Reklama ruse:  “Mos pi duhan, mos u bëj si Obama”  

Ornela

Një foto e presidentit amerikan, Barack Obama, duke tymosur një cigare,  është bërë pjesë e një reklame antiduhan të shfaqur në Moskë, që po ngjall shumë polemika.

“Duhani vret më shumë njerëz se Obama dhe Obama vret shumë njerëz. Mos pi duhan. Mos u bëj si Obama”, thuhet në të.

Dmitry Gudkov, deputet rus dhe kritik i qeverisë së Vladimir Putin, publikoi një foto të kësaj reklame në llogarinë e tij në Facebook: “Jam i neveritur dhe i turpëruar me atë që shfaqet në rrugët e kryeqytetit rus”.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas kësaj reklame, që është përhapur kudo në internet.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti i SHBA-së shfaqet në reklama negative në Rusi. Sipas “Moskow Times”, në janar të këtij vitit një grup artistësh, mbështetës të Putinit, vendosën një poster të Obamës me fjalën “vrasës” në ambasadën e SHBA-ve në Moskë. /DITA

 

160218181550_obama_anuncio_fumar_rusia_624x832_dmitrygudkov_nocredit

Share This Article
2 Comments
  • NO SMOKING si reklame kunder duhanit me surratin e Obames eshte gjetja me e duhur por ka rrezik te pergjysmoje industrine e cigareve ne bote. Sidoqofte ne keto miliarda njerez ne bote, surrati i jevgut Barak eshte me bindesi per te lene duhanin.

  • Po pse ky ka cmim Nobel per “Paqe” ne lindjen e mesme,solli “demokraci” ne keto vende qe do behen moderne te reja pasi do rrafshohen.Ashtu si Tereza qe parate e nxjerra nga “bacja” e saj ne Vatikane ndihmoj te varferit ne emer te zotit,por me nje qellim qe te mbjelle armiqesi duke kthyer ne Katolike.
    nuk e di ne qofte se kjo tregon respekt te besimit te tjetrit apo arrogance qe shfrytezon te pabuksit,njesoj si pas renies se Bizantit Greke per 1000 vjet ashtu erdhen edhe ketu katoliket e “Paqes” se perpara kishte Zot vatani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *