Refugjatët sirianë zbarkojnë në brigjet italiane, pranga skafistit shqiptar e një greku

Elton Tafaruci

Një shqiptar dhe një grek, skafistë të një gomoneje janë vënë në pranga gjatë paradites së sotme në Itali, pasi akuzohen se kanë transportuar për një brigjet e Salentos 21 refugjatë.

Zbarkimi ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa kanë qenë forcat e Rojes Bregdetare ata që kanë bërë të mundur ndalimin e skafistëve.

Nuk është ende e qartë nëse janë vetëm  21 refugjatët që kanë zbarkuar në bregun e Salentos, apo ka edhe të tjerë.

Për këtë qëllim, policia ka nisur verifikimet ndërsa janë shtuar patrullimet në brigje./E.T

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *