Hungaria nuk pranon ekstradimin e Nikolla Gruevksit.
Gjykata e Budapestit e refuzoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e ish- kryeministrit maqedonas.
Gjykata penale në kryeqytetin maqedonas e dënoi në 2018, me dy vjet burg ish-shefin e ekzekutivit lidhur me rastin e blerjes së një makine Mercedes për rreth 600 mijë euro me para të buxhetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në 2012.
Ai akuzohet edhe për organizimin e sulmit të përgjakshëm në Parlamentin maqedonas.
Ndonëse iu mor pasaporta, Gruevski arriti të largohej nga vendi duke kaluar edhe përmes Shqipërisë, për të gjetur në fund strehim në Hungari, ku siguroi azilin në kohë rekord.
Deri edhe në një raport të Parlamentit Europian për Maqedoninë, eurodeputëtet patën kërkuar një paragraf shtesë për dorëzimin e Gruevskit tek autoritetet maqedonase, por duket asgjë nuk ka efekt mbi Budapestin.
Vetë Gruevski pretendonte se në vendin e vet, jeta e tij është në rrezik dhe se ka pasur kërcënime se mund të vritet në burg.
j.l./ dita

Po Saliun kush e ekstradoi ne Viene. Thuhet se kishte kerkuar strehim politiko-ekonomik ne boshtin Athine-Beligrad-Moskov.