Rekord i ri i temperaturave më të ulëta në Tokë

Ornela

Regjistrohet temperatura më e ulët ndonjëherë në Tokë. – 98 gradë Celcius kanë arritur të regjistrojnë shkencëtarët në zemër të Antarktidës gjatë dimrit të errët e të ftohtë polar.

Kjo matje e re kalon rekordin e mëparshëm që ishte regjistruar në 1983 pranë stacionit rus Vostok. Njeriu nuk është në gjendje të thithë ajër kaq të ftohtë për më shumë se dy frymëmarrje pa rrezikuar një hemorragji në mushkëri.

Në atë kohë shkencëtarët rusë që dolën jashtë bazës për të matur temperaturën vishnin disa tuta specifike dhe maska, që bënin të mundur ngrohjen e ajrit para se të thithej.

Ndërsa sot matjet janë bërë më satelitë, të cilët kanë fluturuar mbi akullnajat ku është arritur të kapet rekordi i ri, pra temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në planet.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Po akujt do shkrihen me ulje temperature.
    Teper e ngaterruar edhe vete shkenca .
    Do ishte mire qe kjo lloj shkence te fliste nji here ne 50 vjet apo ne 100 vjet.E jo te mendoje 100 here pa te flasin nji here e taman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *