Rehabilitohet blloku i banimit në Njësinë 2, shqetësim i hershëm i banorëve

Leda Hysa

Nga një zonë me zero investime prej vitesh, ku balta në dimër dhe pluhuri në verë ishin kthyer në normalitet për banorët, i gjithë blloku i banimit prej 21 hektarësh i kufizuar nga “Rruga Elbasanit” – “Stavri Vinjau” – “Pjetër Budi” dhe “Ali Visha” në Njësinë 2 është transformuar në një lagjet më të mira të Tiranës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi përfundimin e një prej investimeve më të rëndësishme, kërkesë e përhershme e banorëve të zonës. Ai vlerësoi punën e bërë, ndërsa theksoi se rehabilimi i gjithë zonës jo vetëm ka rritur vlerën e pronës, por edhe do të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve, të cilët edhe pse jetonin shumë afër qendrës, ishin në kushte që linin shumë për të dëshiruar.

“Ky është një nga projektet që ka qenë ndoshta meraku më i madh i Njësisë 2; e gjithë zona midis shkollës “Mihal Grameno”, shkollës “Labinoti”, ish “Vajgurit të Vjetër”, deri në rrugën e “Elbasanit”, rruga “Budi” dhe “Ali Visha”, mendoj se ka dalë në dritë. Ishtë një nga zonat e cila konsiderohej pjesa më e rëndomtë e Njësisë 2, sot ka një vlerë krejt tjetër, në momentin që ndriçimi është LED, janë mbjellë pemë, ka vende parkimi, ka rampa për karrocat dhe është ndërhyrë në infrastrukturën nëntokësore”, tha Veliaj.

Ai theksoi se tashmë që kanë përfunduar punimet në infrastrukturë, duhet të nisë edhe rehabilitimi i pallateve të banimit përmes fondit të komunitetit. “Tani që kemi zgjidhur çdo gjë në nivelin horizontal, duhet të mendojmë për nivelin vertikal. Aty na duhet bashkëpunim me qytetarët, që për veshjen me kapotë, për efiçiencën energjetike, na duhet që t’i ndajmë shpenzimet. Skema është shumë më e thjeshtë: zgjidhet fillimisht administratori i pallatit, i cili i autorizuar nga banorët jep kontributin e tyre, kurse Bashkia nga ana e saj e dyfishon atë kontribut”, sqaroi Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku shtoi se zgjedhjet mbaruan dhe tani është koha për ta bërë Tiranën më të mirë. “Tani që mbaruan zgjedhjet, mbaroi sherrnaja e debati, është koha për të kujtuar që arsyeja pse zgjidhemi dhe arsyeja pse punojmë, qoftë në Parlament, qoftë në Bashki, qoftë në njësinë administrative, është që t’iu shërbejmë njerëzve dhe të zgjidhim hallet e tyre. Thirrja ime për të gjithë qytetarët është që tani që beteja mbaroi, nuk ka rëndësi fare nëse jemi të djathtë apo të majtë, nëse vajtëm të votojmë ose i bojkotuam, rëndësi ka që jemi shqiptarë, jemi tironsa dhe do të duhet që të punojmë bashkë. Kur mbillen pemë, i bëjnë hije të gjithëve njësoj, si të majtëve edhe të djathtëve; kur shtrohet një rrugë, ecin të gjithë, si të majtë, si të djathtë; kur shtohet një kënd lodrash, luajnë të gjithë fëmijët, si të të majtëve, edhe të të djathtëve”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se duke përfituar edhe nga koha e favorshme që ofron stina e verës, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës do të vijojnë me intensitet të lartë punët publike, në mënyrë që qyteti të jetë gati të presë qytetarët kur kthehen nga pushimet. “Jam i lumtur që pas shkollës “Kosova”, pas Liceut dhe Shkollës Koreografike, po mbaron edhe shkolla “Labinoti”, ndërsa ka filluar rikonstruksioni i shkollës “Mihal Grameno”. Ndaj them, se në fund të ditës, në këto shkolla do të shkojnë si fëmijët e familjeve të majta e të djathta. Për të gjitha këto arsye, fokusin gjatë verës do ta mbajmë jo te sherri, jo te përçarja, jo te sulmet ndaj njëri-tjetrit apo institucioneve, por te kopshtet, te çerdhet, që kur qytetarët të jenë kthyer nga pushimet, pavarësisht bindjeve që kanë, të shohin që Bashkia dhe qeveria kanë qenë në krye të detyrës dhe kanë bërë punë edhe kur ata ishin buzë plazhit”, theksoi veliaj.

Deputetja e PS, Vasilika Hysi, vlerësoi vëmendjen që Bashkia e Tiranës ka treguar ndaj komunitetit të zonës, e cila për më shumë se 20 vite nuk ka pasur investime. “Dua t’ju falenderoj në emër të banorëve të kësaj zone; për 20 e ca vite këtu nuk ka pasur investime. Kjo është një zonë e populluar jo vetëm nga banorë të Njësisë 2, por edhe nga studentët e “Qytetit Studenti”. Nga ky investim përfitojnë jo vetëm banorët, por edhe studentët, të cilët janë në një numër të konsiderueshëm. Me këtë investim vlera e pronës këtu është rritur shumë”, tha Hysi.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Kjo zone ne mes te Tiranes,paska qene prej vitesh investimesh!
    Joooo moreeee!
    Po ne Yzberisht,qe ka qe kur u krijua TOKA,qe asnje qeveri nuk ka hedhur asbnje lek,cfare mund te quhet?
    MASHTRUESA jeni te gjithe!
    Vetem aty ku ju behet reklame investoni,se ketu ne Yzberisht nuk kalojne turistet dhe ambasadoret!
    MORTJA QE S’U U HA!

  • Kjo zone ne mes te Tiranes,paska qene prej vitesh investimesh!
    Joooo moreeee!
    Po ne Yzberisht,qe ka qe kur u krijua TOKA,qe asnje qeveri nuk ka hedhur asnje lek,cfare mund te quhet?
    MASHTRUESA jeni te gjithe!
    Vetem aty ku ju behet reklame investoni,se ketu ne Yzberisht nuk kalojne turistet dhe ambasadoret!
    MORTJA QE S’U U HA!

    • O Zef, pse nuk ankohesh tek platforma Shqiperia qe duam?!
      U lodhe duke kerkuar cerdhe, kopshte, rruge dhe kendra lojrash per Yzberishtin. (hahaha)

      • Bravo Hosteni ,qe je kaq i zgjuar sa me rekomandon mua kufomen e platformes mashtruese te Rames!
        Une dua te m’i zgjidhe hallet shteti e jo platforma anti shtet!
        Kush eshte kjo platforma?
        Nga varet dhe cfare kompetencash te vecanta paska qe nuk i paska shteti ligjor?
        Jo more idioti Hosteni,se per mua kjo platforma eshte pjese e shkaterrimit te shtetit ligjor e jo te me zgjidhe hallet mua!
        Po une i kam shkruar edhe Rames edhe Veliajt per keto probleme dhe as e kane vene ujin ne zjarr,ndersa ti paske besim!
        A je njohur ti me raportin e fundit te Bankes Boterore se ne Shqiperi 37% e te punesuarve punojne ne te zeze?
        A e di se cfare do te thote kjo shifer kriminale?
        Kjo do te thote se shteti nuk ka nen kontroll 50% te bizneseve te vendit,ose i ka nen kontroll,por si i korruptuar i lejon ata qe te mbajne punonjes ne te zeze ne kembim te ryshfetit prej milionash!
        A e di ti Hosteni,se keta mijra punonjes ne te zeze nuk ju paguhet rroga e plote se ndryshe nuk do t’i mbanin ne te zeze,se jane edhe pa kontrate pune,pra jane edhe te pa mbrojtur ligjerisht?!
        A e kupton ti Hosten mavria se per keta mijra vete nuk jane paguar kontribute per sigurimet shoqerore e shendetesore qe do te thote se nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe nuk perfitojne sherbime shendetesore falas?
        Te pyes une ty:
        -Po keta mijra te punesuar ne te zeze,qe jane kaq te diskriminuar e te poshgteruar nga bizneset e te pa mbrojtura nga ky shgtet i korruptruar,pse nuk i janbe drejtuar kesaj platforme te mallkuar qe te zgjidhnin hallet?
        Po jo more mavri se ne kete shtet te korruptuar,qe nuk ka lene pa privatizuar asgje,por ka shtetezuar gjene me jetike te demokracise sic jane ANKESAT E QYTETAREVE,jo platforma ,por as PERENDIA nuk ua zgjidh hallet!
        Platforma nuk eshte sajuar nga Rama per te zgjidhur hallet,por per t’u mbyllur gojen njerezve,qe te seleksionoje denoncimet per korrupsion dhe te merret me vogelsira!
        A ka skandal me te madh,qe ne Shqiperi 37% e te punesuarve nuk u derdhen kontributet?
        Po ky shtet a eshte gjalle apo punon per Ramen?
        Asnje vend ne bote nuk ka hapur nje pltforme te tille,per te bere ankesa,prandaj mos me kerko mua te behem BUDALLA si ty!
        Sa per Yzberishtin eshte nje lagje me 50 mije banore dghe 5 mije femnije,por ky shgtet e ka lene pa cerdhe,pa kopshte,pa kende lojrash,pa lulishte etj!
        Kur ti e lexon ankesen time,po kryeministri dhe kryebashkiaku,qe ua kam derguar me email ankesen time,pse HESHTIN ME PERBUZJE?
        Te dhjefsha mu ne platformen tende kriminale,o Hosten!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *