Remonti në Qafë-Mollë, OSHEE: Kufizime të energjisë në Tiranë

Leda Hysa

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e rajonit Tiranë se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona me 6, 7 dhe nëntor, shkak remonti i nënstacionin Qafë Mollë.

Për shkak të remontit  në Nënstacionin Qafë Mollë, OSHEE shprehet se në datën 6 Nëntor do të kufizohet energjia elektrike në disa zona në Tiranë.

Po ashtu, OSHEE  shpjegon kalendarin dhe orarin e ndërprerjes së energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.

“6 Nëntor, punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10:00-13:00. Pa energji do të mbeten këto zona: Shkallë, Darshë, Qafe Mollë”, shprehet OSHEE.

Ndërsa me 7 Nëntor, shprehet OSHEE, punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10:00-14:00. Pa energji: Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, ShënGjergj, Verri. Dhe me 8 Nëntor, punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10:00-14:00. Pa energji: Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmeri, Dom, Fag, Derje”.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *