Rekrutimi i talenteve, Jupi tregon problemet

redaktor

Redi Jupi, shef i zyrës së zbulimit të talenteve në FSHF, ka deklaruar për televizionin Top Channel se të gjithë e kanë të hapur derën e kombëtares shqiptare. Ka pasur mjaft lojtarë të rinj shqiptarë që kanë zgjedhur të përfaqësojnë vendet ku janë rritur dhe shpeshherë FSHF është vënë nën akuzë për paaftësi për t’i veshur me ngjyrat kuqezi. Jupi thotë se nuk është detyrë e thjeshtë t’i bindësh ata dhjetëra futbollistë që luajnë me kombëtaret e moshave të vendeve të tjera. “Nuk është kollaj për të përzgjedhur gjithë këta fëmijë. Ne kemi një buxhet të vogël. I thërrasim nëpër testime dhe seleksionime, vijnë një pjesë por jo të gjithë”, tha Jupi. “Herë pas herë lojtarë dalin, siç është Januzaj, siç është Ismail Zelli me Wolverhampton, i cili për momentin nuk pranon, siç është Ilir Azemi, i cili nuk pranon, Orhan Ademi e të tjerë. Janë disa emra. Është shumë kollaj për t’i evidentuar dhe për t’i thirrur këta lojtarë, këtu nuk është se ka neglizhencë nga ana jonë. Problemi është se me ta nuk mund të kërkosh të bisedosh gjatë. Këtu ka vetëm kërkesa dhe lutje nga ana jonë, por duhet të kihet parasysh që ky nuk është një klub sportiv, por kombëtare, nuk është ndonjë kompeticion ku do të mund të rivalizojmë me dikë tjetër, për të ofruar një shumë më të madhe ose më të vogël”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *