Kërkesat për azil, mbi 11 mijë shqiptarë aplikuan për në vendet e BE në 2021, mbetemi rekord në rajon dhe në kontinent

J L

 

 

Të dhënat e fundit të Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian (EUAA) bëjnë të ditur se në vitin 2021, nga Shqipëria aplikuan gjithsej për azil 11.2 mijë persona, 77% e të cilëve e kishin aplikim për herë të parë.

Në raport me vendet e rajonit, shqiptarët duan të ikin nga vendi i tyre më shumë se të gjithë shtetet e tjera të rajonit.

Maqedonia e Veriut, që është shteti i dytë në listë pas nesh për kërkesat për azil ka rreth 5 mijë aplikime, apo më pak se gjysma e Shqipërisë.

Më pas renditet Serbia me 3,200, Bsonja- Hercegovina me 2500, Kosova me rreth 2,300 dhe Mali i Zi me më pak se 500.

Edhe në raport me popullsinë Shqipëria mban rekord, me 3.9 aplikime për 1000 banorë.

Shqiptarët, aplikuesit më të mëdhenj në Europë

EUAA shkruan se grupi më i madh i azilkërkuesve europianë ishin shqiptarët (11 100), të ndjekur nga moldavët (7 700).

Të dy paraqitën rreth 70% më shumë aplikime në 2021 sesa në 2020. Krahasuar me vitin 2020, një numër i ngjashëm ukrainassh (6 300) kërkuan azil, por aplikuan tre herë më shumë bjellorusë (3 800).

Një rritje dukshëm më e fortë ka ndodhur vetëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut (5 000), aplikimet e të cilëve janë katërfishuar.

Aplikimet në total

Sipas EUAA, në vitin 2021, aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare në BE+ u rritën me një të tretën, në 617 800, duke u rikthyer në nivelet para pandemisë pas një rënieje të madhe në vitin 2020.

Niveli në 2021 ishte afërsisht i ngjashëm me atë në 2018, por ende disi më i ulët se në 2019. Ndonëse nuk mund të përjashtohet që COVID-19 dhe kufizimet e lidhura me lëvizjen të kenë ende ndikim në procedurat e azilit, çdo efekt i tillë duket të ketë qenë dukshëm më i dobët se në vitin 2020.

Rritja e përgjithshme e kërkesave për azil në vitin 2021 u nxit kryesisht nga afganët dhe sirianë. Afganët depozituan dy herë më shumë aplikime (rreth 97 800) krahasuar me vitin 2020.

Pas marrjes së Afganistanit nga talibanët, vendet e BE+ morën më shumë se 10 000 aplikime afgane çdo muaj që nga gushti, niveli më i lartë nga të gjitha kombësitë e tjera. Megjithatë, në përgjithësi në vitin 2021, sirianët ende depozituan pak më shumë aplikime (106 000) sesa afganët, dhe pothuajse dy të tretat më shumë se në vitin 2020.

Irakianët ishin grupi i tretë më i madh i aplikantëve në vitin 2021 (rreth 28 700). Ndërsa aplikimet e tyre janë rritur gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme nga viti 2020 (+ 58 %), pjesërisht për shkak të rrugës së re të migrimit të parregullt nëpërmjet Bjellorusisë, ato mbetën më të ulëta se në vitet para 2020.

Irakianët u pasuan nga pakistanezët (24 600), turqit (23 700) dhe Bangladeshit (20 000). Për të tre kombësitë, aplikimet ishin dukshëm më të larta se në vitin 2020.

Monitor

j.l./ dita

Share This Article
12 Comments
  • Nuk kerkojne AZIL,por kerkojne resorte turistike te shtrenjta,se ne Shqiperi nuk kane ku t’i shpenzojne miliardat!
    Kane 31 vjet qe pushojne ne resortet e Turqise sa u merziten,tani duan te shetisin Europen!
    Keshtu thote kryeministri Rama,se shqiptaret kane fituar lirine e levizjes dhe ikin ku te jetojne me mire!
    Cfare duan me shume shqiptaret?
    Edhe bota ka nevoje per pervojen shqiptare,se ja nga Ekuadori e deri ne Brritanine e Madhe shqiptaret japin pervojen dhe investojne me DROGE,PROSTITUCION,VRASJE etj!
    A nuk jane suksese keto?

  • Shqiperia po vdes,shqiptaret me te varferuar se kurre, Edvin Turpi perbalt si persona qe bejn lojen e Putimit edhe ata pak qytetare qe protestojn kunder Qeverise mafioze te drogaxhiut.Akuzon miku i Vuçiçt per putinizem!

    • Shqiptaret jane bere profesioniste se si te fitojne azil ose menyra te tjera te qendrimit! Mbi 99% jane mashtrime te thurrura bukur! Me kujtohet nga vitet 95-96 ishte nje person mik i ngushte i doktorit qe edhe atij i therrisnin Doktor,si saliut,kuptohet qe kish krijuar nje apo disa linja per Shqiptaret! Keto linja kriminelesh egzistojne akoma! S’ka kerkesa per azil jane genjeshtra dhe bota na gjykon me berishistet qe kerkojne “azil”!

      • Linjat e krimineleve te ndihmojn te njohesh rruget per marrjen e azilit,por me tutje nuk kan mundesi,sepse qe te marresh azil nuk eshte kollaj,sepse kalon ne shume filtra.Shqiperia llogaritet akoma vend jo demikratik.Me denimin e Saimir Tahirit duhet rehabilitohej Dritan Zagani(qe ka fituar statusin e azilit politik) dhe disa police te tjere qe denoncuan Ministrin mafioz.Por drejtesia ne dore te mafiozit Edvin Rama nuk denjoi as ti thirrte si deshmitare,deshmitaret kryesore.Shqiperia ishte gati te hynte ne BE kur erdhi ne pushtet Rama,qe duhej te plotesonte vetem 3 kushte qe tani jane 16. Perse edhe pas 9 vitesh nuk jan hapur negociatat?Sepse jemi vend jodemokratik. Kjo eshte edhe arsyeja qe Rama ben presion ndaj zyrtareve te BE-se,sepse mos/hapja e negociatave e penalizon.

  • Ky eshte vetem turizem azili. Asgje tjeter se ata rrine disa muaj ne BE edhe marrin leket edhe pastaj kthehen ne Shqiperi. Eshte e qarte qe nuk fitojne azil ne BE ata. Por propaganda e poshter mediatike ne televizionet edhe gazetat shqiptare ashtu e ka. Qellimi i kesaj propagande eshte qe shqiptaret te nxiten te emigrojne edhe te sillen ne Shqiperi aziatike edhe afrikane sic ka filluar te sjelli Edvin Rama edhe para tij Sali Berisha iranianet.

  • Ne te vetequajturit Skiptare te Albanistanit duhet te kuptojme qe Vorio Epiri i mohuar nga Veziret, Pashallaret, Bejleret, Agallaret, Hoxhallaret, Muhipet, Dervishet dhe sot bijte e tyre Egziston.
    Sepse sipas Arnauteve turkoalbanosa egzistonte vete “Heroi i tyre” ish Jeorgios Kastriotis Prijesi i Epirit.
    Te pakten keshtu njifej sipas Marin Barlettit qe thoshte qe ne jemi Epirote.
    Dhe sipas “historianit” te famshem Xhufi u convertua ne Katolike per aresye “Strategice”!
    A ka ndonje njeri i “Ndershem” dhe me pak Mendje ne Koke te pranoje keto Genjeshtra dhe Mashtrime?
    Keto dhe shume te tjera e bejne kete vend me ish Kombesi Greke Bizantine te degjenerohet dhe te shkaterrohet sa populli i ketij vendi te mos kete Dashuri per kete vend te transformist ne nje vend Islamik dhe me controll nga Imperialistet.

  • Ay i madhi thote ndryshe. Ay thote qe jemi shembull. Mbase edhe jemi! Mbase ia fusin keto keta te dynjase se botes se lire qe nxjerrin statistika te bazuara ne levizjet e njerezve qe mundohen per te ikur nga ky vendi yne i dashur. Ku keta qe na e kane pushtuar dhe na e vjedhin cdo pasuri publike vetem na shajne se pse protestojme per jeten mizerabel qe kemi, dhe qe keta na e bejne edhe me shume te tille. Ku nese nuk je mik i pushtetit nuk ia del dot per te mbijetuar. Ku shendetesia eshte shembull por sherbimi i saj eshte me i keqi dhe me i korruptuari.
    Po po. Jemi mire shume. Turp te na vij.

  • Sepse Shqiperia eshte e pushtuar. E pushtuar dhe e grabitur perdite;. Parate e fituara nga grabitja ua ruan Europa ne bankat e saj.

  • Te na rroi partia me shokun edvin mjelli like floriri dhe me komunisti sali gerrdeci qe I prun demokracin ktij vendi harrova dhe pijaneci ordiner fatos kumarxhiu kto te lart permendurit e Ben kte vend si Somalia komunista bira k****sh qe te gjith e dobica parties

    • E ke shume gabim qe i quan keta politikanet si komuniste. Keta nuk jane hic fare komuniste sepse keta politikanet jane plotesisht xhorxhsoriste te poshter. Komunizmi i Enverit ishte fati me i madh qe ka pasur Shqiperia pas kohes se Skenderbeut.

    • Industrializimin e beri Enveri me komunizmin e tij edhe ndertoje gjithe ato fabrikat. Nuk kishte papunesi ne kohen e Enverit. Ushtria shqiptare ishte ushtria me e forte e Ballkanit. Shqiperia per nga industrializimi edhe prodhimi ekonomik per banor arriti ne 1970 qe te barazohej me Spanjen. Shqiperia ia kaloi ne kohen e Enverit per nga ekonomia Greqise edhe te gjitha vendeve te tjera te Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *