Çdo përpjekje e forcave të tjera tani e tutje ishte e kot, madje edhe vetë anglezët pas kësaj e ndjenë veten të zhgënjyer dhe të braktisur nga komunistët. Kjo konfirmohet edhe në shënimet e oficerit të shërbimit të fshehtë anglez, Reginald Hibbert “Fitorja e Hidhur, Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë”, ku jepen dokumente të korrespondencës së misionit anglez në Shqipëri me Londrën, ku theksohet përfundimisht fitorja e komunistëve dhe se anglezët në Shqipëri “po ecnin në telin e pehlivanit, por s’kishin seç bënin”.
Askush nuk ia mblidhte më dot Hoxhës
Në këto kushte sër Orme nga Kajro më 5 tetor 1944 i dërgojnë qendrës një protokoll me 7 pika për kryeministrin me këtë përmbajtje:
-Tani kur ka mundësi të ndodhë tërheqja e gjermanëve nga Ballkani në një datë jo shumë të largët, është bërë e nevojshme të shqyrtohet situata në Shqipëri dhe vijat e politikës sonë të ardhshme.
-Forca më e madhe në Shqipëri në këtë kohë është Lëvizja Nacionalçlirimtare. Ai është nën kontrollin e komunistëve, ndonëse komunistët janë me pakicë ndërmjet anëtarëve të thjeshtë. Fronti Nacionalçlirimtar është e vetmja organizatë, që u ka bërë rezistencë serioze si italianëve dhe gjermanëve dhe të gjitha furnizimet që ne kemi dërguar në Shqipëri u kanë kaluar atyre.
-E vetmja lëvizje tjetër rezistence është lëvizja e Legalitetit e Abaz Kupit, por ai ka muaj që s’ka ndërmarrë asnjë aksion dhe pret nga ne kur të mbarojë luta që ta ndihmojmë për pushtetin ardhshëm.
-Kështjella e Frontit ka qenë në Shqipërinë e Jugut, veriu nuk i pranon pikëpamjet e krahut të majtë, megjithatë Fronti Nacionalçlirimtar po depërton atje pa rezistencë.
-Interesat tanë në Shqipëri janë të kufizuar, por ne jemi zotuar që të përkrahim rivendosjen e pavarësisë në Shqipëri pas lufte dhe për këtë qëllim ne do të kërkojmë rivendosjen e menjëhershme të ligjit e të rendit dhe vendosjen e një qeverie të qëndrueshme në shkallë të arsyeshme. Do të ishte gjithashtu kundër interesave tona që Shqipëria të kalonte tërësisht nën influencën sovjetike dhe do të kishte një farë rreziku për këtë, nëse vjen në pushtet qeveria e Fronit Nacionalçlirimtar.
-Por në këto rrethana, sipas mendimit tim, nuk ka alternativë tjetër veçse të pranohet perspektiva për FNÇ të fitojë kontrollin mbi Shqipërinë pas lufte dhe t’i përqendrojmë përpjekjet tona në përforcimin e pozitës sonë me ta, me qëllim që t’i kundërvihemi influencës ruse. Unë ia kam paraqitur këto pikëpamje Makmilanit dhe i kam sugjeruar disa veprime të menjëhershme që mund të ndërmerreshin.
-Një nga rezultatet e marrjes së kontrollit nga Fronti Nacionalçlirimtar është se nuk do të ketë ndonjë mundësi të menjëhershme për mbretin Zog që të rifitojë fronin e tij pas lufte, meqë udhëheqësit e Frontit e kundërshtojnë ashpër. Në muajt e fundit mbështetja për mbretin Zog ndërmjet shqiptarëve jashtë shtetit ka ardhur duke u rritur, por përkrahësit e tij brenda vendit kanë ardhur duke rënë dhe përveç Kupit e pasuesve të tij të paktë, nuk ka një grup me rëndësi në Shqipëri, i cili të donte kthimin e mbretit. Megjithatë, është gjithnjë e mundshme që qeveria e FNÇ, në rast se do të krijohet, do ta bëjë veten jo popullore dhe shpejt a vonë do të përmbyset.
Rekomandimet që kishte bërë Sër Orme ishin të palidhura me gjendjen në Shqipëri për disa arsye. Asgjë nuk mund të fitohej duke ecur me ngadalësi për tërheqjen e misionit Concensus II. Enver Hoxha do ta shihte tërheqjen e tij si një shenjë realizmi dhe jo të dobësisë, por ai do ta vështronte vazhdimin e qëndrimit si një shenjë se Britania ende ushqente shpresa se do ta pengonte Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe se do t’i shpëtonte nacionalistët Asnjë nga prania britanike nuk ishte në gjendje që «t’ia mblidhte Hoxhës». Lufta civile në fakt tashmë kishte mbaruar, duke përfunduar me fitoren e plotë të partizanëve dhe nuk do të kishte kuptim që të vazhdohej t’i bihej avazit të luftës civile. Nuk kishte asnjë shans që Hoxha të ndërronte mendje për një front të bashkuar ose nacional për shkak të kërcënimit britanik për të rënë në ujdi. Nga pikëpamja afatshkurtër ose madje dhe afatmesëm, ishte krejt jorealiste të mendohej se Lëvizja Nacionalçlirimtare do të përmbysej pikërisht në momentin kur ajo ia kishte dalë mbanë me sukses të përmbyste gjithë të tjerët.
Abaz Kupi, një kartë e djegur
Në fakt u deshën edhe dy javë përpara se të bëhej realisht tërheqja. Vendimi për ta lënë Kupin e për të pranuar faktin e pushtetit të partizanëve duhej të ishte një pikë kthese në marrëdhëniet anglo-shqiptare. Për fat të keq, vendimi u mor shumë me vonesë, u mjegullua dhe u bë pa qejf. Operacionet e SOE britanike në Shqipëri faktikisht përfunduan në këtë pikë dhe nisën marrëdhëniet e pasluftës të Britanisë me Shqipërinë. Si përfundimi dhe fillimi ishin të varfër. SOE u kishte dhënë një ndihmë të rëndësishme materiale partizanëve, por ata e ndienin se ata e kishin nxjerrë atë prej nesh me përpjekjet e tyre të pamohueshme dhe se, po të kishte parë punën e vet Britania, ata nuk do të kishin fituar.

Hibneret e omeriet,dashten qe zogun ta khenin ne pushtet si nji mbret buracak dhe hajdut,po ku munde te lejonte nji gje te tille fronti apo levizja nacional clirimtare qe kishte laar me gjak trojet shqiptare e zogu ja mbathi me 7,prill 1939,per ne greqi me pasurin e popullit qe i vodhi edhe arken e shtett,prandaj komunistat apo partizanet nuk mujshin me e lejue ENVER MALIN,qe ti tradhtonte ata patriot komunist e jo komunist qe ran ne altarin e liris per shqiperin.
Pra anglezet hipokrit dhe nihilist,ngase ishin dhe jan antikomunist,nuk ju vinte mir qe komunistet dota merrnin pushtetitn por skishin se cfar te benin,por prap shqiprin e damtuan,ja futen aniet ne breg det,dhe i minuan vte aniet dhe i vran edhe ushtaret e vet,sic bejn dhe serbet,per te pasur motiv dhe alibi per ti raa shqipris,por nuk ju eci engelteres ai plan,por shqiprin e denoi gjygji i hages me pa te drejt,dhe anglia mori arin shqiptar kur humbi gjermani luften,pra ja kush jan hibnerat qe kan shkrue historin,njerez qe kan dashte qe zogun me e kthye mbret.Enveri jua dogji kartat ne dore planeve angloamerikane ma von,derisa ke gjall gjithmon i ka munde,dhe ka fitue me ndihmen e popullit shqiptar,pra xhdo iniciativ veprimi te parashutave dhe,grupeve teroriste jen kapur apo jan vrar ne shqipri ne kohen e ENVER MALIT,