Regjizori me famë botërore Hedvin Thierry Saljani, u bë i famshëm për publikun, se ja doli që me një telefon të përdorur, të përgjonte vlonjatin e parë që flet me veten për politikë, nga mëngjesi në darkë.
Saljani u gëzua aq shumë për “vetminë artistike” të vlonjatit të mërzitur, sa i premtoi ta bënte star si Bred Pattën njeriun dixhital të Fierit që natën bën chat me Tony Bler(ish kryeministrin anglez) dhe i çon foto te vjetra të Fatos Nanos dhe Taçi Oil.
Tony Blair bën be që fotot nuk janë montazh, dhe mbush Londrën me thashethemet e Fierit para dhe pas Rilindjes Urbane.
Megjithatë na duhet diçka më e fortë – i tha një ditë regjizori Saljer aktorit të tij brilant. Na duhet të bëjmë një “Breaking Bad” të ri. I kam menduar të gjitha. Na duhen dy celularë, një ku ti merr veten në cel dhe një i dytë ku t’i i përgjigjesh vetes. S’duhet të ikësh me vrap kur flet, që celulat e celularëve të jenë afër e afër. Ndryshe si do kuptohet që flet me veten? Nga zëri mendon? Zëri imitohet ta garantoj unë. Vetëm unë nuk imitohem, se e kam zërin si pipzë…
Vlonjatit që fliste me vete ju ngjeth trupi nga gëzimi. Kur flas me vete, para se të pergjigjem, mund të bëj dhe një cingarë me bar. Gjeniale apo jo? -Megjithatë i tha Vlonjati, nuk e bëj nëse nuk kam një pasqyrë ku shoh vetën ndërkohë që kërcënoj veten.
-Për pasqyrën do të jap 200 mijë euro – i tha Saljeri. Mbaje në shtëpi po deshe, aty mund të përgjosh dhe veten në dush.
-Nuk e di, Kam frikë se do zhvilloj tendenca narciziste dhe s’do më pëlqejë as emri im. Do më duhet të vetëquhem Babale, si çdo njeri me pritje vetëreferuese dhe sociopate.
-Është perfekte çfarë thua. Në fund vrasim Vlonjatin dhe lëmë Babalen. Për vrasjen e emrit tënd akuzojmë gjithë dynjanë, dhe në fund fusim në burg Tarantinon. Kur ta fusim në burg të ziun bëjme filmin Kill Babale 1 dhe Kill Babale 2.
Vlonjati u ngrys dhe kuptoi që para pasyrës nuk mund të bënte asgjë. Ndryshe s’kishte si të vritej dhe Babale 1 dhe Babale 2, pa pasqyrë.
E pa në sy regjizorin dhe i tha vetes si në ditët e para të xhirimeve: Po s’më bleve pasqyrën do ta hash, do kujtohesh si Roman Polanski i Lozhanit të vogël.
