Eurodeputeti Kukan,
një relike e shekullit që shkoi,
si në çdo çështje madhore,
qeverinë shqiptare sulmoi!
Foli me zërin e Bashës,
ky plak matuf-i ndërkryer,
dhe blerjen e votës-këtu,
e bëri një fakt krejt të kryer!
Do hyjë në punë karota,
Kukani na thotë sy më sy,
se Rama do blejë disa vota,
që vendi të ketë “drejtësi”!
Kukan-i shkreti Kukan,
le nam në sy të gjithë botës,
po meqë e nise-na thuaj,
sa do të jetë çmimi i votës?!
Kukan-i shkreti Kukan,
që deklaratën e nguli,
këto deklarata perverse,
i kemi dëgjuar nga Luli!
I kemi dëgjuar nga Luli,
idioti ynë i përmendur,
që “tradhti” e të tijëve,
gjer në ekstrem e ka trembur!
Ndaj s’do e s’do që Reforma,
të futet në kalendar,
se nuk beson as të tijtë,
është kthyer në telendar!
S’do ketë tender për vota,
nuk mund të ketë kurrsesi,
se s’është aseti i Ramës,
Reforma në Drejtësi!
Po mund të ndodhë dhe ka ndodhur,
dhe këtë s’e them vetëm unë,
se disa deputetë të PD-së,
nuk do votojnë si majmunë!
Nëse votojnë Reformën,
ata do të ishin një vlerë,
do kishim integritet,
dhe jo ca njerëz të blerë!
Do ishin tamam dinjitozë,
s’do bënin rolin e ngjalës,
por është e sigurt se askush,
nuk do të dalë kundër Salës!
Nuk ka ndonjë shenjë rebelimi,
nuk ka asnjë shenjë për “bohemë”,
ndaj them se Kukan vjetërsira,
shkaktoi një alarm krejt të rremë!
Nuk ka rebelime në SHQUP,
po Luli është bërë me hije,
dhe “blerja” që thuhet ka ndodhur,
me një deputet LSI-je!
Tani më thuaj Lulash,
o papagalli i mjerë,
atë Spahiun e Metës,
ta quajmë prej teje të blerë?!
Kjo është logjika e jote,
që konkurron me hajvanin,
logjika jote idiote,
që injektoi dhe Kukhanin!
Drafti do hyjë për votim,
ka gjasa të kapen dhe datat,
porse tani-Lulëzim,
nuk kanë aq vlerë negociatat!
Ky qe qëllim i PD-së,
që nuk pushoi ham e ham,
e majta do ketë gjithë kohën,
ta bëjë Reformën tamam!
Tani BE ka probleme,
ne s’jemi më në vëmendje,
ndaj do na duhet që vetë,
të dalim ne nga kjo gjendje!
Një zgjidhje do gjendet patjetër,
se s’mund të ketë gjë që s’gjendet,
dhe gjithë kështjella e vjetër,
që nga themelet do shembet!
Nuk jemi në fundin e “luftës”,
sapo ka nisur beteja,
kështjella e vjetër do shembet,
qoftë dhe me zgjedhje të reja!

keshtjella e vjeter do te ruhet,
reforma eshte uje e sapun,
do lahet hauri i hajduteve
dhe Rama do ta beje muzeum!