinezerirave te ambasdoreve miq qe po bejne me shume dem se kolonelet apo gjeneralet armiq.
.
Mjafton kjo” Dirty Job ” e miqve tane per reformen e votimeve qe zoti Viktor (Thano) te beje nje artikull me titull
.
Zoterinj ambasadore:
Pse i trajtoni shqiptaret si Kavie Eksperimentale..
Boll me kinezerira tip Arvizu !
Zotit Thanas iu be nje oferte, o mbyll gojen, o do te mbyll gazeten dhe te le pa buke. Dhe Zoti Thaniu e beri nje zgjedhje. Me mire gojen plot e stomakun me buke, sesa barkthare e i lerosur.
Ne vend te nderit zgjodhi kotheren e bukes. Kjo eshte dilema e shoqerise shqiptare, qe duket sikur nuk di ta zgjidhe, por qe zgjidhjen e ka menduar qe ne fillim qe do zgjedhi kotheren. Per buje e dekorata ben sikur zgjedh nderin.
Ky eshte realiteti i burrecave pa moral e karakter. Pikerisht per tipa si Viktor THano. Dhe cudia me e madhe eshte se nuk shikon fare imoralitetin e vet, as mungesen e karakterit, qe e bejne me te ulet se ata te cilet i akuzon.