Refuzimi i kandidimit në qarkun e Vlorës të deputetit aktual të Partisë Socialiste, Alket Hyseni, shkaktoi shumë reagime.
Hyseni, këtë të mërkurë ishte i ftuar në “News24”, ku theksoi se PS ka zgjedhur një skuadër fituese në zgjedhjet e ardhshme dhe pjesa tjetër do të jetë mbështetëse e kësaj skuadre.
Hyseni nënvizoi se PS për të është si një familje e dytë dhe u shpreh falënderuese ndaj kësaj partie që sipas tij i ka hapur shumë dyer.
“PS është histori për Shqipërinë, është e tashmja dhe e ardhmja, ka larguar prej vitesh elementë të tillë. Edhe pse ka brenda debate, ngjyra, PS-ja është forca më demokratike. Kur them për debat them për debatin që ka prodhuar PS ndër vite, edhe brenda radhëve PS ka debat. Por është një parti e disiplinuar, kur merren vendimet janë të pranuara. Ashtu sikurse ekzistojnë parime të vullneti, të parimeve. PS është një ekip i madh që do të mbështesim këtë skuadër fituese. Kishte vend për mua, por të jesh në listën e PS është nder dhe privilegj. Të jesh në Kuvendin e Shqipërisë është nderë për këdo, pavarësisht se kohët e fundit na solli opozita dytësorë, nuk janë ata që përfaqësojnë.
Të jesh deputet i PS, në Kuvend është privilegj. Të jesh deputet në Vlorë është e treta privilegj. Nuk është çështje pranimi, e kam falënderuar kryeministrin, i kam kërkuar ta jap kontributin tim ashtu siç e kam dhënë para 2017. Historiku im në PS nuk nisi si deputet dhe s’do të mbarojë si deputet. Familja ime është PS, jam rritur atje. Ishte janar i ‘92-it ku shumë kishin marrë drejtim djathtas, në shkollën tonë u krijua FRESSH. Kam vijuar dhe me shumë beteja, konkurrime në PS, jo shpeshherë jo perfektë PS, por kjo familja e madhe më ka hapur dyert, shumë të tjerëve. Na ka dhënë mundësi ë të japim kontributin tonë për këtë vend. Atë që se bëjmë vetëm nëpërmjet partive politike ne kontribuojmë në këtë vend”, tha Hyseni.
h.b/dita

Nje hale me pak ne grupin e PS. Ky eshte nje nga deputetet me hajdut ne kuvendin e shqiperise. Ky ka vjedhur tokat ne bregdet dhe ka mbi 15 vjet qe ndodhet bashkepronar ne koncesionin e Bankers Petroleum. Ky nuk eshte vetem, atje ka dhe te tjere qe vjedhin naften tone bashke me koncensioarin dhe nuk paguajne asnje taks dhe fitim ne shtet. PS duhet te denoncoj kete grup hajdutesh qe ndodhet pas kesaj kompanie se po vjedhin dhe pasurohen me djersen e popullit fukara dhe keta bejne ligjin e kompanise Bankers Petroleum.

Eshte privilegj se vjedh cte duash , para , toka. Eshte nder, se ketu plerat si puna jote nderohen.
Por nuk eshte me PS, por PiSja e Ramut Ripjellhes se Esadisteve dhe Duleve e kermave te Sketerrbe Ramutit
Problemi eshte i thjeshte.Une as e njoh kete person por fakti qe kerkon t’a mbaje me dhembe bashkine tregon qe ky,Alketi,ka zbuluar nje miniere diamantesh.Rama -xheloz sepse ky ,Alketi ,e ka lene thate Ramen.Lufte brenda llojit.