Prokuroria e Përgjithshme dërgoi një përfaqësues të saj në spitalin ku ndodhet deputeti Mark Frroku për ta njohur me akt-ekspertimin e sendeve të gjetura në shtëpinë e tij.
Oficeri i Prokurorisë së Përgjithshme, Arjan Muça, ka qenë i shoqëruar edhe nga 2 avokatët e Mark Frrokut.
Ndërkohë Ora News siguron sendet që i janë sekuestruar në banesën e deputetit ditën e arrestimit.
Flitet për një orë kamera, telefon, laptop, stilolaps kamera.
Gazetarja e Ora News, Anduena Llabani, e cila ndoqi zhvillimin e ngjarjes, duke iu referuar burimeve nga organi i akuzës, informoi sot paradite se pretendohet se përmes njërit prej këtyre objekteve janë xhiruar dhe disa pamje nga lokali “Viva”. Sipas pretendimeve të deputetit Tom Doshi, në këtë lokal është përgatitur dhe skenari i vrasjes së tij dhe deputetit Mhill Fufi.
“Deputeti refuzon të përgjigjet pa u njohur me akuzat. Sot ishte një seancë komunikimi i akteve të ekspertimit. Por për momentin interesohemi për gjendjen shëndetësore të klientit pasi është e rëndë”, thanë avokatët Saimir Visha dhe Genc Gjokutaj në përfundim të seancës së njohjes me aktet e ekspertimit në spitalin privat ku Mark Frroku ndodhet i shtruar prej dy ditësh, pasi la ambientet e paraburgimit në 302.
Pritet që javën e ardhshme prokuroria t’u komunikojë akuzën dy deputetëve dhe Durim Bamit, të cilësuar nga Doshi si “vrasësi i penduar” dhe dosja të shkojë në Gjykatën e Lartë.
Sipas avokatëve, Mark Frroku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër.

Me sa shohim perendoj dhe zoti Doshi me gjith pashaporten https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM Australiane dhe Amerikane
Akoma me telenovelen frroku-doshi????????Pfffffffffffffffffff.
kohe e humbur per shqiptaret shikoni popullin e jo politikanet se jan pa buke prandaj po ikin epo marrin rruget e botes se me politke na ngopet e po na vjen per te vjell moguxoni te kerkoni vota me llumin e shoqeris se sta fal njeri beni rruget e fshatrave 1 here ne vit me cakull ndryshe do vemi me keq ne greminen e ekonomise se familjeve tona majte me spekullime
FAQJA E JUAJ
DY FJALE DO THEM; PARAJA NGRE UJIN PERPIETE /DOKTORET PER PARE E CAJNE E QEPIN SA HERE KA NEVOJ FROKU
KETO JANE TE ZGJEDHURIT E QEVERIS.KURRE NUK DO TE KETE MBAREVAJTEJE KY VEND,ME KETO DEPUTET TE KORRUPTUAR.NUK PAME NJE HERE NE PARLAMENT TE DISKUTOJNE PER HALLET E POPULLIT..PO AKUZOJNE NJERI TJETRIN VETEM PER DALLAVERETE E TYRE.