Një maroken i arrestuar në Majorka, Spanjë, i cili po akuzohet se po bënte rekrutimin e luftëtarëve të ISIS-it dhe për promovimin e sulmeve në Evropë, është identifikuar si një kuzhinier dhe trafikant kokaine.
Mohamed Harrak, 26, kishte punuar si kuzhinier në një hotel në qytetin turistik të Santa Ponsa në Majorca, ndërsa dyshohet se gjithashtu se është i përfshirë në shitjen e drogës.
Policia e armatosur e kishin arrestuar atë në shtëpinë e tij ku po jetonte me familjen e tij në një lagje të varfër të kryeqytetit Palma, pas një bastisje të bërë të martën.
Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme e përshkruajnë atë si një “kërcënim për sigurinë kombëtare”, në një deklaratë.
