Libri i Rekordeve Gines e njohu japonezen 116-vjeçare si personin më të vjetër në botë. Kane Tanaka mori mirënjohje në një ceremoni të veçantë në shtëpinë e të moshuarve ku jeton, në Fukuoka, në jugperëndim të Japonisë.
E lindur më 2 janar 1903, ajo është fëmija i katërt. Tanaka ka zakonin e ngritjes në orën 6-të mëngjesit dhe argëtohet duke studiuar matematikë. Mbajtjen e rekordit para e saj, e udhëhiqte një tjetër grua japoneze, Chiyo Miyako, e cila u nda nga jeta korrikun e shkuar në moshën 117-vjeçare.
Burimi ansa.it
v.l/Dita
