Vazhdon fluksi i emigrantëve turq që po dynden në brigjet greke.
Nga dita e premte deri në mëngjesin e sotëm, kanë mbërritur zyrtarisht 268 emigrantë. Ditën e hënë mbërritën 44 emigrantë, 45 prej të cilëve shkuan në Kithnos, jo një destinacion i zakonshëm i tyre.
Të dielën mbërritën 122 të tjerë, 41 prej të cilëve shkuan në Samos, 34 në Kos (ku përsëri nuk ka një pikë grumbullimi për ta) dhe 28 zbarkuan në ishullin Lesvos. Të premten, tokën helene e shkelën 70 emigrantë të tjerë, ndërkohë që të shtunën ky numër ishte më i ulët, 32
Leave a Comment
