Ndërkohë që ditën e djeshme është bërë publik emri i parë që do të kandidojë për SPAK, sot mësohet edhe kandidati i dytë.
Kandidati i parë që ka aplikuar për t’u bërë pjesë e SPAK është Klodian Braho i cili është prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ndërkohë mësohet se kandidati i dytë për SPAK, është prokurori Besnik Muçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Muçi ishte kandidat edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Të 15 prokurorët e ardhshëm të SPAK-ut duhet të kenë kaluar vettingun, por ky nuk është një kriter ndalues për këdo që synon të kandidojë brenda datës 7 shkurt.
Kjo sepse, pas dorëzimit të dosjes, edhe ai do t’i nënshtrohet me prioritet vettingut.
k.a. / dita

Pasuria e Mucit:
Tokë me sipërfaqe 366 m2 në Pogradec;
2 mijë m2 tokë bujqësore të përfituar sipas ligjit 7501;
një shtëpi në Tiranë, të blerë me hua dhe kursimet e punës në emigracion;
tokë me sipërfaqje 300 m2 në Shkozë të blerë nga kursimet;
4. 2 mijë m2 tokë bujqësore në Pogradec të blerë nga kursimet;
apartament në Tiranë me sipërfaqe 78 m2 të blerë 2016 me vlerën 75 mijë euro, 25 mijë prej të cilave i kishte kursime dhe 15 mijë euro i kishte marrë hua;
një automjet me vlerë 6200 euro; kursime nga puna për menaxhimin e dy dyqaneve mobileri në Turqi dhe 15 mijë euro borxh.
Muçi nuk ka deklaruar një banesë me sipërfaqe 99 m2 mbi këtë truall të regjistruar në ZRPP që në 1996. Vetë prokurori është shprehur se nuk kishte dijeni që kishte një ndërtesë, të cilën sipas KPK e ka përfituar në mënyrë të paligjshme.
KPK gjithashtu është shprehur se për shtesën e apartamentit ka të dhëna kontadiktore dhe pa saktësi mbi kohën e ndërtimit.
Pranë zyrave të noterive, rezultoi se noteri S.R. në 2013 i ka shitur një truall me sipërfaqe 178 m2 me vlerë e 1.3 milionëve prindërve të bashkëshortes së prokurorit, shitje e cila nuk është deklaruar.
Prokurori ka filluar të paguajë tatimet mbi qeranë dhe të ardhurat personale vetëm pas plotësimit të formularit të Vettingut.
Përsa i përket aftësisë profesionale janë konstatuar mangësi dhe parregullsi pa nënshkrime por gjithsesi ndaj Muçit nuk ka pasur masa disiplinore.
TANI ME FALNI
1 – SI KA MUNDESI VETEM KETA TE POLITIKES DHE TE DREJTESISE KANE TOKA E SHTEPI PA FUND?
2-JU DUKET I PERSHTATSHEM NJE SKUTH I TILLE PER SPAK-UN QE DO DENOJE ATYRE QE KETA FARE BURRASH PROKURORE U THONE NE TELEFON “SHEFA”???
2 000 m2 te perfituar nga ligji 7501 , shkruan ky komentuesi lart . Kujtova se e kishte blere ,se nuk lejohet dhe nuk do e gezonte ky prokurori , do i hiknin leket kot ,si ky ,por edhe te tjeret . Eshte kusht i BE ,pa shkuar prona tek i zoti ,nuk ka integrim ne BE , apo do rime ,ne anarshi si deri tani .Prandaj perendimi ,vendosi te beje reformen ne drejtesi. Pse me ligjin 7501 dhe me kooperativa bijqesore , do inkuadrohemi ne BE ?. Ai qe nuk e kupton eshte rryp ,dhe ha me luge bosh . Zgjidhni e merni .
Burukoraci e lodheshme.Nga nji veting ne tjetrin edhe mbasi ke kaluar te parin.Kjo te krijon iden se vete keto te vetingut bajne pune jo te paster.Kur ne,do arrijme me kurorezimin perfundimtar te reformes ne drejtesi sic e ka bota perseri do ndodhin anashkalime sic ndodhin edhe ne vendet e tjera perendimore ku rreformen ne drejtesi nuk i’a u heqin as pike as presje.Ekane perfundue si te thuash ne TABU.