Sot në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda është zhvilluar seanca e parë e dosjes “Remzi Hoxha”. Akuza kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë që dënoi Ilir Kumbaron me 15 vjet burg dhe shpalli fajtor Avni Koldashin dhe Arben Sefgjinin, ndërsa mbrojtja kundërshtoi pretendimin akuzës me arsyetimin se prokuroria ka ndryshuar qëndrim në shkallën e parë. Prokurorja Elizabeta Imeraj kërkoi pafajësi për Koldashin dhe Sefgjinin, për shkak se nuk provohet që dy personat e mësipërm janë të implikuar në këtë çështje dhe jo sepse ata përfitojnë nga amnistia e 2007-s. Vendimi u shty për në datën 11 mars, për shkak të kompleksitetit të çështjes.
Në 22 nëntor të vitit të kaluar, gjykata e shkallës së parë shpalli fajtor ish-punonjësin e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), Ilir Kumbaro dhe e dënoi atë me 15 vite burg, për torturim me pasoja të rënda, që çoi në vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Ndërsa gjykimi ndaj të pandehurve Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini u pushua.
Remzi Hoxha rezulton i zhdukur prej 17 vjetësh. Ndërsa Ilir Kumbaro, ish-shef i SHIK-ut, nuk dihet se ku ndodhet. Ai iu arratis drejtësisë britanike në dhjetor 2011 dhe aktualisht është i shpallur në kërkim.
Proces Remzi Hoxha,eshte nje nyje gordiane qe nis e zgjidhet ,vetem kur te sikteriset nga pushteti brekedhjeri i historise.
Keto informacione, hidh e prit gjykatash ,prokuroresh ,avokatesh,jane mekanizmi me i thjeshte per te mos bere e dhene drejtesi per deshmorin Remzi Hoxha.Uroj qe familja e tij te mos lekundet nga stoicizmi i respektuar derimetani,per t’i shkuar ketij procesi ne rrugen e duhur,sepse jane te perkrahur nga shqiptaret ne shumice.