“Mungesa e kërkimit shkencor në vend, alarmante. Na financoni”

Edona Llukacaj

Rektorët e universiteteve publikë e privatë në vend kanë kërkuar rritjen e fondeve për kërkimin shkencor si dhe rishikimin e bllokimit të dhënies së doktoraturave nga universitetet.

Gjatë takimit të thirrur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ata e konsideruan mungesën e  financimit si një ‘kambanë alarmi’, që ndër të tjera po mban peng prej 6 vitesh dhe hapjen e programeve të doktoraturës, ndërsa situatën aktuale në këtë drejtim e quajtën të mjerueshme.

Ish ministri i arsimit dhe rektori Et’hem Ruka tha: “Kërkimi shkencor në vendin tonë është zbehur, sporadik, vuan për fonde. Ka një sërë problemesh me kërkimin sepse edhe ato institute kërkimore që kishte Shqipëria, kaluan në varësi të institucioneve të tjera u shkrinë si kripa në ujë. Sot nuk ka institucione kërkimore në Shqipëri. Kjo është një dramë dhe sinjal alarmi që duhet të na trondisë të gjithë.

Ato pak institute që kanë mbetur dhe që mbeten me shpirtin e kombit, si instituti i historisë apo gjuhësisë në kuadrin e Albanologjisë dhe Arkeologjisë janë në një gjendje të mjeruar. Janë në kufijtë e mbijetës. Është një këmbanë alarmi. Duhet të financohet në burime njerëzore dhe në fonde për kërkime edhe të mos mbetemi në fonde të huaja që janë të limituara dhe kapin fusha të qarta.

Fondet e para janë ata që ruajnë identitetin tonë. E shikoj si një gjë urgjente.

Ruka shtoi: “Jam i shqetësuar sepse këtu nuk ka një raport kombëtar mbi gjëndjen e teknologjisë dhe shkencës në Shqipëri. Për të na treguar ku jemi, ku do vemi. Nuk punon asnjë vend pa këto raporte. Nuk e di kush duhet të marrë përsipër por kam përshtypjen se Akademia e Shkencave duhet të jetë në pararojë të kësaj iniciative, për të prodhuar raporte që kanë rëndësi kombëtare.

Ne na duken të pavlerë, merremi me gjëra të përgjithshme, grindjet i bëjmë çdo ditë. Në televizor shikojmë banalitetin e ditës ndërkohë ka gjëra më të rëndësishme që kanë të bëjnë me të sotmen dhe të ardhmen e vendit. Ka gjëra që bëhen me lekë por ka dhe gjëra që bëhen me mënd, me dashurinë për atdheun. Mund të duket arkaike por kështu është”.

Rektori Ruka preku edhe një tjetër problem të arsimit pasuniversitar shqiptar, duke theksuar: “Jemi të shqetësuar sepse në Shqipëri ka ndodhur një inflacion gradash dhe titujsh shkencore gjatë gjithë këtyre viteve. Pa vënë limite majtas apo djathtas ky proces ka vazhduar në vazhdimësi, deri në doktorata dhe artikuj fiktivë të botuar në sajte fiktivë, jashtë dhe që paraqiten si artikuj origjinal. U bë një vendim qeveri me shpejtësi pas protestave të studentëve por që është i pazbatueshëm. U bë me urgjencë. Të verifikosh doktoratat sot duhet infrastrukturë jashtëzakonisht e madhe, duhen kritere, duhet të jetë shumë e qartë se çfarë quhet kopjim dhe çfarë origjinalitet. Sa përqind shkon doktorata. Të gjitha vendet e tjera i kanë përcaktuar kriteret por tek ne mungojnë.  Parashikoj një proces të vështirë që ky verifikim të bëhet, ashtu si e shikoj të vështirë prej shumë vitesh shkolla ose cikli i tretë i edukimit të shkollave të larta, që ka të bëjë me shkollën doktorale është i bllokuar. Në një kohë që nuk ka arsye të bllokohet. Duhet të zhbllokohet me urgjencë kundrejt kritereve që duhet të jenë shumë të ashpra, filtruese për të bërë doktorata të kualitetit të lartë si në vendet e tjera. Nuk besoj se zgjidhja  për të ulur numrin e doktoruesve në Shqipëri është të bllokohet një proces i tërë të paktën prej 7 vitesh. E quaj të papranueshme. Duhet të zhbllokohet”.

e.ll./dita

Share This Article
13 Comments
  • Serioze dhe teper shqetesuese, sepse ketu ndodhin gjera unikale….
    Para disa dites universiteti Mesdhetar organizoj dhenien e diplomave per studentet qe mbaruan.
    Dhe a e dini çfare tha administratori Anasta Angjeli :
    – sot kemi dy ngjarje te medha….e para eshte nder per ne qe na ka ardhur z. Erjon Veliaj,
    – dhe e dyta, sot ka ditelindjen djali i Erjonit…
    A ka me turp, a ka me poshterim qe ky hajdut tallet me studentet ??!!
    Me pas Veliaj filloj ato historite e tij prekese….

  • Na duhen leket per deputetet njehere. Meqe jane copa kafshesh te afirmuara mga Kuvendi, na duhet ti paguajme dyfish, se lodhen duke ngritur kartonin per PPPte e Ramutit.
    Dashkeni shkence ju. Shkoni pirdhuni me gjithe shkence.

  • Ethem Ruka Dallkauka:

    DOKTORUESIT E TU O ETHEM BEU JANE HALEPASTRUES NE PERENDIM

    sepse:

    Me doktoraturat e tyre famoze mund te fshijne vetem bythen duke i perdorur si ‘leter higjenike”

    PO CFARE ZBULIMESH FAMOZE SHKENCORE DO TE BESH TI O REKTOR DALLKAUKU ETHEM RUKA?

    kur:

    Nuk ke asnje fabrike apo uzine prodhuese, kur Prodhimi yne Kombetar ka mbetur ne vend numero qe nga Koha e Qepes e Enverit? Po t’i nuk prodhon dot nje gozhde per ta ngulur ne murr o rektori i Edvinit, Ethem Beu, cfare shkence do te besh ti more mavri me doktoraturat e tua idiote dhe groteske qe i ka perkthyer intelektuali me tonelata dhe qe nuk vlejne as per leter bythe?

    apo:

    I do fondet nga Rilindja per te shpikur prodhimin e traktorit dhe frigoriferit enverist shqyptar, sic u mburr kasapi Mehmet Shehu do kohe me pare ne Kohen e Qepes te Partise se Punes?

    • Oh te q.fsha robt o Uran Kostrec -Kastraveci o Intelektual Prostata o legen , o Matara e Çpuar dhe e bere Shoshë.
      Po çfare mutin ke qe per te gjithe vjell vrer .
      E’them Ruka eshte Shkenctar e kaluar Shkenctarit o palaço qe je bere KANCERI i DITES .
      Po nuk ke faj ti po ka faj Thano , Erion Habilaj dhe Xheto Shehu qe te japin ty hapsire .
      “”Skllevër apo Zotër te Gjeneve tona “”, eshte nje Punim Kolosal i Dr Ethem Rukes i cili eshte nga ata qe numerohen me gishtat e nje dore te “”Bukës së vjeter “”, por ti mor gjuhe neperke dashke te vdesesh me helm ne goje , Fundërrinë !

  • Si mund të drejtohet një vend pa institute studimesh. A kemi ne një institut që studion problemet për arsimimin e brezit të ardhshëm? Apo edhe ky është shkrirë! Nëse kemi arritur deri këtu, atëherë duhet të pranojmë që qeverite tona kanë mohuar të ardhmen e vendit.
    Nuk dua ta besoj!

    • faro budalli:

      Fjala nuk eshte per institutet që studiojne problemet tra-la-la për arsimimin e brezit të ardhshëm,

      por:

      Rektor Dallkauku i thote qeverise:

      ME JEPNI LEKA BADIAVA PER KERKIME SHENCORE DHE DOKTORATURA,

      prandaj:

      Qeveria nga ana e saj ka te drejten t’i thote Rektor Dallkaukut, Ethem Beut qe kerkon leka badiva si bamiresi komuniste per doktoraturat e tij famoze si “leter bythe”:

      MIRE UNE TE JEP LEKA BADIAVA, FALAS NGA BUXHETI I SHTETIT QE E MBUSHIN TE GJITHE SHQYPTARET ME TAKSA DHE TATIME, POR TI REKTORI ETHEM BEU CFARE DO T’I JAPESH SHQYPTAREVE?

      dhe:

      Gjasat tregojne se Ethem Rektori nuk eshte ne gjendje te paraqese nje projekt apo nje studim si pershembell nga kerkimet shkencore dhe doktoraturat e tij famoze te shtoje prodhimin e kallamoqit apo te domates bio pershembell qe te justifikoje lekat badiava nga ana e qeverise, sic ndodh kur i kerkon leka privatit, apo sic ndodh kur nje vend antar i kerkon fonde BE-se per te zhvilluar nje fushe konkrete te ekonomise.

      prandaj:

      Kerkesat e Rektor Gjumashit (shikoji ne kete foto karagjozesh) jane:

      SI NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES

      Ishte nje rufjan komunist me emerin Lipe Naci qe i premtoi Enverit se po t’i leshonte lekat e buxhetit badiava si lume per kerkime ne fushen e naftes do ta bente Diktatorin Pederast te pasur si Sulltan Arabie, por Lipe Naci cpoi token e Fierit si urrith pylli dhe nuk gjeti kurgje dhe Enveri i preu koken dhe e shpalli “Armik te Popullit dhe Poliagjent te Imperializmit si per t’i treguar dallkaukeve te tjere se asgje falas nuk jepet ne kete Bote.

  • Duke lexuar tekstin ” Biologjia 7 “, u habita se eshte perdorur fjala ” kocka” ( qe vjen nga serbishtja ) kur ne shqip perdoret fjala “eshtra” ( sipas fjalorit enciklopedik ). Me shume u habita kur kete tekst e ka perkthyer dhe pershtatur E. Ruka me titull profesor ! Mire profesori ndoshta nuk e zoteron mire gjuhen shqipe, por shtepia botuese Mediaprint nuk ka redaktir letrar ?

    • Bravo o Teodor, ti e kapke demin per briresh. Po ç’rendesi ka mor zoteri a i thua kocka (qofte edhe serbisht), apo eshtra. Une jam 75 vjeç burre dhe gjithe jeten time “kocka” kam degjuar te thone e kam thene. Ky zotni Ruka, eshte si eshte, po ngre nje problem qe eshte i rendesishem, kurse ti e nxirke me biografi te keqe se ne tekstin e Biologjise, paska shkruar kocka, ne vend te eshtra. E ç’na myten budallenjt, e prandaj s’ka fonde per shkence, e prandaj eshte rrumpalle gjithandej se perdorkemi fjale serbe ne vend te fjaleve shqipe. Sa per dijeni kockes serbisht i thone kost. U ftofsh ne mendere or Teodor.

  • Intelektual, je nje vemje qe e shtyn kohen 24/24 ne komentet e gazetes “Dita” duke nxjerr litare muti nga goja pas cdo shkrimi dhe per cfaredo gjeje qe shkruhet, thuhet, gjykohet. Me sa duket masturbohesh duke share pas nje pseudonimi sepse ndihesh krejt i pavlere ne kete bote dhe anonim si te gjithe plehrat e dekompozuara. Je nje fenomen tipik qe meriton studime te thella soc- psikologjike. Pse kam pershtypjen qe je dhe shume i shemtuar fizikisht dhe kete ke nje jete qe po e vuan? Sharjet jane shpikur ne kete bote sepse egzistojne njerez si ty o mjeran!

    • Ah vjosana : besoj se gjithe keto tipare i ke vete kur mundohesh me degraduar debatin tek aspekti fizik i njerit! Edhe po te tregoj se edhe njerezet e shemtuar sipas teje behen shkencetaret te medhenj ( lexo pak e shiko atene karroç , prof) po kuti yt eshte bimbot doktoresha te KM tend! E arroganca alla spiropalara!

  • Nuk u ngop ky Ruka duke vjedhur.Panvarësisht se lekët ja mban gruaja.Etem, shtëpitë botuese të vjetra kanë bërë gati denoncimin r SPAK për lekët që u ke marë nga librat që janë botuar kur ishe minister që nuk ke lënë tender pa vjedhur.Edhe i ndjeri Ilmi Braçe ka lënë denoncim së bashku me një top letre hygjenike ku është stampuar fytyra e ministrit të arsimit të asaj kohe ETEM RUKA

  • O ruka , halla nuk e dini cka eshte plagjia e cka njoh e ju duhet studime ?! Po lexoni pak e mesoni nga bota qe i ka vu kriteret nderkombtarisht te pranuar pos nga shqiperia, me falni albanistani i juaj se Shqiperia eshte ma shume se ju!
    Fajin kerkone tek ju qe kenidhane doktoratura pa kriter e pa studime sepse ishit ju qenuk ishit ne nivel te detyres ! Tash korret pa bereqet te mbjelljes suaj kemi! Edhe dona duhet kohe me i cfarros!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *