Refugjatët, Meta: Shqipëria, kontribut sipas mundësive

redaktor

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, thotë se edhe vendi ynë do të japë kontribut në zgjidhjen e krizës së refugjatëve në Evropë.

Edhe Shqipëria do japë kontributin e saj. Ne do të bëjmë pjesën tonë me mundësitë që kemi dhe me mbështetjen e Evropës”, u shpreh për mediat Meta sot nga Gjirokastra, ku u takua edhe me disa të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim.

Sipas tij, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i japin fund krizës në vendet e origjinës. “Zgjidhja nuk është përballja me pasojat e krizës”, theksoi kryeparlamentari.

Duke u ndalur te reforma në drejtësi, Meta u shpreh optimist se ajo do të kalojë për miratim: “Të gjithë kanë rënë dakord për standardet që t’i përcaktojë Komisioni i Venecia. Kontribut kanë edhe EURALIUS-i e SHBA-të. Ka optimizëm që reforma do kalojë për miratim. ‘Venecia’ ka sheshuar diferencat e qëndrimeve”.

Share This Article
2 Comments
  • Ky KAMELEON i politikes komuniste shqyptare dhe Mbreti i Ryshfetit ne Shqypni i quajtur jo me kot si Like Floriri, po keshtu deklaroi edhe per Armet Kimike te Asadit:

    PRANOJME LHL E ASADIT SIPAS KONTRIBUTEVE TE SHBA TEK XHEPAT E MIJ DHE SIPAS MUNDESIVE QE DO TE NA JAPE SHOQERIA CIVILE SHQYPTARE.

    vetem:

    se Like Floriri qe kishte gaditur te fitonte thase me LEKA nga “bamiresia” amerikane me LHL-te e Asadit mbeti me gisht ne goje dhe tani po kerkon shanse te tjera me refugjatet dhe talebanet e Botes qe Edi Rama po gadit ne terrin e nates me mikun e tij pertej oqeanit perpara se t’i mbaroje mandati.

  • Po mor Like merri e beji trike dhe futi ke vilat e tua e ushqeji me ato qe ke grabitur. Ju sjeni politikane po sahan lepirsa qe beni gjithcka per te ruajtur ato karriget e shkreta.Ju politikanet tane e tradhtoni vendin sa kohe qe ju lejohet te merrni cdeshironi pa cka se kush i paguan gabimet tuaja se per vete jeni te githe te rregulluar.Kur do behet ky vend shtet qe te mendoje per njerezit e tij dhe te mos na kthejne ne kazan plerash kush te mundet dhe kur tu teket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *