Pse Shqipëria nuk kërkon pranimin e azilantëve në këmbim të bllokimit të kufirit?

Alqi Kociko

 

Shënim DITA – Lëshimet e fuqishme që mori Turqia nga Bashkimi Europian në këmbim të angazhimit maksimal për minimizimin e krizës së refugjatëve sirianë, janë në rendin e ditës në diplomacinë ndërkombëtare.

Si të mos mjaftonin 3 miliardë euro të paracaktuara për ndihmë, Turqisë iu dhanë dhe 3 miliardë të tjera. Pa harruar një përparim “dramatik” në negociatat për anëtarësim në BE, çka gjithsesi do të shtrihet në kohë; dhe liberalizimin e vizave për qytetarët turq, çka është shumë e afërt, pas dy muajsh.

Diplomacia është negociatë, një lëshim për një përfitim.

Turqia është rast i freskët, por në rajonin tonë Serbia është rast i përhershëm: Që pas luftës së Kosovës Beogradi nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka sajuar një problem me serbët në Kosovë, ka marrë përsipër “ta zgjidhë” dhe në këmbim ka marrë një lëshim nga BE.

Vazhdimisht kështu. Dhe sot Serbia është vend kandidat i Bashkimit më herët se ne, dhe ndryshe nga Shqipëria, i ka hapur negociatat e anëtarësimit.

Krerët e qeverisë dhe shtetit shqiptar premtuan sot përpara komisionerit të BE-së për Emigracionin, Avramopulos, se do t’i mirëpresin refugjatët sirianë nëse kalojnë këtej, me parakushtin padyshim të kujdesshëm, që kjo mikpritje të jetë pjesë e një plani tërësor të BE-së.

Deri këtu, në rregull.

Por nëse vala siriane kalon këtej, a do kemi si vend ndonjë fond ndihmës? Ose ndonjë përfitim apo lëshim në “sektorë” të tjerë.

Për shembull, meqë edhe ne shqiptarët e kemi të prekshëm problemin e azilantëve, pse të mos kërkohej njohja dhe pranimi i atyre që tashmë ndodhen në vendet e BE-së?

Do të ishte edhe kjo një ndihmë për vetë emigrantët tanë, por edhe vendin, në shumë mënyra.

Share This Article
5 Comments
  • Evropa e di mire qe kjo pune me shqiptaret shkon per lesh.Ja i pranuam .Po ku do shkojne keta qe si objektive kane vetem vendet e kamura evropjane. Nese deri dje na kritikonin per trafiqe klandestinesh tani na i japin me duarte e tyre ti trafikojme .Gati jane skafet ti hedhin ne Itali.Nese Italia nxjer Flloten te gjithe sirjanet do mbyten ne detin Adriatik.Perfundimi :Shqiptaret mbyten sirjanet .Hapet kapitulli i terorizmit ne Ballkan. Ja kjo eshte dhurata e Evropes per vendet ballkanike .
    I lini keto lodra me qenjet njerzore Zoti e mbolli kete fare qe te jetoje e jo te perdoren si kafshet .Kafshet i solli ne sherbim te njeriut.Njeriu te gezoje kete bote qe i dha Zoti .Ne po bejme ato qe Zoti nuk i do .Zoti ndeshkoje faren e keqe dhe hodhi te rene .Po vazhdoje keshtu do marim mallkimin e tij e do zhdukemi te tere.Ku qendron supermasia e propagandes fetare kristjane , kur ju veproni kundra deshires se Zotit ?????? .Ndaloni luftrat dhe i lini popujte ne folet e tyre .

  • Europa ua ka blere mendjet juve te gjitheve si djathas e majtas e po luan per qejfin e saj. Nese do qe vendi juat te quhet fole e terrorizmit pranoi sirianet dhe dreqin veten.Kjo do ye jete nje tradheti e madhe ndaj kombit e popullit qe ju vuri aty ku jeni e te mos perfillet po ju te beni si te doni sikur shqiperia te ishte bacja apo prona qe ju a aka lene babai. Mjaft u tallet me ne …..E keni bere tiranen si afganistan me minare ku uleret ne gjuhe te huaji i shpelari nga trute i quajtur hoxhe. Coni coni uje te armilu yne 500 vjecar. O i mjeri gjergj Kastrioti po i luajne kocka ne varr nga karshilleku qe i beni me ulurimat me altoparlant ne krhe te monumentit qe i keni vene.Sa kohe qe do te vazhdoni keshtu keq e me keq do shkoje vendi.Pra piquni e ktheni qe te dy krahet per te miren e vendit dhe te popullit.

  • Po ne nuk kemi politikan qe ti sherbejne kombit te tyre

    Politkanet tane jane ca krijesa langaraqe qe shikojne vetem interesin e xhepit te tyre

    Ndajj eshte detyre themelore e Medias ti nxise dhe ti cyse keta bastarde politikane te cilet meqe paguhen nga parate e taskapaguesve shqitpare , te bejne detyren per rogen qe marrin

    Prandaj shtypi shqiptar duhet gjithmone te beje artikull te tille si ky artikull ketu ,dhe ti beje akoma me te forte ne menyre qe te levizin keta qelbesira politikane

  • Shqiperia ka 25 vjet qe ” leshon ” kundrejt gjithe tekave te BE. Nga heqja e denimit me vdekje per vrasjen e deri te ligji per martesa bythqiresh e lezbikesh. A ka ardhur ndonje ” perfitim ” sipas parimit qe thote Shenim DITA – Leshim per perfitim? Mendojme se leshimi kesaj here duke u bere vater aziatikesh per hater te BE do na garantonte si perfitim nje kaos te pa pare der sot.

  • Qeveria shqiptare te beje kujdes dhe te paramendoje se ç’pasoja munde te vijne me pase nga kjo llumnaje e sajuar nga kemngulja greke .Nuk eshte e thene se emigrandet duhet te kalojne pa tjeter nepermjet shqiperise.Qeveria shqiptare duhet te ruaj stabilitetin e saje dhe te qendroje large kesaje çeshtjeje e dirigjuar nga fqinji djallzore.Kalimi i emigranteve ne permjet shqiperise ne nje te ardhme munde te shendrohet ne nje kurth negativ per vendin tone.Shqiptaret vazhdojne akoma te emigroje ,dhe fatkeqsishte i kthejne mbrepshe!ndersa shqiperine e detyrojne qe te behet rruge kalimi te pa ligjshem.Greqia ne menyre te pa drejte po nderhyne ne punet e mbredeshme te shqiperise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *