Refuzimi i “Telekom Serbia”, Vuçiç: Do të flas me Ramën

Ornela

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të hënën se do të bisedojë me kryeministrin shqiptar Edi Rama për raportimet se investimi i planifikuar i Telekomit serb në kompaninë e telekomunikacionit të Shqipërisë nuk është i mirëpritur.

“Do të flas me Ramën sot ose nesër dhe shpresoj ta zgjidhim këtë situatë,” tha Vuçiç në një event të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Beograd të hënën.

Telekom Serbia në tetor konfirmoi interesin e saj për blerjen e Telekom Albania, aktualisht në pronësi të Deutsche Telekom.

“Telekom Srbija dëshiron ta pozicionojë veten si një lider rajonal në tregun e telekomunikacionit në rajon dhe ka bërë një ofertë për blerjen e Telekom Albania,” tha kompania serbe për BIRN.

Mediat serbe dhe shqiptare kanë raportuar se investimet serbe në telekomunikacionin shqiptar nuk janë të mirëpritura.

Presidenti serb tha më 6 tetor se duke refuzuar investimet dhe paratë e Serbisë, Shqipëria rrezikonte të dërgonte një “mesazh të gabuar”.

“Në vendin tonë nuk ka kufizime të tilla. Kushdo që dëshiron të krijojë një klimë pozitive, nuk mund të bëjë dallime se nga vijnë paratë, qoftë serbe, gjermane apo nga ndonjë kryeqytet tjetër,” tha Vuçiç për gazetarët, njoftoi agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

E përditshmja serbe Danas njoftoi se Telekom Serbia ka ofruar 61 milionë euro për Telekom Albanian.

Ministri i Telekomunikacionit i Serbisë, Rasim Ljajiç, tha për të përditshmen serbe Kurir më 2 tetor se planet e investimeve në Shqipëri ishin “një lëvizje e mirë dhe logjike që flasin për fuqinë dhe potencialin që një kompani vendase të bëhet lider i telekomunikacionit në Ballkan”.

Dy ditë më vonë, Ljajiç tha se oferta e Telekom Serbisë për blerjen e Telekom Albania nuk do të thotë që shteti serb ka hequr dorë nga planet e tij për ta shitur kompaninë, pasi marrëveshja do të rriste vlerën e saj.

“Nëse kompania shitet, çmimi do të jetë më i lartë dhe ne do të kërkojmë më shumë se ç’do të kishim kërkuar pa këtë blerje,” tha Ljajiç për Radio Europa e Lirë.

Gjatë shtatë viteve të fundit, qeveria serbe u përpoq ta privatizonte dy herë Telekomin, por ofertat nuk u pranuan nga autoritetet./BIRN

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • …Trioja historike anti-shqiptare,turko-greko-sllav, jane ne sinkron kunder interesave tona…Vllau i benevrekeve, telefonon “katalikun e bame synet” te ripjelljes,dhe ky si njeri pa integritet, do gjeje nje “modus”, dhe telekomin do e marrin serbet…! Ketu nuk ka asgje per tu habitur…Ka mbi 100-vjet, qe ne krye te shtetit shqiptar, jane politikane te blere nga KOLERA TURKO-GREKO-SLLAVE, prandaj keta njerez pa dinjitet, pa nder familje e shqiptari, do bejne me se miri “duvane ” e kesaj KOLERE…!!!

  • …Trioja historike anti-shqiptare,turko-greko-sllav, jane ne sinkron kunder interesave tona…Vllau i benevrekeve, telefonon “katalikun e bame synet” te ripjelljes,dhe ky si njeri pa integritet, do gjeje nje “modus”, dhe telekomin do e marrin serbet…! Ketu nuk ka asgje per tu habitur…Ka mbi 100-vjet, qe ne krye te shtetit shqiptar, jane politikane te blere nga KOLERA TURKO-GREKO-SLLAVE, prandaj keta njerez pa dinjitet, pa nder familje e shqiptari, do bejne me se miri “duvane ” e kesaj KOLERE…!!!..

  • Po pse Vuciqi nuk ia shete Telekom Srbija Shqiperise dhe Telekomit shqiptar , do te ishte njo pyetje e thjeshte per Vuciqin…?
    Nese Serbija se merre Duresin per krijimin e Serbise sr Madhd dhe bregdetin shqiptar , te pakten ky serb i degjeneruar qe sot eshte president i Serbise done ta mere Telekomin shqiptar dhe nga Beogradi ti pergjoje shqiptaret dhe kend ti doje qejfi
    Por , para se gjithash , askush nuk i pergjigjet deri me nji pyetje te thjeshte se per cfard arsye Dojqe Telekom si pronar e Telekomit shqiptar e qete ne shitje kete aset te saje profitabil ngase, pergjegjeja ne kete pyetje do te zbardhte shume te panjohura . Njera nder to eshte edhe mungesa e infrastruktures ligjore e shtetit shqiptar ne praktike per te vepruar dhe punuar firmat e huaja ne Shqiperi dhe , ne mungese te infrastruktures ligjore dhe ligjeve , ato zgjedhin rrugen me te lehte te terheqjes se tyre nga Shqiperija . Ketu sigurishte se ka edhe shume arsyera tjera te cilat Qeverija Shqiptare neper teritorin e se ciles kalojne kabllot e Telekomit Shqiptar refuzon ti jape ne publik..,!

  • Fery
    Nuk shitet Albtelekom por Telekom Albania, ish AMC. Edhe Vodafone , greku e ka, AlbTelekom e ka turku. Une them pse serbi ?
    Pse Vucic nuk jep OK per linjen e interkoneksionit Shqiperi-Kosove, te ndertuar me para te buxhetit e investim gjerman ? Ka disa vite qe e mban te bllokuar , ne nje kohe qe energjia elektrike eshte jetike per dy vendet tona.
    Z.Rama, kete duhet ti kerkoje Vucic

    • Perveq linjes se Interkonjuksonit 400 KV ne te cilin investoi qeveria gjermane e qe Serbije si e thua ti me te drejte , plote 3 vite i shmanget aktivizimin duke i shkaktuar Kosoves humbje disa dhjetra miljona € ne vite . Kjo pyetje ishte edhe nder pikat e bisedimeve kosove -serbi ne Bruksel dhe Serbija me kryeneqesi primitive refuzon aktivizimin. Por, edhe disa ceshtje te tjera strategjike te cilat po heshten lidhur me qiten ne treg te Tekekom Albania ( faleminderit specialisti per permirsim gabimi ) nga shteti shqiptar per opinionin , i nderuar

  • shqiptaret e duan shume serbine, pothuaj sa dhe ameriken. Serbet ashtu na duan jashtzakonisht. Historia eshte deshmitare. Shqiptaret jane interesi strategjik i serbise.

    Bizneset strategjike pretendojne trajtim te vecante, biles me ministri te vecante.

    Serbet kane drejtori a ministri te vecante per Kosoven, dmth interesat strategjike serbe ne ate vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *