Refuzoi mbledhjet e Këshillit Bashkiak me argumentin anti-COVID, edhe MSH kundër Lelit: Nuk pengojnë

Ornela

Dritan Leli nuk ka marrë pjesë në 2 mbledhjet e kaluara të Këshillit Bashkiak të Vlorës me argumentin se po respekton masat anti-COVID, e megjithatë Ministria e Shëndetësisë sot ka dhënë ‘OK’ që të mbahen mbledhje fizikisht.

Kjo përgjigje nga zv. ministrja Mira Rakacolli vjen pasi Sekretari i Këshillit Agron Gjipali ka kërkuar një konfirmim mbi ligjshmërinë e realizimit të mbledhjes fizike në sallën e teatrit “Petro Marko”.

“Përsa i përket Urdhrit të Ministres së Shëndetësisë ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo te hapura’ qëllimi ka qenë ndalimi i grumbullimeve të posaçme, që sikundër përmendet në urdhër lidhet me tubimet, konferencat, mbledhjet partiake, ceremonitë festive etj. ku rreziku i transmetimit të virusit është shumë i lartë. Përsa më sipër ky urdhër nuk cenon aktivitetin e Këshillit Bashkiak, pasi zhvillimi i mbledhjeve është vijimësi e punës së Këshillit Bashkiak, një praktikë që përdoret edhe nga institucione të tjera që punën e tyre e mbështesin mbi organe kolegjiale. Sot Vlora paraqet një situatë epidemiologjike të mirë, pa asnjë rast Covid. Sigurisht, këto mbledhje duhet të zhvillohen në përputhje me protokollet anti-Covid të miratuara si respektimi i distancës, mbajtja e maskës, kushtet higjenosanitare etj.”, shkruan Rakacolli në përgjigjen për Gjipalin.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Po behen qesharake tere shoket e partise me kete sulmin ndaj “armikut” Leli qe guxoi ti kthente llafin krietarit. E kuptoni more shoke se edhe masat anti-covid jane aplikuar me urdher kryeministror!

  • Zigur Qarri,drogaxhiu Edvin D'Rama simboli vlerave të moralit "rilindas",Mohoi djalin e tij, Vrau Babain biologjik duke e akuzuar se i ka palluar Gruan. says:

    Servilizmi,sindroma e bandes mafioze te”rilindjes”.Rasti i Z.Dritan Leli nje specie ne zhdukje,tregon se ne Partine e drogaxhiut Edvin Escobar D’Rama (ku peversiteti propogandohet si vlere) persona me integritet moral nuk ekzistojn pothuaj fare,Te gjith “socialistet” i perdor drogaxhiu si mi laboratori.

    Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

  • Eh kur te ve sirin partija jone ska dallge ,stuhi e pandemi qe e ndalone .Po su vjen turp qe cdo dite nxirrni regulla si do interesi i K/M .
    Boll me keto lajthitje se po shkaterroni dhe ato qe arritet .I jepni dhe zemer Lulit tani qe konsolidoje pozitat e qe do bashkveproje me ju . Ju hengert mortja. Me shume rendesi ka dora e Lulit se sa e socjalistve qe ju dhane pushtetin .Duken qarte synimet Donkishoteske te mandatit te tret .Grushte bashkuar rreth partise per fitorje te reja .
    Aty e kini Lelin .Gjeni kohen e duhur dhe i shtroni problemet qe kini ndaj tij . Ose me e mencura shkoni takojeni dhe ja thoni troc. Ka dhe nje menyre tjeter . Mblidhni ju qe jeni me mendimin ndryshe .Therrisni gazetar kameramane e popull ku te diskutoni ato cka duhet ti thoni Lelit .Po sju vuri Leli ne dispozicjon salla shkoni tek Stadjumi Flamurtari . Pa te shohim cdo nxirrni ne drite .Ja sheshi ja mejdani opa Rama kapedoni .Sa frike ka sgalemi nga dallget aq ka dhe Leli nga ujrat e trubullta .

  • Nje Dritan leli qe fle ne bythe me keq se Lulezim Basha, s’ka ç’i duhet as dreqit. Kur e konstatoj une ne distance, ç’ngelet per ata qe nuk u sherbeu kurre as per tubot e ujit te çara e as per mbytjen e bulevardit! Po çfare pune tjeter kishte se me ate leke qe ka derdhe qeveria ne Vlore, Vlora sot do ishte nje nga qytetet moderne te Europes. Turp ti vije se eshte dhe i biri Halil Lelit, burre qe ka gezuar respekt qe nga Kuçi ne Vlore e ne gjithe republiken. Pa lere qe dhe ca komentues qe ndoshta dhe shqipen e flasin copa copa na mbrojne Lelin se kane inat Ramen! U shtofte inati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *