Reginaldo “shkërmoq” Tiranën, Kukësi “takon” fitoren e parë të Superiores

Dita

Ndeshja e Tiranës dhe Kukësit ka përfunduar me fitoren e kësaj të fundit, me rezultatin 1-3.

Kukësi e ka marrë fitoren e parë në Kategorinë Superiore vetëm falë Reginaldo-s.

Sulmuesi nga Mozambiku ishte autori i të tre golave. Spektakli i 28-vjeçarit nisi që në minutën e 2-të. Sulmuesi kontrolloi bukur një top të ardhur nga mbrojtja dhe me sprint iu drejtua portës së Likës për të dërguar në rrjetë sferën.

Skuadra e Ze Maria u zgjua disi nga pësimi i golit të parë, por Dejan Blazhevski dhe Maveje nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Reginaldo shfrytëzoi në limitet e pjesës së parë një krosim të Zguros dhe me kokë dyfishoi avantazhin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Ze Maria tentoi të ndryshonte gjithçka në pjesën e dytë, duke vendosur në fushë Muçin, Grecën dhe Ofein. Tre zëvendësimet e Tiranës sollën vetëm një ngushtim rezultati, asgjë më shumë.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Nje nisje e shemtuar e kampionatit nga Tirana! Ne se vazhdohet keshtu, renia nga kategoria eshte nje realitet i sigurte! Mos e merrni me shaka! Dita e mire duket qe ne mengjez! Qofsha i gabuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *