Regjistrimi i IMEI, për formalizimin e tregut të celularëve

anazapta

Tregu i zi i celularëve do të rregullohet me vendim të veçantë. Shpesh në vendin tonë jemi mësuar të shohim modelet e fundit të aparateve celularë, ende pa u hedhur mirë në treg dhe në fund pjesa më e madhe e tyre janë të paregjistruar, duke mbetur pjesë e tregut informal. Kjo ka bërë që Ministria e Shtetit për Teknologjinë dhe Informacionin në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Financave dhe kompanitë celulare që operojnë në vendin tonë të bashkëpunojnë për hartimin e vendimit “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrimin e numrave “IMEI” të aparateve celularë që përdoren në rrjetet e komunikimeve të levizshme” . Sipas vendimit që ditët e fundit është komentuar si një përgjim i hapur, është përcaktimi i detyrimit të ofrimit të shërbimit të telefonisë celulare vetëm për aparate celularë me numra IMEI të regjistruar dhe krijimin e infrastrukturës dhe procedurave përkatëse për realizimin e këtij detyrimi.

Si është tregu i aparateve celulare sot?
.Afërsisht janë 2 milionë aparate në qarkullim.
. 50 % informalitet në treg.
. 30 mije lekë është vlera mesatare e importit për aparatet kontrabandë (normalisht ky fenomen është i shtrirë te aparatet mbi këtë vlerë)
. 1 herë në 3 vjet është norma e ndërrimit të këtyre aparateve.

 

Share This Article
14 Comments
    • Perdorues ke harruar me te rendesishmen “KONDOMET” … duhen edhe ato qe Edvini te dije se sa here e bejne shqiptaret ne vit …. hahahaha Ky eshte turpi I Botes. Ne asnje vend te Botes nuk behet kjo

  • LIGJ GANGSTERESH ME PASOJA

    Nuk trembemi nga qartesia qe gangstere si Tahiri, apo Balla se shpejti ne vend te tij, apo ijnorantja Harito duan te pergjojne celularet dhe gjithe paisjet WiFi, per te shtypur me thundra te hekurta çdo ide ndryshe qe ne qelize, i trembemi pasojave te pa riparueshme qe do lere pas vehtes ky ligj qe eshte i destinuar drejt vdekjes se sigurte.

    E gjithe databaze do bjere ne duar qe veshtire se do e asgjesojne edhe pas nje kundraligji qe do e shpalle te pavlefshem e antikushtetues.

    Ky ligj, keshtu siç eshte konceptuar frenon qe pa lindur çdo nisme inovative te shum perdorimit te mjeteve wifi, per e-banking, per prenotime, pagesa, e-medicine e mijra te tjera aplikime qe mbushin me hapa gjigante hapsirat e pafundme te maredhenjeve ndernjerezore ne vendet e zhvilluara te perendimit.

    Qellimi i aprovimit sa hap e mbyll syte te kesaj kuçedre liri mohuese, eshte tejet i qarte ne nenin 7. te tij, ku ligjerohen subjektet qe kane te drejten e perdorimit te kesaj databaze gjigante, duke filluar nga doganat, tatimet, drejtesia, policia, ministria e brendeshme, prokuroria dhe ajo qe eshte me qesharake jane gjykatat.

    Pasojat demtuese do jene te pa imagjinueshme qe keta gangstere promovues te ligjit i bejne vendit dhe imazhit te tij, duke filluar nga te huajt qe duan te vizitojne Shqiperine, tek emigrantet, tek sipermarresit e huaj qe duan te investojne e deri tek ambasadat e huaja e perfaqesuesit e organizmave nderkombetare qe do marrin guximin te shkelin ne territorin shqiptar.

    Duke njohur analfabetizmin e gjithe strukturave qe duhet ta mbrojne kete databaze, duke filluar nga e plepdipllomuara Harito, tek keshilltari i saj shites qepesh te thata Lorenc Bako, e deri tek polici Çipa nga Himara me sitin online te shpuar nga te kater anet, rrezikohet te bjere ne dore te grupeve kriminale te huaja, duke filluar nga ato ruso-serbe, turke, greke e me radhe.

    Edhe mes vete kompanive telefonike te liçensuara, krijohet nje konflikt interesi i pa shembullt ne boten e biznesit, ku sekretet industriale te tyre behen loje e konkurences se ndyre e korruptive.

    Nese kemi bindjen e plote se PD-istet luften qe kane nisur e bejne jashte ketyre problemeve reale, thjesht per kokurence dy partitore, kuvendaret e PS-ise duhet te zgjohen nga letargjia ku i ka futur Edi Rama me gangsteret e tij Tahiri e Harito, e se shpejti edhe Balla i fryrjeve qafe shtremberuese, dhe ta hedhin ne koshin e plehrave kete monster te diktatures neoliberiste te mjeraneve ediramiste.

  • Futja kot me kot.E gjitha eshte per pergjimet,nuk e kuptojme pse thone genjeshtra banale,kur dihet se nr IMEI eshte per te indentifikuar personin,edhe po te nderroje sim karten,me nje fjale pergjuesve i shtohet edhe nje akses me shume per te pergjuar,behet me kollaj..Ka shume vende ne Evrope qe e kane kete rregull,por ministrja dhe zagaret e saj sajojne banalitete te tilla,gjoja per evazion.Atehere pse nuk rregjistrojme edhe gjera te tjera,pasi ti blejme,se mund te kene evazin,si p.sh. kepuce,camcakiza,ore,tv,ipad etj.Edhe keto me duket po ecin sipas rruge se ish qeverise se Sales.

  • Regjistrimi i IMEI eshte vetem per pergjim. Sot do pergjoje kjo qeveri, neser po me kete regjistrim do pergjoje qeveria tjeter. Socialistet e gelltisin sot kete pergjim nga qeveria Rama, po a do ta gelltisin dot pergjimin nga qeveria e neserme? Por ne qe nuk jemi me asnje pale e qe jemi shumica c”taksirat kemi te pergjohemi per hir te nje vendimi idiot politik?

  • o njerez te trashe po nuk pergjohem telefonat nga IMEI pyesni ndonje mik ose familjar qe merr vesh nga teknologjia (edhe pse nuk besoj qe te keni ndonje mik ose njeri ne fis te zgjuar duke marre parasysh trashesine juaj).

    • kujt i flet DERRAVE? ketyre u del imei cdo nate ne enderr 😉 nuk ka te bej me pergjimin imei o derra thjesht hardware serial eshte edhe cdo pajisje elektronike ka nje serial siper, une qe e kam me imei 0000 dmth nuk eshte i mundur pergjimi? e keni gabim o dele brrrrrrrrrrrrrrrrrrrr beeeeeeeeeeeeeeeee

  • Kush jane keta more qe blejne celular nga 300 mije e i nderrojne cdo 3 vjet?? Politikanet dhe femijet e tyre, se populli i gjore i merr me 20-100 mije maksimumi.Une kam nje celular te blere 150 euro para 7 vitesh dhe funksionon sikur e kam blere sot.

  • Regjistrimi i IMEI behet per te pergjuar. Asnje vend ne BE nuk ka qe qeveria te detyroje qytetaret te regjistrojne telefonat. Ata qe lumturohen sot nga pergjimi, do lebetiten neser kur ti pergjoje qeveria tjeter. Ndonje qe nuk do te besoje te pergjimi, le te pyese a regjistron kush IMEI e telefonit ne Itali, Greqi a kudo ne Europe.

    • Mos ja futni kot o njerez.
      IMEI nuk eshte per pergjim . IMEI eshte per identifikim.
      Pergjimi eshte lone tjeter nuk behet nga IMEI.
      Jane a patate speciale dhe shume te kushtueshme qe sgjenden ne treg the kontrollohet shume shitja e tyre.

      Ligji qe miratuan nuk eshte ligj I mire si domos se kush mund te kete akses te database e te dhenave. Si edhe kostoja qe u bie qytetareve per te paguar gjithashtu detyrimi per ta regjistruar keto gjera Jane te teperta

      Sa per Pergjimin nga IMEI flini te qete se nga ana teknike eshte e pamundur
      Gjithashtu eshte shume e kushtueshme per ta mirembajtur kete sistem.

      Qeveria dhe Parlamentaret Jane shume injorante ne keto drejtime per aq me teper s’konsultohen as me specialistet e ketyre fushave .

  • Lerini ore denglat se eshte per identifikim, si ajo ministrja bib Harito qe thote se eshte IMEI si shasi makine. Per pergjim ore per pergjim e duan se nuk ka detyrim nga qeveria asnje europian te regjistroje IMEI e telefonit. E kjo Harito nuk ka pse behet me e zgjuar se gjithe Europa. Le te gjeje nje vend ne Europen e Bashkuar Rama e Harito bashke qe regjistrokan me detyrim ligjor IMEI e telefonit.

  • Futja kalit mbase del mushke e mire.
    IMEI ose International Mobile Equipment Identity, eshte nje numer qe lejon te dihet se kush e ka shitur dhe kush e ka blere kete aparat. Kjo behet me teper per taksat dhe ne raste jo te zakonshme mund te perdoret si prove (bombat me celular). Nese shteti kerkon te pergjoje dike, me ose pa IMEI , do ta beje siç po e ben.
    Nese telefoni ka nje bateri ne pune dhe nje chip elektronik (karta SIM), atehere mund te pergjohet lehtesisht dhe jo vetem nga shteti. 15 000 dollare ose rreth 13200 euro kushton aparati, mund ta bleje çdokush tek Alcatel ose AT&T. Ka dhe lloje te tjere.
    Gabimi i qeverise qendron tek menyra sesi ben ligjet pa sqaruar popullin. Sa per opoziten qe bertet (kot per mendimin tim, sa per tym) e bejne per interesa te ngushta, se u iken nje pjese e tortes nga duart atyre qe futin ne menyre te jashteligjshme.
    Sa per Europen. Nese ketu policia te kap me nje telefon pa IMEI te regjistruar te ben denoncim per grabitje ose vjedhje. Kjo sepse ne momentin qe shitet telefoni te regjistrohet IMEI. Nese nuk e ke te regjistruar do te thote se ke grabitur ose vjedhur nje pike shitjeje. Ik e sqarohu ti pastaj.
    E perseris,IMEI nuk ka te beje fare me pergjimin , e ben me te lehte po, por jo se eshte i domosdoshem. Po nje telefon fiks qe nuk ka IMEI, mund te pergjohet? Nese po, si ka mundesi pa IMEI? E keni bere ndonjehere kete pyetje? Eshte turp qe me kete zhvillim qe ka teknologjia sot, njerezit grisen e çirren se mos “u vjedhe” IMEI-n qeveria.

  • Qeveria Rama behet e para qeveri ne Europe qe detyron me ligj regjistrimin e IMEI te aparatit celular. Askund nuk detyrohet njeri te regjistroje IMEI me detyrim. Del se kjo qeveria Rama e paska te drejte e tere Europa qe nuk regjistron IMEI e paska gabim. Ketij fakti i shmanget qeveria e ata qe presin te pergjojne e te pergjohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *