Prodhuesi i makinave gjermane, Audi ka kërkuar falje për një reklamë ku shihet një vajzë e vogël e cila është duke ngrënë një banane para një makine.
Kjo reklamë tërhoqi një sërë kritikash në Twitter, ku pretendonin se ky nuk ishte imazhi i duhur për një fëmijë.
Kritikët thanë se poza e fëmijës ishte “provokuese” dhe e papërshtatshme pasi bananet dhe makinat sportive shpesh herë janë parë si simbole të epshit të meshkujve.
Në një postim në Twitter Audi kërkon falje duke u shprehur se ata kujdesen për fëmijët dhe nuk do ta përdorin më këtë reklamë.
“Ne sinqerisht kërkojmë falje për këtë imazh të pakëndshëm dhe ju sigurojmë që nuk do të përdoret më në të ardhmen”-shkruhet në faljen e tyre.
Slogani i Audit mbi imazhin e publikuar ishte: “Lejoni që zemra juaj të rrahë më shpejt në çdo aspekt.”
Reklama e plotë për Audi RS4 në faqen e firmës tregon se kjo makinë është e përshtatshme për një familje prandaj dhe ata e kishin parë të arsyeshme që të shfaqej një vajzë e vogël duke ngrënë banane.
l.h/ dita

Shume mire, tashti ndalohen kalamajte te hane banane se mund t’iu kujtohet vegla e babit. Ku po shkon kjo bote?
Nuk gjeta nje lajm qe mund ti perputhej ky koment, gjithsesi mund te rezultoje i dobishem per drejtorine e rrugeve, pushtetin lokal.
Dihet qe rreth rrotullimet jashte qendrave te banuara jane burim aksidentesh. Anglia ka perqafuar modelin hollandez te rreth-rrotullimeve, duke ndertuar te parin ne nje zone afer Kembrixhit. Ky model i jep perparesi biçikletave dhe kembesoreve, te cilet jane kategoria me e rrezikuar ne keto lloj kalimesh. Xhonson ka thene qe ky model do shtrihet ne te gjithe vendin, MBASE edhe ne
https://www.dailymail.co.uk/news/article-8599907/Britain-gets-Dutch-style-roundabout-gives-priority-cyclists.html