Remdesivir/ Çmim marramendës për ilaçin që po jep rezultat kundër koronavirusit

Ornela
Remdesivir antiviral drug with pills and Syringe as background - concept of covd-19 or coronavirus new possible antiviral drug medication

Ekspertët thonë se edhe 10 dollarë janë shumë për ilaçin antiviral të prodhuar në SHBA të aprovuar për të trajtuar koronavirusin e ri. Medikamenti i Gilead Science, remdesivir, tregoi se ndihmon në zvogëlimin e qëndrimit në spital të pacientëve me covid, në një provë klinike të drejtuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, shkruan Daily Mail.

Javën e kaluar, ai u bë ilaçi i parë i aprovuar nga Administrata e Barnave e SHBA (FDA) për të trajtuar pacientët COVID-19 nën autorizimin e përdorimit të urgjencës. Kompania farmaceutike me bazë në Kaliforni ka një të kaluar me çmime të tepruara të ilaçeve.

Një grup hulumtuesish thotë se Gilead në varësi të kostos-efektivitetit të ilaçit mund ta ngrejë çmimin e ilaçit deri në 4500 dollarw. Një vendim mbi një çmim ilaçi është shumë i rëndësishëm pai ka të ngjarë të ndikojë në çmimet për të gjitha trajtimet e ardhshme të koronavirusit. Deri më tani, CEO i Gilead Daniel Daniel O’Day ka shmangur përgjigjen e ndonjë pyetjeje se sa do të kushtojë remdesivir.

O.J/DITA

Share This Article
3 Comments
  • kompania qe ka patenten per ilacin, zoteron monopolin dhe cakton cmimin. Patentat skadojne pas 7 vjetesh nga dalja e ilacit.
    e vetmja zgjidhje eshte nje vendim boteror qe ne kuader te pandemise te zhvishen kompanite farmaceutike nga patentat dhe monopoli.
    kir kjo ndodh me me nje ilac te perkohshem si Redemsivir, imagjino cdo ndodh me vaksinat per covid19. Si pasoje vendet e varfra do shqyehen per te patur akses ne vaksine.
    Qeverite qe kane kontraktuar ekipet e shkencetareve per vaksinen ende nuk kane futur ne kontrate asgje mbi patetnten dhe monopolin dhe aksesin ne vaksine.

  • Jepjani bastardit Martin Shkreli se ai e di ta menaxhoj mire faturen e ilacit ne koh te veshtira!!!

  • Nuk ndryshon asgje per numerin e te vdekurive!
    Mbush xhepat e laboratoreve! Hydroxykloridrina eshte shume ma lire e efikas!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *