Regjistrimi i numrave celularë, kompanitë kërkojnë kohë

anazapta

Regjistrimi i të gjitha kartave celulare në emër të përdoruesit, duket se do të marrë më shumë kohë nga sa pritej. Edhe pse data 6 mars ishte afati i përcaktuar nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike për kompanitë celulare, një proces i tillë ka dhëne rezultate të pjesshme. Të paktë kanë qënë ata qytetarë që i janë përgjigjur njoftimit të kompanisë për regjistrim.

Nisur nga kjo situatë, kompanitë celulare kanë kërkuar pranë Autoritet të Komunikimeve Elektronike shtyrje të këtij afati edhe për disa muaj të tjerë. Pas shpërthimeve të shpeshta me tritol Ministria e Brendshme i kërkoi Agjencisë së Komunikimeve Elektronike që të verifikojë si dhe të detyrojë kompanitë që të regjistrojnë kartat celulare, me qellim që të reduktojë përdorimin e tyre për efekte terroriste.

Paralelisht me këtë, kompanive u është kërkuar që të rishikojnë edhe mënyrën e shitjes së kartave tek distributorët. Ndërsa ka mbërritur tek Ministria e Drejtësisë propozimi i AKEP, që rishitjen e kartave celulare të konsiderohet vepër penale. /Vizion Plus

 

Share This Article
6 Comments
  • Jeta e shqiptareve te ciles do natyre qe te jete: gangstere, manjate, politikane apo njerez te thjeshte eshte me e çmuar se çdo liçence operimi i kompanive telefonike.
    Kuptohet qe nuk duan te humbin kliente e para, sa per shqiptaret, le te tmerrohen e te pesojne shperthimet me tritol-celular nga gangstere te mbrojtur nga keta biçime qelbesira qe mbajne ere serbo-malazeze, grecofone, vllahe, çameriote e kosovare.

    TE BLLOKOHEN LIÇENCAT E TYRE !

    • Te gjithqa keto kompani jane nga larot e Sali Serbit e klanit te tij.

      Ata vodhen dhe rropen popullin Shqiptar per 20 vjet kushtonte per te bere nje telefonate me shqiperine aq sa kushton te besh me Afganistanin

      Qeveria kujton se keta do bashkepunojne me “rilindasit”

      Keta kane dare leket e vjedhjes me Klanin e Sali Serbit per 20 vjet ….

      OH c’na kenaqen ……

  • Ju keni te parregjistruar njerzit jo me do regjistroni kartat e tl….nuke eshte forma e duhur per te luftuar krimin oooooo njerz….ngelet njerz pa eksperienc gjith jeten.

  • Vini afat bllokiin e tyre ne se nuk paraqiten per regjistrim, pse, nuk e dini formen o pronare kompanish qe i rjepni shqiptaret me tarifa..

  • Po çfare jane keta more…??? Kane veshtiresi per ti regjistruar…??? po bllokoji mer daj, se ata i dine te gjitha ato qe jane te paregjistruara… Atehere bllokoji dhe te regjistrohen e pastaj brenda ores çbllokoji… Kaq e veshtire qenka…??? Po jo mer daj, ketyre duhet tu vihen k… ne bige qe ta kuptojne se ka shtet…

  • Me shume problem jane nr promocionale qe shperndahen te regjistruar ne mase dhe jo ne emer te perdoruesit, te cilit, kur i dhurohet nr i tel, i kerkohet edhe kopja e ID.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *