Refuzohet apeli i Realit për Ronaldon, konfirmohet dënimi me 5 ndeshje

DITA Online

 

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në 5 ndeshjet e ardhshme që skuadra e tij Real Madrid do të zhvillojë.

Ylli portugez do të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabru” që do të luajnë ndaj Barcelonës në kuadër të finales së SuperKupës së Spanjës.

Sulmuesi 32-vjeçar u dënua nga Federata Spanjolle e Futbollit me 5 ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në sfidën në “Camp Nou” dhe shtyrjen e gjyqtarit.

Klubi madrilen pati apeluar vendimin, por Komiteti i Apelit i Federatës Spanjolle ka vendosur që të mos e zbusë dhe as ta rrëzojë  dënimin me pesë ndeshje për CR7.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *