Ëndrra e Milanit për t’u kualifikuar në përballjen me Barcelonën ka zgjatur nga Milano deri në Kamp Nou. Ndeshja e kthimit ka pasur vetëm një skuadër në fushë, e cila ka dominuar prej minutës së parë në mënyrë spektakolare. Barça ka mposhtur kuqezinjtë e Milanos me rezultatin e thellë 4 me 0.
Serinë e golave e ka hapur jashtëtokësori Messi, i cili që në minutën e pestë ka kaluar vendasit në avantazh. Në minutën e 40 ka qenë sërish Messi që ka dyfishuar rezultatin për të vënë në ekuilibër gjithashka nga ndeshja e parë. Pjesën e dytë skuadra blugrana e ka nisur me të njëjtin ritëm kur ka gjetur golin në minutën e 55 që i jepte dhe kualifikimin. Këtë herë shënon David Villa.
Për të mos rrezikuar në asnjë çast skuadra katalanase kërkoji edhe golin e katërt që erdhi në minutën e fundit me të riun J. Alba. Në këtë mënyrë u mbyll një ndeshje spektakolare e Barcelonës, që pati për protagonist absolut Leo Messin, që me golat e sotëm theu dhe një tjetër rekord personal duke kaluar holandezin Van Nistelrooy si golashënues më të mirë në Europë. Vendin e parë në këtë kompeticion e mban Raul Gonzales me 71 gola. Me rezultat surprizë është mbyllur dhe ndeshja tjetër mes Shalkes dhe Gallatasarajit. Turqit kanë arritur të fitojnë në Gjermani me rezultatin 3 me 2 duke kaluar për në çerekfinale.
o gazetari jo skuadra baske po katallanase
Barcen duhet ta shijojme , keta ekipe vijne nje here ne 30-40 vjet si p.sh. Ajax i Hollandes. Mesi eshte nje jashte toksor, nuk ka tjeter, le te argetohet , ai dhe bashke me te edhe NE. Pleshti , i morshin te keqen, ata qe i ka bezditur jo shume por dy here ne jave.!! eka kthyer futbollin ne art, ne sinfoni, Bethhoven i Futbollit etj,etj.Eshte vetem 25 vjec dhe ka thyer cdo rekord , si 4 here fitues i Topit te ARTE Rekordmen golash , dopieta , tripieta , Manita etj, etj.Te paparat si kemi pare me pas do kemi keneqesine ti shijojme, ka kohe edhe per ata qe nuk kane lindur ende , ka dhe 10-12 vjet jete sportive si futbollist. M I R E APO JO???!!