Rekomandimi për hapjen e negociatave, Bushati: Një ditë e madhe për Shqipërinë

DITA Online

 

Pas rekomandimit të KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë ka reaguar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili e cilësoi si një ditë të madhe për Shqipërinë.

Bushati thotë se mesazhi është i qartë se reformat e ndërmarra po japin fryte.

Më tej, ai shprehet se kjo është një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar punën.

“BE rekomandon qartë dhe fort hapjen e negociatave për anëtarësim. Mesazh i qartë se reformat e thella dhe të pareshtura që kemi ndërmarrë për shtetformim, më në fund po japin fryte, dhe se rajoni është pjesë organike e Evropës. Kjo është një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar me punën e madhe. Faleminderit @ HR @ Hahn për angazhimin dhe mbështetjen tuaj në rrugëtimin tonë”, shkroi Bushati në Twitter.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *