Refuzohet kërkesa e mbrojtjes, Limaj mbetet në paraburgim

anazapta
Fatmir Limaj

Hidhet poshtë kërkesa e palës mbrojtëse për mbrojtje në liri për deputetin Fatmir Limaj.
Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës së Qarkut të mërkurën ka refuzuar kërkesën e avokatëve, të cilët kërkonin lirimin nga paraburgimi të Limajt dhe tre të akuzuarve të tjerë për rastin “Kleçka”.

Avokati mbrojtës i Limajt, Tahir Rrecaj, tha se ata po mbahen në burg padrejtësisht. Këtë vendim ai e quajti politik dhe të ndikuar nga Beogradi.

“Këtu ka dorë politika e Beogradit. Klienti im nuk ka asnjë mosmarrëveshje me njerëzit nga partia e tij”, tha Rrecaj.

Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Nexhmi Krasniqi akuzohen për krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë luftës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *