Regjistrimi i pasurive tek noteri, Manjani: Shmang korrupsionin

Saimir Lleshi

Shërbimet në lidhje me pronën do ta kryej noteri.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 25 janar dhe kjo do të lehtësojë jo pak radhët e qytetarëve në zyrat e Hipotekës.

Marrëveshja midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomës së Noterëve është nënshkruar sot.

“Kjo është një mundësi, është një lehtësim që ju japim qytetarëve të Shqipërisë për ta marrë këtë shërbim tek zyra e noterit me çelësa në dorë. Regjistrat online për këtë punë janë krijuar, për të shërbyer shpejt dhe për të shmangur, e theksoj këtë, kontaktin me persona që janë në zyrat e shtetit dhe ku lind edhe korrupsioni”, thotë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Kryetarja e Dhomës së Noterisë, Mimoza Sadushi u shpreh se do të jenë gjithsej 27 shërbime si edhe 200 zyra noteriale për të ofruar shërbimin te qytetarët.

Mes 27 shërbimeve nga 52 që ka në total zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme noterëve u lind e drejta me ligj të kryejnë procedura si: verifikimet për gjendjen e pronës, regjistrimi i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër, marrja e vërtetimit të pronësisë, transaksion si dhe regjistrim online i pronësisë etj”, sqaroi ajo. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Pse korrupsioni lindkerka vetem ne zyrat e shtetit dhe jo ne zyrat e noterise apo ne zyra te tjera?! Shmangia e radheve ne zyrat e Hipotekes nuk eshte lehtesim per qytetaret, sepse qytetaret do zene tani edhe nje radhe me shume, ate tek noteri. Pse nuk behen te gjitha 52 sherbimet ne nje zyre, por duhen ndare ne dy pjese, 27 tek noteri dhe 27 te tjerat ku?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *