Refuzimi i dytë i Mehmetit për të vrarë Enverin

redaktor

Fakti që publikuam para dy ditësh mbi ofertën që zv/shefi i misionit amerikan i ka bërë Mehmet Shehut për të marrë pushtetin (duke vrarë Enver Hoxhën) dhe refuzimi i Mehmetit për ta bërë këtë, ka ngjallur shumë diskutime. Ka nga ata që mendojnë se ky fakt vërteton se Mehmeti ka qenë agjent i CIA-s. Në fakt, e vërteta është tjetër. Logjika më e thjeshtë është se një agjent i bindet urdhrit, nuk e diskuton atë. Në gjithë librin e Lucasit, i cili ka hulumtuar me kujdes dokumentet sekrete të kohës së luftës, nuk provohet një fakt i tillë. Me këtë rast ai sjell dhe një dëshmi tjetër të Nik Kukiçit, ku Mehmetit i përsëritet oferta.

Ndërkaq, në këtë pjesë të tretë të rrëfimit të Peter Lucasit, sjellim atmosferën e mbërritjes në Helmës të Skraparit të dy misionarëve ushtarakë sovjetikë, marrëdhëniet e komplikuara të Enverit me aleatët anglo-amerikanë dhe pse ai kërkoi largimin e disa misionarëve anglezë që kishin bashkëpunuar dhe ndihmuar ballistët dhe zogistët. Ja, pra se çfarë ka ndodhur 70 vjet më parë, sipas dokumenteve sekrete amerikane.

 

Kukiç: Shehu nuk donte t’i zinte vendin Hoxhës

Ja si e përshkruan këtë moment Lucasi:

Kukiçit i la shumë mbresa takimi me Shehun. Shumica e ushtarakëve aleatë u kishte bërë përshtypje Shehu. Kukiçi thotë, “Shehu ishte tepër i saktë dhe njerëzit i bindeshin atij. Ata kishin frikë nga Shehu”. Burrat dhe djemtë që përbënin ushtrinë partizane e respektonin Hoxhën, por ata i ndruheshin Shehut. “Ata ishin më të frikësuar nga Shehu se sa nga Hoxha. Çdokush ishte i frikësuar prej tij. Ai ishte një luftëtar. Ai kishte luftuar në Spanjë dhe dinte si të luftonte. Ai ishte i përgatitur. Ishte tepër i kualifikuar dhe fliste anglisht. Ai ishte një nga ata që kishte kryer shkollën e Fullcit. Ne nuk kishim nevojë për përkthyes”, thotë Kukiçi. “Ai ishte ushataraku i ushtarakëve”.

Kukiçi thotë se Shehu, guximtar në betejë, ishte në thelb një burrë i kujdesshëm kur kishte të bënte me politikë. Megjithëse një komunist i sprovuar, Shehu tregonte pak interes për çdo gjë që nuk kishte të bënte me çështjet ushtarake. Ai u shmangej bisedave mbi çështjet politike. “Por ai ishte një ithtar i vërtetë i komunizmit”, shprehet Kukiçi. “Ai donte të ishte një gjeneral sikurse ishte në të vërtetë. Unë nuk mendoj se ai donte të ishte në vendin e Hoxhës”.

“Kur unë desha ta njoh më mirë, i fola për marrjen e pushtetit nga Hoxha. Personalisht unë doja që pushtetin ta merrte Shehu. Unë i thashë: ‘Ju mund ta merrni pushtetin, nëse doni’. Dhe ai m’u përgjigj: ‘Niko, mos përmend me mua gjëra si ajo që the. Unë shkoj në xhehenem, vetëm larg nga ju.’ Shehu e dinte që Hoxha nuk ishte ushtarak edhe pse vishej si i tillë. Shehu e dinte se mund ta merrte drejtimin e vendit. Ai mund ta kishte vrarë Hoxhën. Por ai nuk i donte gjërat që kishin të bënin me politikën”, thotë Kukiçi.

Pas një bisedimi si ky, Shehu do të këmbëngulte që kur Kukiçi donte ta takonte, do ta takonte në qiell të hapur dhe jo në çadrën e komandës së tij. “Ai do të më bënte të ditur mua se sa gjermanë ishin vrarë atë ditë dhe informacione të këtij lloji të cilat unë ia dërgoja Barit”, rrëfen Kukiçi.

 

         Vlerësime kontradiktore për Mehmet Shehun

Le të shikojmë disa vlerësime që misionarët aleatë kishin për Mehmet Shehun.

Ndërsa Kukiçi e çmonte së tepërmi Shehun, disa oficerë të tjerë të aleatëve, konkretisht anglezët e SOE-s, kishin një opinion tjetër. Një nga misionarët më autoritarë anglezë në Shqipëri gjatë Luftës, është padyshim Rexhinald Hiberti, flet me shumë simpati për Mehmet Shehun. Hiberti e takoi Shehun gjatë betejës së parë për Dibrën në qershor 1944, shkruan, “Ai ishte qartaz një burrë i vendimit dhe i zgjidhjes ndaj dhe ne u përfshimë menjëherë në tërheqjen e tij në Maqedoni. Shpejtësia me të cilën ai veproi na befasoi pas aq muajsh mosveprimi nga çdo shqiptar që ne kishim takuar”. Mirëpo jot ë gjithë men donin si Hiberti.

Majori Peter Kemp, i cili u takua me Shehun në pranverë të vitit 1943, shkruante 15 vjet më pas: “Komandant i Brigadës ishte Mehmet Shehu, një ushtarak i ashpër, energjik dhe i zoti, i cili do të bëhej kryeministër i Republikës Popullore shqiptare. Ndryshe nga shumica e drejtuesve partizanë, ai kishte tashmë një përvojë praktike të luftimeve të rëndësishme, pasi kishte komanduar një kompani të Brigadave Internacionale në Spanjë; ai gjithashtu ndryshe nga shumica e tyre fliste mirë anglisht. Një njeri i hidhur e fjalëpak, me ambicie të pamëshirshme, kurajë të jashtëzakonshme dhe egërsi të neveritshme – ai personalisht kishte therur shtatëdhjetë italianë pas një beteje – ai admironte cilësitë ushtarake të [Major Billi] Maklinit dhe [Major Dejvid] Smajlit dhe çmonte ndihmën që ata i jepnin atij”.

Smajli, në kujtimet e tij të luftës të botuara në vitin 1984, përsërit disa nga ato që shkruan Kempi: “Mehmet Shehu ishte një burrë rreth të tridhjetave, i prerë, i ashpër, i ngrysur, verdhacuk, i cili rrallë buzëqeshte… Ai fliste mirë anglisht, ishte shumë i zoti dhe kishte shumë më tepër njohuri ushtarake se shumica e shqiptarëve të tjerë… Ai kishte famë për trimërinë, mungesën e mëshirës dhe egërsinë – ai mburrej se kishte therur me dorën e tij shtatëdhjetë karabinierë italianë që ishin kapur rob. Unë isha krahas tij në fillim, meqenëse si ushtarakë kishim ca gjëra të përbashkëta; por ai nuk e fshihte antipatinë për çdo gjë britanike, ndaj marrëdhëniet e mija me të u përkeqësuan”.

Që Shehu ishte një komandant i zoti, që kishte namin e të qënit i pamëshirshëm, që urrente anglezët dhe mund të fliste anglisht, është bukur shumë korrekte. Përveç Kempit, dhe Smajlit që rishkruan Kempin, nuk ka konfirmim që të ketë ndodhur një incident i tillë. Historia e Shehut i ngjan më shumë tregimit të Sterling Hajdnit për kolegët e tij serbë të udhëtimeve detare që vranë tridhjetë italianë të strukur në një shpellë.

Kukiçi tallet me përrallën e Kempit për Shehun.

Një nga arsyet kryesore që Kempi nuk e pëlqente Shehun buronte nga Lufta Civile e Spanjës. Vetëm pak vite para se të mbërrinte në Shqipëri, Kempi kishte luftuar si një vullnetar në anën e Monarkistëve (fashistëve) në Spanjë, ndërsa Shehu kishte luftuar në anën tjetër me Republikanët (komunistët). Tash Kempi ishte duke luftuar me komunistët shqiptarë kundër ish shokëve të tij – fashistëve italianë dhe nazistëve. Nuk ishte e çuditshme atëherë që Shehu jo vetëm e ktheu mbrapsht mospëlqimin e Kempit, por edhe nuk i besoi kurrë atij.

 

Mbërritja e misionit sovjetik

Ndërkohë që nuk po bëhej asgjë për t’i dhënë formën e kërkuar personelit të OSS-it në Helmës deri në kthimin e Stefanit, Hoxha ishte i pakënaqur. Ai nuk e pëlqeu përgjigjen e Fulcit. Një ditë ai e hoqi mënjanë Kukiçin dhe i tha se nuk do të tërhiqej në këtë pikë. “Jam unë ai që vendos se kush duhet të qëndrojë e kush duhet të shkojë”, i tha Kukiçit. “Askush tjetër. Amerikanët nuk do të më tregojnë mua se çfarë duhet të bëj, anglezët gjithashtu nuk më tregojnë dot se çfarë duhet të bëj. Askush nuk më tregon mua se çfarë të bëj”.10 Ai dukej tej mase i gëzuar kur u krijonte probleme Aleatëve në përgjithësi dhe anglezëve në veçanti. Duket se Hoxha e kaloi tërë muajin gusht të 1944-ës duke sajuar ngatërresa për Aleatët, në një kohë që Stefani ishte larg në Bari. Ai ankohej vazhdimisht për furnizimet që priteshin. Ajo që nuk merrej dot me mend ishte shkalla e pakënaqësisë së tij ndërkohë që muaji po kalonte. Ka të ngjarë, por që nuk mund të provohet, se sjellja jomiqësore në rritje e Hoxhës vinte nga fakti që Stefani nuk ishte atje që ta këshillonte të bënte ndryshe.

Hoxha dukej se i pengonte qëllimisht Aleatët nga sjellja e tij e hapur servile ndaj Bashkimit Sovjetik. Ai gjithashtu kërkonte të sfidonte anglezët duke i kërcënuar me kapjen e operativëve të SOE-s të cilët ishin ende me Abaz Kupin në veri.

Kur përfaqësuesit e Bashkimit Sovjetik mbërritën në Helmës më 11 gusht, Hoxha u soll sikur rusët të kishin dërguar një divizion të trupave të tyre speciale dhe jo vetëm dy oficerë, një Major që e quanin Ivanov dhe një toger që quhej Turin. O’Kifi thotë se atyre dyve iu bë “një pritje e jashtëzakonshme” pavarësisht se ata erdhën duarbosh. “Ne më vonë mësuam nga një bisedë me rusët se detyrat e tyre mbi të gjitha ishin të natyrës sekrete dhe se ata nuk kishin ndërmend të furnizonin partizanët në asnjë mënyrë”.

Kukiçi, në një mesazh të 19 gushtit për Fulcin, përshkruante mbërritjen e dy rusëve në këtë mënyrë: “Ata u pritën me ovacione të tilla saqë nuk kanë për t’u harruar kurrë nga asnjë prej Janki-ve të këtushëm. Ptz (partizanët) filluan të qëllojnë me të gjitha armët që ata kishin për dy orë rresht. Në ato momente menduam se lufta kishte mbaruar”.

Kukiçi thotë se Major Llajëni shtroi një drekë për dy rusët një ditë pasi ata kishin mbërritur, por nuk arriti të ftonte Enver Hoxhën ose Shtabin. Duket e tepërt të thuhet se Hoxha e bëri këtë si një fyerje tjetër ndaj anglezëve. Kështu, kur Kukiçi shtroi një drekë të OSS-it për dy rusët, Hoxha jo vetëm mori pjesë në të, por solli përkrah tij krejt stafin. Pavarësisht se nuk u bë asnjë diskutim politik, Kukiçi do të raportonte se Dr, Nishani bëri disa insinuata “të holla” për Major Llajënin mbi furnizimet e Aleatëve, të cilat ishin të gjitha amerikane. Llajëni u përgjigj, “Po, edhe uniforma ime është amerikane”, raportonte Kukiçi.

Kukiçi thotë se rusët, të cilët flisnin serbisht, ishin të shqetësuar që partizanët nuk kishin armë të mjaftueshme, edhe pse mendohej se ata ishin furnizuar me to. “Ai tha gjithashtu se ishte vepruar keq që robërit ishin vrarë”, rrëfen Kukiçi.

Kukiçi njoftonte gjithashtu se Hoxha ishte aq shumë i kënaqur me drekën saqë e ftoi atë në zyrën e tij dhe i dha atij disa raporte që nuk ua kishte dhënë anglezëve. Kukiçi, pasi u mor vesh me Hoxhën, ia nisi ato menjëherë Fulcit.

Një nga synimet e Hoxhës gjatë gjithë luftës ishte të jepte përshtypjen që lëvizja partizane ishte bërë e tillë nga njerëz me pikëpamje të ndryshme politike, jo vetëm nga komunistët. Kjo pikëpamje duket se ishte pikasur nga Kukiçi. Në raportin e tij të 19 gushtit për Fulcin, Kukiçi shtonte: “Unë kam biseduar me shumë ptz. (partizanë) dhe mendimi im është që ata nuk janë të gjithë të kuq, sikurse kanë thënë njerëz të tjerë. Nëse një person përshëndet me grusht, ai nuk duhet konsideruar se është me doemos i kuq. Ata thonë se përshëndetja me grusht është diçka që tregon se ata janë të bashkuar. Me kohë ata mendojnë ta zëvendësojnë këtë përshëndetje me atë ushtarake. Unë kam pyetur ca nga studentët tuaj dhe përqindja e atyre që janë komunistë më del se nuk është më shumë se 6-7 për qind. Disa nga udhëheqësit Ptz. janë të kuq, por shumica duan një qeveri demokratike.”

“Dreka” e Kukiçit për partizanët nuk ishte drekë në kuptimin tradicional amerikan. Dreka shqiptare, e cila ka kuptimin e vaktit të drekës, ishte një angazhim katër orësh me mish të bollshëm qingji që servirej me bukë, pilaf orizi, patate, djathë, ullinj dhe sallatë. Mysafirët pinë rakinë vendase, uiski nëse ndodhet, gjithashtu verë dhe birrë. Cigaret e konsumuara nuk llogariten pasi shqiptarët janë pirës të mëdhenj të duhanit. Megjithëse ushqimet ishin të garantuara, ca monedha floriri duheshin mbajtur me vete për çdo rast. Pas ngrënies gjithsekush merrte një sy gjumë.

 

Enveri kërkon dëbimin e anglezëve

Përse Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu nuk i donin, madje i urrenin anglezët? Lukasi thotë se ne (amerikanëve) Enveri nuk na donte, por anglezët i urrente. Cilat ishin arsyet? Lukasi e shpjegon dhe këtë:

Ndërkohë që mbërritja e rusëve nuk ishte ndonjë befasi për Aleatët, ajo solli ndryshime në lëvizjet e ardhshme të Hoxhës. Një javë pas drekës, Hoxha thirri Kukiçin, Majorin Llajën dhe Majorin rus Ivanov në zyrën e tij. Hoxha këmbënguli në largimin nga Shqipëria të tre oficerëve anglezë që ishin me armikun e Hoxhës, Abaz Kupin. Ata tre ishin togeri i SOE-s Billi Maklin, kreu i misionit anglez pranë Kupit, Majori Dejvid Smajli dhe Majori Xhorxh Sejmur (George Seymour).

Në një mesazh të 26 gushtit për Fullcin, në të cilin citonte Hoxhën drejtpërdrejt, Kukiçi njoftonte se Hoxha kishte thënë: “Iu është bërë e qartë [nënkolonelit Alan] Palmerit dhe [Majorit Filip] Likut që ne nuk mund të njohim asnjë anëtar të misioneve Aleate që është në kontakt me kuislingët. Ne kemi ndihmuar një numër të këtyre njerëzve jashtë territoreve armike por një pjesë vazhdon të mbetet me Kupin, i cili po lufton tok me gjermanët kundër nesh. Këta oficerë, Maklini, Smajli dhe Sejmuri [të cilët janë gati duke u larguar nga vendi] janë duke organizuar reaksionarët kundër nesh. Oficerët Aleatë nuk mund dhe nuk duhet të punojnë me kuislingët. Këta njerëz nuk mund të quhen më Aleatë dhe ne do t’u japim atyre pesë ditë afat për të ikur nga Shqipëria, ose ata t’u bashkohen anglezëve të tjerë për t’u larguar. Nëqoftëse këta oficerë nuk tërhiqen brenda këtij afati që u kemi dhënë, do të dërgojmë patrulla partizane t’i kapin dhe ata do të gjykohen nga një gjykatë ushtarake partizane. Kjo nuk është shaka dhe ne do të dimë të mbrojmë veten tonë”. Kukiçi shtonte: “Kjo është deklarata e saktë e Gjen. Hoxhës në natën e 25 gushtit 1944”.

Peter Lucas: Pse e shkrova këtë libër

Unë ndesha me historinë e OSS-it shqiptar krejt rastësisht. Siç ndodh shpesh në jetë, unë u nisa me dëshirë për diçka tjetër, dhe ndesha një tjetër. Unë doja të shkruaja një libër për Enver Hoxhën nga pikëpamja e ushtarëve partizanë që luftuan për të më 1943 dhe 1944. Unë doja të gjeja se ç’njeri ishte ai në atë kohë. Ç’mendonin njerëzit për të? Nga fundi, bashkë me shoqëruesin tim shqiptar Agim Prodani në krah, intervistuam nja një gjysmë duzine nga këta partizanë të moshuar në Tiranë më 2002. Unë i takova ata në klubin e tyre të veteranëve plot me tym në Tiranë, në restorante dhe kafene ose në shtëpitë e tyre.

Ndërsa unë intervistoja këta luftëtarë të vjetër, zbulova që ata, përveçse kishin bërë një luftë të ndershme kundër fashistëve dhe nazistëve me Enver Hoxhën – dhe çliruan vendin e tyre – dhe, megjithëse ishin krenarë për arritjet e tyre, e kishin të vështirë të kujtonin njeriun Hoxha. Ata ishin shumë të rinj në atë kohë, djem gjithë-gjithë katërmbëdhjetë, pesëmbëdhjetë apo gjashtëmbëdhjetë vjeç. Hoxha, komandanti, atëherë ishte tridhjetë e pesë vjeç. Ai ishte një figurë e largët, gati mitologjike për këta djem të rinj. Ata dinin për të, por nuk e njihnin atë. Ata kurrë nuk kishin biseduar me të dhe ai kurrë nuk kishte biseduar me ta. Ata tepër rrallë vetëm e kishin parë. Ai ishte gjeneral-hero i Shqipërisë, shpëtimtari i kohës së tij, një njeri shumë lart mbi vendin e tyre modest në jetë. Ata e adhuronin, por nuk e njihnin atë.

Unë u përballa me një fotografi të Hoxhës dhe shokëve të tij duke parakaluar në paradën e fitores në Tiranë më 28 nëntor 1944. Ishte në librin e Hibertit. Në foto në radhën e tretë ishte një njeri i identifikuar si Kapiteni Tom Stefan, një oficer amerikan i ndërlidhjes.

Duke përjashtuar Kapitenin Llojd Smith, i cili kishte ndihmuar në shpëtimin e infermiereve amerikane, unë nuk e dija që OSS-i kishte qenë në Shqipëri. Kush ishte ky Kapiten Tomas Stefan? Dhe çfarë kishte bërë OSS-i në Shqipëri? Shqiptarët nuk dinin gjë. Shumica e amerikanëve nuk dinin. Anglezët nuk i kishin kushtuar vëmendje. Hoxha kishte shkruar historinë e asaj periudhe, por në një mënyrë jo të sinqertë. Ai e kishte shkruar historinë ashtu siç e donte ai të ishte. Anglezët ishin pjesë e historisë, por Hoxha i konsideronte gjithnjë anglezët tradhtarë. Amerikanët zinin një vend krejt të parëndësishëm. Kur Hoxha i referohej Fulcit apo Stefanit, i tallte ata dhe i quante spiunë dhe lakej të anglezëve.

 

 

 

Share This Article
18 Comments
  • Refuzoi ta vriste Enverin se kishte fishekun e fundit dhe ate e donte per vehte….kjo ishte zgjidhja.

  • Po mire ja u ka ber anglo amerikanve.Ata e kan pate vete fajin se kane qene me te 2 krahet,si gjithmon ne interes te tyre.Abas kupi ae bazhkpuntor i gjermanit ata e ndihmonin,dhe kete e benin jo se u dhimbse kupi,por per ta shfrytezuar ne interes te tyre.DHE ALEATET KANE PATE FAJET E TYRE NE ATE KOHE NE SHQIPERI DHE NE GJITHE EUROPEN

  • Refuzimi i Shehut per te vrar Enverin e quaj veprim te nje burri te ndershem,besnik ndaj shokut te armeve dhe jo hakmarres per karier,kur kjo behej fill pas çlirimit kur nuk dihej se nga do shkonte shqiperia:-Nga lindja apo nga perendimi.Po te ndodhte kjo ne kohen qe Enveri pas çlirimit qe u deklarua kunder amerikaneve do ishte me ndryshe.Megjithata ne vendet demokratike udheheqsit nuk vriten por zgjidhen me vot ne menyre demokratike.Me duket e pallogjikeshme qe sigurimi amerikan kerkonte ta eleminonte Hoxhen me vrasje.Kjo paska qen arsyeja qe Enveri sulmonte Amerikanet per nderhyrje ne punet e brendeshme.Duhet thene se Mehmeti nuk e eliminonte dot Hoxhen gjat sundimit diktatorial ne gati 50 vite,pasi Enveri ruhej shume,kishte krijuar simpati te madhe ne popull si me magji,e cila u pa kur ai vdiq,kur 95 % e popullit e qau me denes dhe,gati 30 vjet pas vdekjes se tij,akoma sundon hieja e tij simpatizuese

  • Burr shteti ka qene Enver Hoxha se beri aleanca prapaskena dhe cdo gje ne te mire te popullit te tij burre patriot respect

  • MEHMET SHEHU LUFTONTE PER CLIRIMIN E ATDHEUT DHE TE POPULLIT TE TIJ DHE NUK E LIDHTE ASGJE VEPREN E TIJ ME DALLAVERET E TREGETAREVE TE EUROPES DHE KOLONIALISTET ANGLEZE QE KANE PLACKITUR MBARE BOTEN

    • @ z. Arusha

      Nje djale i vogel pyet babain [historian] sa vende ka pushtuar Britania? Cuditerisht nuk kishte liste te tille, e asnje nuk e dinte. Pas dy vitesh pune voluminoze, babai kthen pergjigje me nje liber “All the Countries We’ve Ever Invaded: And the Few We Never Got Round To.” Stuart Laycock ” [Te gjitha vendet qe kemi pushtuar; dhe ca qe sn’a doli koha – shqiperim] Sot dihet qe Britania ka pushtuar ~ 90% te globit, pra ne ~ 200 vende, vetem 22 nuk jane perfshire ne lufte me Britanine.

      Ne disa vende Britania ka pasur presence ushtarake ne territor –sado te shkurter- me force, me kercenim force ose me negociata a pagesa. Shume vende qe kane pasur lidhje me Spanjen; si Kosta Rika, Ekuadori, El Salvadori; hyjne ne liste pasi kane vuajtur nga inkursionet/ sanksionet direkte te marines Britanike, a nga pirate te sanksionuar nga shteti. I vetmi komb qe i afrohet Britanise deri diku eshte Franca, qe vete ka rekordin te jete me me shume invazione ne histori nga Britania. Historiani ka hapur nje kerkese per publikun, ai beson se Britaniket kane prani ne me shume vende, se ka mundur te zbuloje, p.sh. beson se kane qene ne Mongoli po s’ka gjetur prova direkte; ka qene nje mission Britanik ne Revolucionin e Tetorit qe ka arritur 80 km afer kufirit Mongol…por se provon dot sa jane afruar.

      Shtetet qe nuk kan pasur problem me Britanine.

      Andorra
      Belarus
      Bolivia
      Burundi
      Central African Republic
      Chad
      Congo, Republic of
      Guatemala
      Ivory Coast
      Kyrgyzstan
      Liechtenstein
      Luxembourg
      Mali
      Marshall Islands
      Monaco
      Mongolia
      Paraguay
      Sao Tome and Principe
      Sweden
      Tajikistan
      Uzbekistan
      Vatican City

  • Kjo histori,sipas Peter Lucas,vetem e vulos karakterin burreror dhe atdhetar te Mehmet Shehut.
    Jam e sigurt qe studime te ndryshme ,qe koha do te na shpalose,vetem do ta konfirmojne
    burr-shtetesine dhe shqiptarizmen,plot sakrifica, te Mehmet Shehut

  • Mehmet Shehu ishte burre dhe BURRRRRRREE me R te forte .
    Ishte sa i ashper aq dhe njerzor kur i bini nervat dhe dinte te te falte se TRIMI fal jo Frikacaku dhe Qeni i Pa -bese .
    Ishte poliglot dhe kishte nje vendim-marrje te jashte-jashtezakoneshme .
    U shpetonte shurra Ish -Sekretareve te pare nga MEHMET SHEHU .
    Tregojne se LENKA CUKO njehere e kishte bere shurren ne breke ,kurse THEMIE THOMAI nuk kishte frike nga Mehmet Shehu ,me sas duket do kete qene Binaja e ndonje LABI qe ka qene per te vjedhur ne Lushnje dhe me te fund ka bere dhe ate palo pune ,mbase ja ka kerkuar e Zonja e hallit .
    Mehmetin e vrau BASHTUA i Gjirokastres ,djali i Cerciz Topullit ,.
    Mire ua beri BASHTUA si HYSNIUT qe e helmoi me RAMIZIN ne FRANCE ,si MEHMETIT qe e vrau naten ,dhe si KADRIUT ,qe pavaresisht se u tregua BURRE kur e kryqezonin lepujt si COBANET -RUMUNO -GREKE ,SIMON STEFANI ,gomaret e peqinit si HEKRI ISAI e te tjere .
    Ata po te kishin qene te zgjuar do ja kishin ngordhur morrat BASHTOS por nuk dinin,e Besuan ate ,po ku besohet personi qe sic thote ndonjehere edhe “”MERO BAZE ” ,vrau te kunatin ,BARIUN qe e strehoi per 4 vjet atje ku strehohej ai vete ,MON KUKALESHI dhe QAZIM MULLETI .
    Po te mos ishte vrare MEHMETI ne nuk do te kishim rene ne duar te SERBIT dhe GREKUT se per SERBIN ne 1981 MEHEMETI beri gati planin “SHOERTHIMI ” ,kurse GREKUT ja trtegoi ne 1968 kur i tha JORGO PAPADHOPULLOSIT qe :
    Mengjesin e HA ne JANINE dhe Dreken ne ATHINE .
    Kemi 23 -24 vjet qe nuk dalim dot nga ORBITA e komunizmit se atje na ka ngecur dhe bllokuar si RAMIZI me NEXHIN ashtu dhe SERBI -SALI BERISHA DHE DJALI se fundi i ILIR ENVER HOXHES ,LULE BASHA(( HOXHA ).

  • Enver Hoxha shfaqet si burrë i vendosur,i prerë,i pa kompromis! Armiqesine apo kundershtimin me misionaret ushtarake unë mendoj se e inspironte loja e dyfishtë që bënin këta me ballistët dhe legalistët si bashkepuntorë të pushtuesit por, edhe formimi majtist i Enver Hoxhës,i cili i sillte imazhin e një mbreterie (si ajo angleze) qe kishte kolonizuar gati gjysmën e botës!? Nuk vinte ne pajtim me pikepamjet e tij komuniste ekzistenca në oborrin e prapëm të misionarëve e perandorise se tyre koloniale!? Sa për atë qe Mehmet Shehu refuzoi për here te dyte te vriste Hoxhen mendoj se kjo ndoshta vinte nga paqartesia qe kishte Shehu per situaten vijuese!? A do te ishte ai udheheqesi i luftës? Nuk e besoj per arsye se ne kete kohe ishin formuar edhe shume lidere te tjere me peshë te cilet mund te mos i hapnin udhen shehut per t’u vene ne krye te luftës? Nga gjyshi im dhe Riza Kodheli (bashkëfshatarë) kam degjuar jo njëherë mospelqimet e thella qe kishin Mestan Ujaniku dhe Xhelal Staravecka për menyrën e sjelljes ne luftë të Mehmet Shehut!? Madje thoshin se ftohja e ketyre udheheqësve te luftës erdhi pas caktimit te M. Shehut komandant i Br1sulmuese? Xhelali shkoi edhe me tej në zëmërimin e tij…? (Sa për sqarim: gjyshi im Jake Backa(nga nëna) dhe Riza Kodheli ishin udheheqes te luftes a të pushtetit nc-çl , ne zonën ku ishte Shtabi i Pergjithshem( Lirëz-Helmës),i pari si kryetar i keshillit antifashist nc-cl te lokalitetit Potom ku perfshiheshin fshatrat Backë, Helmës, Staraveckë, Potom(qëndra e lokalitetit), Gjergjove etj-14 fshatra,ndersa i dyti trimi me famë Riza Kodheli komandant i batalionit partizan ” Tomorri”. Sqarimi behet per te kuptuar se ata ishin te mireinformuar per lidershipin partizan qe veprónte dhe ishte stacionuar ne ate kohe ne Helmës të Skraparit). Veçanérisht Mestan Ujaniku, në keto tregime te njerezve qe permenda më ka mbetur ne mendje nga shprehja e tij per Mehmet shehun se “lufta nuk udhehiqet me harbutllekun e Mehmetit”!? Prandaj them se Mehmet Shehu nuk e kishte kollaj te vendoste te vriste Enver Hoxhen? Kishte mjaft kundershtare dhe e shihte te minuar terrenin per te shkuar te “marrja e frenave te luftës”? Me mire nën Enver Hoxhen,diplomat dhe me takt ,sheshues te mosmarreveshjeve dhe autoritar me te gjithë sesa pa te!? Pa Enver Hoxhen fati i Mehmet Shehut nuk dihej cili do te ishte? Kishte shume kundershtime qysh me caktimin e tij ne Brig.pare sulmuese. Per keto arsye them se ai nuk vendoste dot lehte per ta vrarë? Mehmeti qe t’i bie shkurt kishte një kundershtar te madh. Mehmeti kishte kundershtarin me te madh karakterin e vet!? Me këtë kundershtar,të cilin Enver Hoxha ja mbante me zgjuaresi nen fre Mehmeti gjykonte se do te ishte me i sigurtë me Enverin sesa pa të? Kjo ishte mendoj dilema qe e pengonte për ta vrarë!? Kjo ishte dilema që mposhti ndersa urdhri i marre ka qene veç nga nje misionar qe i shkeputur nga qendra mund te mos perfillej nga Mehmet Shehu siç nuk u perfill !? I mbetem pikepamjes se M. Shehu ka qene nje agjent! Peter lukas gati-gati sa nuk e thotë..? Mê kane mbetur ne mendje fjalet e tij(Mehmetit) ne nje aktiv partie ne Korçë pas kongresit te 7-të të ppsh ,- “…disa gjëra i morët vesh ne kongresin e 7-të te partisë, disa gjera do t’i merni vesh pas tij,ndersa disa gjera te tjera nuk kini për t’i marrë vesh kurrë”!?? Cilat ishin ato gjera qe antaret e partise nuk do t’i merrnin vesh kurrë??? Çfarë ishin keto gjera kaq sekrete per t’ja u thênê antareve te partise ku militonte dhe vete e që nënkuptonin “unê po mund t’i di,ndersa ju kurrë”? Mos ketu “fle lepuri” i misionit te tij te ardhshem tê OSS-it apo CIA-s së pasluftës??? Mendoj se po dhe, këtê CIA nje dite do ta thotë! CIA është e tmerreshme por dhe e vêrtetë ne informacionet e saj!? Sherbim me karakter sic e kam kuptuar,pavaresisht se ka raste kur qellimet apo pikëpamjet tona nuk perputhen!!? Në përfundim përshendes autorin Peter Lukas dhe “zëdhënësin” e tij Xhevdet Shehu( Hekali) për informacionin e vertetë dhe korrekt që sjellin,për linjën e besueshme të rrefimit që ndjekin! PS/gazeta “Dita”meriton respekt pér atë qe une kam kristalizuar si mendim dhe që gjen vend ne faqet e saj,-misionaret ushtarake dhe historiografet anglo-amerikane janë besnike te se vertetës ne deshmite e tyre! Kjo ndodh edhe atëhere kur kéto deshmi janë në disfavor të pikepamjeve te politikës shtetërore amerikane dhe angleze!? Kjo e nderon “Dita-n” sepse ajo nuk heziton të pasqyrojë edhe anën “jo të bardhë” të miqve tanë të tanishëm? Kemi shumë nevojë që miqve t’ju njohim te dyja anët e medaljes? Kjo do ta perforcoje miqesine. E verteta vetem e forcon! Historikisht kemi pasur miq qe na jepnin vetëm njerën anë të medaljes dhe nga kjo e kemi pësuar!? Tung!

  • @@@ VR !!! Enver Hoxha shfaqet si burrë i vendosur,i prerë,i pa kompromis! Armiqesine apo kundershtimin me misionaret ushtarake unë mendoj se e inspironte loja e dyfishtë që bënin këta me ballistët dhe legalistët si bashkepuntorë të pushtuesit por, edhe formimi majtist i Enver Hoxhës,i cili i sillte imazhin e një mbreterie (si ajo angleze) qe kishte kolonizuar gati gjysmën e botës!? Nuk vinte ne pajtim me pikepamjet e tij komuniste ekzistenca në oborrin e prapëm të misionarëve e perandorise se tyre koloniale!? Sa për atë qe Mehmet Shehu refuzoi për here te dyte te vriste Hoxhen mendoj se kjo ndoshta vinte nga paqartesia qe kishte Shehu per situaten vijuese!? A do te ishte ai udheheqesi i luftës? Nuk e besoj per arsye se ne kete kohe ishin formuar edhe shume lidere te tjere me peshë te cilet mund te mos i hapnin udhen shehut per t’u vene ne krye te luftës? Nga gjyshi im dhe Riza Kodheli (bashkëfshatarë) kam degjuar jo njëherë mospelqimet e thella qe kishin Mestan Ujaniku dhe Xhelal Staravecka për menyrën e sjelljes ne luftë të Mehmet Shehut!? Madje thoshin se ftohja e ketyre udheheqësve te luftës erdhi pas caktimit te M. Shehut komandant i Br1sulmuese? Xhelali shkoi edhe me tej në zëmërimin e tij…? (Sa për sqarim: gjyshi im Jake Backa(nga nëna) dhe Riza Kodheli ishin udheheqes te luftes a të pushtetit nc-çl , ne zonën ku ishte Shtabi i Pergjithshem( Lirëz-Helmës),i pari si kryetar i keshillit antifashist nc-cl te lokalitetit Potom ku perfshiheshin fshatrat Backë, Helmës, Staraveckë, Potom(qëndra e lokalitetit), Gjergjove etj-14 fshatra,ndersa i dyti trimi me famë Riza Kodheli komandant i batalionit partizan ” Tomorri”. Sqarimi behet per te kuptuar se ata ishin te mireinformuar per lidershipin partizan qe veprónte dhe ishte stacionuar ne ate kohe ne Helmës të Skraparit). Veçanérisht Mestan Ujaniku, në keto tregime te njerezve qe permenda më ka mbetur ne mendje nga shprehja e tij per Mehmet shehun se “lufta nuk udhehiqet me harbutllekun e Mehmetit”!? Prandaj them se Mehmet Shehu nuk e kishte kollaj te vendoste te vriste Enver Hoxhen? Kishte mjaft kundershtare dhe e shihte te minuar terrenin per te shkuar te “marrja e frenave te luftës”? Me mire nën Enver Hoxhen,diplomat dhe me takt ,sheshues te mosmarreveshjeve dhe autoritar me te gjithë sesa pa te!? Pa Enver Hoxhen fati i Mehmet Shehut nuk dihej cili do te ishte? Kishte shume kundershtime qysh me caktimin e tij ne Brig.pare sulmuese. Per keto arsye them se ai nuk vendoste dot lehte per ta vrarë? Mehmeti qe t’i bie shkurt kishte një kundershtar te madh. Mehmeti kishte kundershtarin me te madh karakterin e vet!? Me këtë kundershtar,të cilin Enver Hoxha ja mbante me zgjuaresi nen fre Mehmeti gjykonte se do te ishte me i sigurtë me Enverin sesa pa të? Kjo ishte mendoj dilema qe e pengonte për ta vrarë!? Kjo ishte dilema që mposhti ndersa urdhri i marre ka qene veç nga nje misionar qe i shkeputur nga qendra mund te mos perfillej nga Mehmet Shehu siç nuk u perfill !? I mbetem pikepamjes se M. Shehu ka qene nje agjent! Peter lukas gati-gati sa nuk e thotë..? Mê kane mbetur ne mendje fjalet e tij(Mehmetit) ne nje aktiv partie ne Korçë pas kongresit te 7-të të ppsh ,- “…disa gjëra i morët vesh ne kongresin e 7-të te partisë, disa gjera do t’i merni vesh pas tij,ndersa disa gjera te tjera nuk kini për t’i marrë vesh kurrë”!?? Cilat ishin ato gjera qe antaret e partise nuk do t’i merrnin vesh kurrë??? Çfarë ishin keto gjera kaq sekrete per t’ja u thênê antareve te partise ku militonte dhe vete e që nënkuptonin “unê po mund t’i di,ndersa ju kurrë”? Mos ketu “fle lepuri” i misionit te tij te ardhshem tê OSS-it apo CIA-s së pasluftës??? Mendoj se po dhe, këtê CIA nje dite do ta thotë! CIA është e tmerreshme por dhe e vêrtetë ne informacionet e saj!? Sherbim me karakter sic e kam kuptuar,pavaresisht se ka raste kur qellimet apo pikëpamjet tona nuk perputhen!!? Në përfundim përshendes autorin Peter Lukas dhe “zëdhënësin” e tij Xhevdet Shehu( Hekali) për informacionin e vertetë dhe korrekt që sjellin,për linjën e besueshme të rrefimit që ndjekin! PS/gazeta “Dita”meriton respekt pér atë qe une kam kristalizuar si mendim dhe që gjen vend ne faqet e saj,-misionaret ushtarake dhe historiografet anglo-amerikane janë besnike te se vertetës ne deshmite e tyre! Kjo ndodh edhe atëhere kur kéto deshmi janë në disfavor të pikepamjeve te politikës shtetërore amerikane dhe angleze!? Kjo e nderon “Dita-n” sepse ajo nuk heziton të pasqyrojë edhe anën “jo të bardhë” të miqve tanë të tanishëm? Kemi shumë nevojë që miqve t’ju njohim te dyja anët e medaljes? Kjo do ta perforcoje miqesine. E verteta vetem e forcon! Historikisht kemi pasur miq qe na jepnin vetëm njerën anë të medaljes dhe nga kjo e kemi pësuar!? Tung!

    • Ato që thotë z. Zaimi ne koment japin një version te besueshem te dilemave qe kemi sepse sjellin pohime dhe deshmi interesante nga njeréz qe e njihnin mire udheheqjen e luftës nc-clirimtare. Disa nga njerezit qe permenden jane vertet figura me emër te mire te krahines ku zhvilloheshin ngjarjet. Komenti te qarteson per dilemat qe mund te kesh. Eshte i arsyetuar mirë dhe sjell te dhena qe jane interesante. Disa gjera si deklarata e mehmet shehut ne aktivin e Korçës janë befasuese. Ju ftoj ta lexoni.

      • Ke të drejtë pëllumb qe thua se “armiku kryesor i mehmetit ishte vetë karakteri i mehmetit”. Keshtu mendoj dhe unë?

    • Miremengjes Kol Zaimi, dy pyejte per kuriozitet. a) a ka lidhje Ministrja Kodheli me Rizain? b) Qe i vogel kam degjuar per R. Kodhelin, thone qe ka qene trim i cartur por neper libra e kujtime s’ka shume infomarcione per te. Do isha mirenjohes nese ke ndonje anekdote apo histori pikante 🙂

      Paci nje w-end te mbare.

  • Kur lexova pjesen e par te ktij shkrimi pardje , nuk u nxitova te nxjer konkluzione per agjent ne sherbim te amerikaneve e te anglezeve dhe prapaskenave qe ata ben gjat luftes se dyt boterore dhe pas saj ! Perse Enveri nuk e honepste kurven Angli qe ngateroj e ngateron akoma nje ruzull e qe ne tryezen e saj u ben pazaret me te ndyra ne kuriz te popujve te Ballkanit ,ne kte shkrimin sot behet e qart ! Si nje politikan me nuhatje dhe patriot i vendit te tij ,i hoqi qafe ata intrigant qe dy gur bashk nuk i lan te qendrojn ne nje vend !Qellimi i tyre ishte te percajn ,qe nga fshatar te thjesht e injorant e deri tek udhheqsit e cdo vendi ! Slan agjent e diversion pa aktivizuar ne te gjith vendet e lindjes per te sabotuar e permbysur pushtetin e asaj kohe kudo ne kto vende me ne krye Rusin ! Rastesisht ,kur isha ushtar ne nje regjiment , me ra ne dor nje liber “Konspiracioni i madh kunder Rusis”! Aty me emra , me data e me fakte shkruhej si u hodhen ne veprim agjentura perendimore me ne krye kta angles te pabes qe te sabotonin e te rezonin regjimin e ri komunist ! Ndonese ,Stalini mbahet nga diktatoret me te eger te historis me vese gati sadiste (sic pershkruan e bija qe u aratis ne amerik dhe nuk di sa te verteta jan ato qe thot per te) ,lufta dhe cfarosja masive e “armiqeve”,kur lexon kte liber te bejn te mendosh pak ndryshe e te dyshosh nese duhet te sakrifikonte aq gjak ,internime ,e terror fill mbas asaj lufte heroike qe populli tij u sakrifikua per te rezuar nazizmin ! Enver Hoxha ju tregoi rugen e i hoqi qafe sepse ata ushqyen dhe ju dhan doren ballisteve e i armatosen sepse ata vetem percarja e ,tradhtia esht simboli i politikes se tyre e kte Enveri e kuptoi !Fati i Shqiperis ne duar te tyre mundet te ishte dhe katastrofal ! Shiko sa heret ka filluar kjo “loj” shekspiriane me kta aktor agjenta qe punonin per interesa intrigandesh kunder atdheut te tyre per te fituar privilegjin e ambicien e pushtetit dhe ju aha mendja qe qe ka pushuar ndonjeher kjo “loj” ne Shqiperi !! Vall a do rojm ose me mir a do mundet te ndodh ndonje mrekulli te deklasifikohen dosjet e UDB dhe jam i sigurt qe do ferkojm syt e sdo u besojm vesheve !Un nuk besoj qe Mehmeti ra ne gracken e tyre e i qendroi besnik mendimit te tij qe te mos drejtonte politiken dhe asgjesimi i tij duhet te jet veper e Ramizit me Nexhmien qe nuk menduan qe regjimi 50 vjecar i eger i tyre do binte brenda nje nate !
    Kjo histori esht shum e gjat dhe ka vazhdim dhe ne emer te demokracis po mer permasa popullore !Termi “demokraci”esht ber “agjenti” i madh i popujve qe ne emer te tij po ju ven zjarin vendit te tyre !Ne emer te tij Shqiperia beri shkrumb e hi te gjitha veprat qe ndertoi per 50 vjet e i ktheu ne skrap !Ne emer te tij mbin tradhtaret ,hajdutet ; kriminelet e agjentet qe u pasuruan per 10 breza ! Sot Shqiperia ne dor te kujt esht???????

  • Kur vdiq M. Shehu, Enveri tha se ishte agjent.
    Asnje shqiptar nuk e besoje.
    Here pas here dalin fakte qe mbeshtesin tezen
    e Enverit.
    Asnje shqiptare nuk e beson.
    Deri sa ishte gjalle, Enveri na mundi te gjitheve.
    Kam idene se po na mund edhe i vdekur.
    Edhe me vjen shume inat.

  • une besoj se agjenti me i madh i cia ka qene vete enveri ine ,por ka qene edhe mehmet ismail shehu .enveri e dinte qe mehmeti ishte agjent i cia por mehmeti nuk e dinte per enverin .
    megjithate mehmeti ngelet burre edhepse i ashper trim i zgjuar .
    lavdi birit te mallakastres heroike por jo te turqeve te skraparit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *