Dërgesat e emigrantëve për familjet shqiptare në këto 20 vitet e fundit kanë qenë të ardhurat kryesore. Po kështu kanë qenë një ndër treguesit kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Të dhënat e fundit dëshmojnë të kundërtën. Në tre vitet e fundit niveli i tyre ka rënë ndjeshëm, duke përforcuar faktin se në cfarë gjendje ndodhet ekonomia shqiptare. Studimi i fundit i Open Data, i bërë me treguesit e zyrtarë të institucione qëndrore si Banka e Shqipërisë apo INSTAT, dëshmon për rënien e këtyre të ardhurave në raport më Investimet e huaja direkte. Gjatë këtij trevjeçari vlera e Investimeve të Huaja Direkte është më e lartë se vlera e remitancave. Në vitin 2010 shënohet edhe diferenca më e lartë mes vlerës së remitancave si dërgesa të emigrantëve dhe vlerës së investimeve të huaja direkte. Në këtë vit remitancat shënojnë 690 milion euro ndërsa IHD janë në vlerën 789 milion euro. Ky është viti i parë kur remitancat bien nën vlerën e investimeve të huaja direkte. Kjo diferencë në favor të vlerës së investimeve të huaja vjen për shkak të rënies së dërgesave të emigrantëve e njëkohësisht edhe si rrjedhojë e rritjes në vlerë të investimeve të huaja direkte. Diferenca është zvogëluar në dy vitet pasardhëse si 2011 dhe 2012. Në këto dy vite vlera e investimeve të huaja direkte ka rënë përkatësisht në 717 dhe 727 milion euro. Nga ana tjetër kjo e dhënë krahasuese është një fakt se tendenca për të pasur investime të huaja dhe treg më të mirë punësimi në vend, është ende tepër e brishtë dhe jo e qëndrueshme. Në një hark më të gjatë kohor prej dhjetë vitesh 2002-2012, raporti i këtyre dy vlerave paraqitet tepër interesant. Në 2002- 2006, investimet e huaja direkte qëndronin në vlerë inferiore kundrejt dërgesave nga emigrantët. Në këtë katërvjeçar emigrantët sillnin në atdhe 3 – 4.5 herë më shumë euro seç sillnin investitorët e huaj direkt. Viti 2006 – 2010 është vit me rritje progresive të vlerave të investimeve të huaja direkte. Ky hark kohor shënon një moment pozitiv për ekonominë vendase. Gjithsesi vlera e remitancave është gjithashtu e konsiderueshme me një luhatje gjatë dhjetëvjeçarit nga 665 milion euro viti me vlerë më të ulët, në 952 milion euro viti më i mirë në vlerë. Duke bërë këtë lloj analize krahasuese, se si pozicionohen remitancat kundrejt IHD-ve hulumtohet me kujdes roli i secilit tregues dhe i të dyve sëbashku në ekonominë e brendshme. Kjo përqindje ka ardhur duke u ulur çka vërteton edhe njëherë faktin që nëse në periudhën e parë të dhjetëvjeçarit remitancat ndihmonin ekonominë të zhvillohej duke qenë se zinin një pjesë shumë të rëndësishme të PBB, në pjesën e dytë kjo situatë ndryshon në favor të IHD-ve. Remitancat e dhe Investimet e Huaja Direkte janë dy tregues të rëndësishëm për rritjen e ekonomive kombëtare. Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, nëse investimi e bën investitorin pronar të më shumë se 10% të kapitalit të një ndërmarrje.

Ju bej thirrje emigranteve kudo qe jane qe mos te dergojne para ne shqiperi ne vendin e tokes se djegur. Dhe pse sasia remitancave ne vitet e fundit, ka ardhe duke u ulur une perseri bej thirrje emigranteve ta ulin ne minimumin e mundshem dergesen e remitancave per familjet e tyre pasi me paren tone po rrine ne pushtet mafiozat dhe kanibalet me vampire qe ka nxjerre ndonjehere qenia njerzore. Iku koha kur keta u bene te pasur me paren tone duke na u kapradisur neper europe si gabele me kostume. Dhe borxhet qe jane marre jane marre duke u bazuar tek dergesat tona ne atdhe! Iku ajo kohe kur emigrantet e hengren buken per djathe duke financuar ne shqiperi mafiozat dhe hajdutet! Sot ka ardhe kohe te tjera dhe emigrantet ato pare qe kane ti ruajne dhe ti investojne ne europe, se eshte me e sigurte jeta dhe investimi tyre dhe pse ne vend te huaj, se sa ne vendin e hienave! Mjaft u pasuruan hienat me paret e shqiptareve emigrante! Poshte qelbesirat!