Austria po planifikon ndërtimin e një gardhi në rrugët kryesore të përdorura nga refugjaët në kufirin me Slloveninë.
Megjithatë, ndryshe nga qëllimi i gardhit të ngjashëm të ngritur nga Hungaria në kufi me Serbinë, kancelari austriak, Werner Faymann tha se kjo lëvizje nuk do të thotë mbyllje e kufirit, por një mënyrë për të kontrolluar më mirë fluksin e refugjatëve që dynden në vend.
Më herët, Sllovenia ka kërcënuar se do të ngrejë një gardh me tela përgjatë kufirit të saj me Kroacinë, nëse plani i BE-së për të cilin u ra dakord ditën e diel, nuk do të implementohet.
Rreth 85 mijë refugjatë kanë hyrë në vendin e vogël në 10 ditët e fundit, pasi Hungaria mbylli kufirin e saj me Kroacinë.
Në veri të Hungarisë, Austria pritet të ngrejë gjithashtu barriera për të kontrolluar turmat me refugjatë. Afrimi i dimrit nuk e ka ulur aspak fluksin e emigracionit.
OKB vlerëson se mbi 700 mijë emigrantë kanë arritur në Evropë përmes detit që nga fillimi i vitit, shumica e të cilëve nga Siria e përfshirë nga lufta.

Qeshen e u tallen qytyket politikane globaliste te BE me breshken Merkel ne krye kur Hungaria ngriti gardhin per tu mbrojtur nga vandalet e zinj. Tani, nje nga nje, po mendojne per gardhe vete se e shohin katastrofen. Por eshte vone! Nuk mjaftojne gardhe per te shpetuar Europen! Duhet se pari te fusin brenda gardhit te burgut gjithe shpuren e politikes qe solli kete pushtim te heshtur. Ne fillim te luftes, te paret ndeshkohen sabotatoret e tradhetaret!
Rrofte Eurabia…