Rekuiem për ndershmërinë

Ornela

Bedri Islami

Disa ditë më parë, në qytetin e Shkodrës, vdiq një njeri fisnik.

Quhej Shpëtim Lame.

E kam njohur që prej më shumë se 40 viteve. Intelektual i klasit të parë, njerëzor deri në flijim, i ndershëm si pak kush në këtë kohë trazuese, i dinjitetshëm për jetën e tij.

Nuk ishte nga Shkodra. Vinte nga ato familje që qyteti i lashtë i priti bujarisht dhe i shkodranizoi. I bëri ” të vetët”. Dhe ata u bënë të qytetit.

Në rrugën e tij ka pasur disa stacione jete. Fillimisht arsimtar në Dukagjin, menjëherë pas mbaroi Universitetin e Tiranës. Ishte koha kur shkolla mbetej shkollë dhe detyrimi ndaj vendit mbetej detyrim. Stacioni i parë i jetës së tij do të sillte tek përkushtimin për cilindo. Vat Sokoli, inxhinieri i pyjeve nga Dukagjini do të më shkruante se, „Shpëtimin e kam njohur që në vitin 1978. Gjatë kohës që ishte në Dukagjin takoheshim thuajse çdo ditë, me një kënaqësi të veçantë, si me askënd tjetër, bisedonim për gjëra të sferës intelektuale dhe shihnim tek ai shembullorin e miqësuar me të gjithë“.

Nëse nuk do të kishte mësues të tillë, në zonat e thella malore të vendit, çfarë do të bëhej me të ardhmen e tyre?

Shpëtim Lame

Mësues të nderuar nga Shkodra, disa nga të cilat vinin nga familje që quheshin të prekura politikisht, ishin ata që u bënë saktësisht ndërtuesit e gjuhës shqipe. Pas luftës, të gjeje një mësues shkodran në Kukës, Tropojë, Pukë, Dukagjin, ishte gjëja më normale në botë.

Të ishe mësues në veriun e vendit, menjëherë pas përfundimit të studimeve, ishte e natyrshme. Shpëtim Lame do të ishte njëri prej tyre.

Më nga afër e kam njohur në fillimet e pluralizmit shqiptar. Janari i vitit 1991 do të kishte jo vetëm ngrirjen e motit, por edhe të fërfëllimën e largimeve të njëpasnjëshme të atyre që e kishin patur deri asaj dite disa nga privilegjet e viteve, që dukeshin të mëdha asaj kohe, por që janë çikërrima në kohën e sotme.

Të ishe socialist në Shkodrën e vitit 1991 ishte mëkat i madh, në ndermendjen e shumë vetëve. Të ishe drejtues në jetën e socialistëve, ishte më tepër se kaq. Ishte një periudhë e vështirë, e rëndë, ku demokratikasit , duke pasur në ballë shumë nga ata që më pas do të ishin fillestarët e bandave, kërkonin heshtjen dhe jo mendjen. Shpëtimi ishte njeri i mendjes dhe i guximit. Ishte në të drejtën e tij që ia kishte dhënë fillesa e një jete tzë ndershme. Qyteti, si dukej aso kohe, kishte vendosur të pranonte vetëm një ngjyrë, blu-në demokratikase dhe kishte shpallur tabu për çdo mendim tjetër. Shumë kush ia kishte mbushur mendjen vetes se qyteti kishte qenë më i përsekutuari, më i përndjekuri, duke harruar të vërtetat e kohës.

Shpëtim Lame u shfaq në trupën e parë drejtuese të socialistëve. Njerëz, që më pas do rrinin kokëulur në varrimin e tij, në janarin e vitit 1991 i ishin vërsulur mllefasi : ” po ti çfarë bën me këto, të majtët ?”, ndërsa vetë kishin qenë, deri në momentin e fundit , komunistë të devotshëm, që shoqëroheshin vetëm me kuadro të lartë dhe që mburreshin se, ashtu si e dikurshmja kishte krijuar familjet e mëdha pasurore, ashtu, edhe ata, po krijonin familjet e mëdha të komunizmit.

Pak burra morën përsipër drejtimin e socialistëve në Shkodër. Shaqir Vukaj, Sadetin Stankaj, Lekë Çukaj, Shpëtim Lame….disa mjekë të shquar, Skender Zaimaj, Fatmir Ibrahimi, figura të veçanta të një kohe të ashpër. Ndoshta figurat më të papërsëritshme të socialistëve në Shkodër, shëmbëlltyra e tyre e ngriti atë.

Jam takuar shpesh me Shpëtim Lamen, ndonëse jo aq shpesh sa do të kisha dashur.

Jemi takuar në Shkodër, ku ai kishte detyrën e shefit të arsimit të qarkut; jemi takuar në Prishtinë, ku ishte dërguar si konsull i shtetit shqiptar, jemi takuar në Tiranë, e përsëri në Shkodër, ku ishte drejtor i Zyrës vendore të regjistrimit të Pasurive të paluajtshme, Hipotekës.

Në të gjithë postet kishte mbetur i njëjti.

Largimi i tij nga jeta ishte i befasishëm. U ndodha në Shkodër kur ai vdiq larg atdheut të tij. Të cilin e kishte dashur si pak kush.

Së bashku me një mik të vjetër, si është në traditën tonë, shkuam për të ngushëlluar familjen e tij.

Nëse nuk do e kisha njohur do të mendoja se shtëpia e tij do të ishte një vilë e bukur, e re, e ngritur mes një kopshti fantastik, diçka mes përrallës së dikurshme dhe thyerjes së një njeriu vizionar.

Kishte qenë shef i arsimit të Shkodrës…kishte qenë konsull….në fund kishte qenë edhe drejtori i hipotekës.

Nuk kisha qenë asnjëherë në shtëpinë e tij. E dija lagjen ku kishte banuar, diku në mesin e qytetit, në afërsi të asaj fushe ku dikur luanim futboll deri në mbrëmje, e njohur si “Fusha e Banjës së Vogël”.

Një pallat i zakonshëm, i ndërtuar në kohën e djeshme, si dukej i ngritur me kontribut vullnetar, shkallë të zakonshme, nga ata me çimento të hirtë që nuk ngjyrosej kurrë; hyrja e banesës ishte , po ashtu, një gjë e zakonshme, dhe ata që bënin të veçantën, ishin njerëzit që prisnin, tepër fisnikë, të heshtur, figura të nderuara të qytetit tonë.

Nuk e di se sa të tjerë do të gjej me virtytet e tij. Nuk e di se si jetojnë shefat e tjerë të arsimit, drejtorët e hipotekave, konsujt, por ndershmëria e Shpëtim Lames ishte proverbiale.

Ndaj edhe shkrova në fillimin e këtij shënimi ” Rekuiem për ndershmërinë”.

Lamtumirë, mik!

Le pas vetes shëmbëlltyrën e njeriut të ndershëm dhe të ditur, atdhetar dhe të burrit me besë!

 

Share This Article
13 Comments
    • O @Zorra e B…s , Berishen “kot” e ke vendosur te fundit , sa per te treguar se je ” i pa anshem” , se ai nuk ka nje keshtjelle , por disa te tilla . Jo vetem ato qe shohim neper tv , si ne Vicidol , ne rrethinat e Tiranes ,te Durresit e ne Detin e ujrave te ngrohta te Jonit …!
      Por ti , si zorre e trashe e saliut , e ke per detyre qe ta mbash te paster e ta lepish nga disa here ne dite ate , more zoti shpellar mesjetar !

  • ah, më erdhi për të qarë…. si gjithmonë kur shkruan komisar Bedriu ,

    o shoku komisar, ça dmth “Ishte koha kur shkolla mbetej shkollë dhe detyrimi ndaj vendit mbetej detyrim.”???
    shkolla ishte shkollë vetëm për ata të biografisë, dhe detyra ndaj vendit ishte të vrisje shqiptarë !!!?

    po në 78 ça diskutime intelektuaLesh, bënit ju mor aman ???
    diskutonit për revolucionin kulturor kinez !!??

    te jesh socialist ngelet mëkat dhe sot, por ti e di mire sindromën e Stokholmit, ti je vetë shembulli i gjallë.
    Pavllovi eksperimentoi qentë, socializmi eksperimentoi mbi kavje si ju, prandaj ishit jeni dhe do ngeleni skllever ops socialiste dmth.
    meqë ra fjala për shtëpinë e nderçme të shokut Lame,
    mos është nga ato pallatet që sekuestruat në 46 ! ?
    nga ato që i morët me autorizim biografie si spiune ops socialist të nderçëm !!??

    uh, çfarë rekuiemi për nderçmërinë socialiste… s’po më pushojnë lotët për shokun Lame ….
    Ngushëllime

    • Njeriu mund të jetë gjithësesi idiot. Mjafton të lexosh më sipër dhe e ka të qartë se cili idiot nukr respekton as vdekjen e një njeriu të mirë dhe të ndershëm.

      Sepse janë mësuar me dajak dhe këtyre njerezve vetëm huri i bën punë.

      Kështu o njeri i zi…

    • Keq me vjen se ti je me te vertete rraca e Black man,qe kerkoj te perdhosish cdo gje te ndershme ne kete vend.
      Prandaj jemi Keti ku jemi o faqja e zeze e Kësaj shqipnie,o njeri pa fe e atdhe.

  • Nuk e njohe te ndjerin e perderisa Bedriu shkruan qe e ka njohur dhe ka qene njeri i mire, ngushellime familjes! Por te shkruash per nje njeri qe ka vdekur por ti se ke njohur ne ate menyre qe shkruan “demokrati” black, do te thote se Enveri ka qene njeriu me tolerant i nje sistemi strikt komuniste sepse me e pakta keta kriminel me fjale por pa prapanice (prapanicen e kane patur rrufeprites kur ju rreshqiste sapuni) t’ua kishte mbyllur prapanicen e siperme sepse tani pervec ritualit sapunor kane dhe ate gojor.

  • Zoterinj a shoke komentues!
    Mos u ngutni te komentoni per “Ndershmerine” e Bedriut! Ne komentin e pare qe nuk do ti pelqeje, do ti bllokoje komentet dhe “Ndershmeria” e Bedriut do jete – no comment – E ka bere shpesh Bedriu kete, eshte pjese e “Ndershmerise” tij. Mbase dhe ky paralajmerimi im do behet shkaku i mbylljes komenteve. Tung o Bedri.

  • Backa dy fjale i meriton vec atyre qe te kane thene komentuesit e tjeter.
    Ti thafte dora,mendja e zemra e t’u befshin gur.
    Je i zi ma shume se e zeza,ti qe kerkoj te perdhosish nje te vdekur qe e nderoi tane Shkodra.

    • ah i dashur dhe i trashur hot@Kent,
      në fakt nuk përdhos askënd e jo më dikë që ka vdekur e se kam njohur hiç.
      problemi i vetëm që kam është koha e nderçme e Bedrinjve, dhe e jotja ndoshta.
      kjo ma sjell në majë të hundës.
      ajo koha juaj e nderçme që ju la në burgun mendor, ku etalon i njerzillëkut ishte vetëm biografia.
      elozhet që i bën asaj kohe Luli vocërr që ende se di kush i vrau të anë, ma sjellin në majë të hundës
      kur përmend ende pallatet e ngritura me kontribut vullnetar, me vjen ndonje tik cerebral, sepse të gjithë e dinë që ngriheshin nga ata shqiptarët me biografi të keqe, ata që e ngrysën jetën barakave, sepse pallatet ishin për socialistët e nderçëm, kjo ma sjell në majë të hundës,
      ma sjell në majë të hundës ky rekujemi i nderçmërisë socialiste, sepse shoku Lame, në vend tjetër e në koh tjetër mund të ngrinte 4 vila, sepse të punosh e të kesh vila nuk është asgjë e keqe, nuk osht çfaqe huaj si e paraqet komisar Bedriu

      po sidoqoftë mos mu përgjigj më, se me vjen në maj të hundës kur rri e merrem me ndonjë …hot si ti 😛

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *