Bashkia e Tiranës ka rehabilituar Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në prag të 5 majit, ditës së Dëshmorëve.
Pas rilevimit gjeodezik e topografik, Bashkia e Tiranës nisi punën për meremetimin e murit mbajtës te parcelat e Varrezave të Dëshmorëve ku ka pasur rrëshqitje e shembje nga sezoni i shirave, duke normalizuar situatën.

Gjithashtu është punuar edhe për kurimin e bimësisë dhe të dekoracionit duke zbukuruar shtëpinë e përjetshme të atyre që dhanë jetën për Shqipërinë.
Varrezat e Dëshmorëve janë të përfshira në Protokollin e Shtetit si vend ku kryhen nderime dhe organizohen ceremonitë zyrtare.

s.a/dita

Pak perpara funeralit, eshte zakon shqiptar, dikush nga Familja, Lali Eri, shkon e ben gati vend-varrimin.
Kush po Lamtumirohet per te Deshmoret?!