Refuzoi ministrin e Ekonomisë, në Itali kërkohet gjykimi i Presidentit

Dita
Italian President Sergio Mattarella leaves at the end of his consultations at the Quirinale Palace in Rome, Italy, December 10, 2016. REUTERS/Alessandro Bianchi

Lideri i Partisë më të madhe politike në Itali ka kërkuar gjykimin e presidentit Sergio Mattarella, pasi ky i fundit vuri veton ndaj të zgjedhurit të koalicionit për postin e ministrit të Ekonomisë.

Mattarella solli dështimin e përpjekjeve të të mandatuarit Giuseppe Conti për krijimin e qeverisë.

Lideri i Lëvizjes “5 Yjet” ka kërkuar gjykimin e presidentit italian Sergio Mattarella, pasi ky i fundit e refuzoi kandidatin euroskeptik Paolo Savona, me pretendimin se ai do ta udhëhiqte vendin drejt daljes nga eurozona.

Luigi Di Maio tha se presidenti kishte shkaktuar një krizë institucionale, dhe bazuar në këtë arsyetim, ai kërkoi gjykimin e presidentit mbi bazën e nenit të 90-të Kushtetutës. Ky nen cilëson  mospërgjigjen e presidentit ndaj akteve të kryera gjatë kohës që ushtron detyrën, përveçse në rastin e tradhtisë së lartë apo sulm ndaj Kushtetutës.

Në këtë rast presidenti do të vihej në gjendje akuze nga Parlamenti. Nëse shumica do të votonte pro shkarkimit, Gjykata Kushtetuese do të vendoste më pas nëse do ta gjykonte ose jo.

“Dua që kjo krizë institucionale të shkojë në parlament dhe me pas presidenti të dalë përpara drejtësisë”, ishin fjalët e Di Maios, i cili shtoi se besimi i tyre tek institucionet dhe ligjet ishte minuar.

Kreu i partisë tjetër të koalicionit (Lega Nord), Mateo Salvini kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Italia ka qenë pa qeveri që prej zgjedhjeve të 4 marsit, që rezultuan pa një fitues të qartë.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *