Rreth 400 emigrantë të kampit Moria, shumica gra dhe fëmijë, kanë marshuar të martën drejt portit të Mytilene-s, për të protestuar kushtet e këqija në kampin e mbipopulluar.
Emigrantët e dëshpëruar mbajtën edhe një barrelë të mbuluar me qefin, simbolikë e vdekjeve të tre personave në zjarrin e fundjavës në këtë kamp. Në këtë zjarr patën mbetur të plagosur edhe 17 emigrantë të tjerë.
Emigrantët kërkuan të shpërnguleshin nga ‘’kampi i vdekjes’’ dhe përmirësim të kushteve të jetesës.
Ndërkohë një ditë më parë, qeveria greke transferoi mbi 200 emigrantë nga ishulli i Lesbosit. Por kjo nuk është e mjaftueshme për zëdhënësen e UNHCR-së në Lesbos, Astrid Castelein, e cila u shpreh: “Transferimi i refugjatëve është i mirëpritur pasi situata po del jashtë kontrollit. Në një kamp me kapacitetet prej 2300 personash po qëndrojnë aktualisht 12 e 200 të tillë. Kjo po reflektohet në siguri dhe po rrezikon azilkërkuesit që gjenden atje”.
Ky qëndrim u mbështet edhe nga Cecile Duflot, drejtoresha e përgjithshme e organizatës “Oxfam” Francë. E cila gjatë një vizite më Moria u shpreh: “Kushtet janë shumë më keq se ato që mund të imagjinonim për vende më në vështirësi se Greqia. Këtu jemi në Greqi, një vend i Bashkimit Europian”.
Nga an tjetër, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një mbledhje të kabinetit të hënën, ku u diskutuan masa të tilla si intensifikimi transferimeve drejt kontinentit, forcimi i patrullimeve kufitare në det, kthimi i azilanteve të cilëve u është refuzuar kërkesa dhe krijimi i një sistem më efikas azili, raporton Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita
