Regjistrohet kandidatura e parë në garën për kryeprokuror

Leda Hysa

Është regjistruar sot pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kandidatura e parë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Olsian Çela është zyrtarisht kandidati i parë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë. Çela është prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

KLP çeli garën për kryeprokuror më 19 mars, ndërsa prokurorët e interesuar kishin 30 ditë kohë për të dorëzuar aplikimet.

Në garën për Prokuror të Përgjithshëm të Shqipërisë pritet të jetë edhe Arta Marku, prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, që do të kërkojë mandatin 7-vjeçar.

Një tjetër kandidat i mundshëm është edhe ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Adnan Xholi.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *