Rëndë në spital, arrestohet 80 vjeçari

Saimir Lleshi

Një 80 vjeçar përfundoi në prangat e policisë, pasi ka përplasur një shtetas, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Muzë Ndrecaj banues në fshatin Dobraç do t’i duhet të përballet me ligjin edhe pse në moshë të thyer.

Sipas policisë, ky shtetas duke drejtuar një mjet motoçikletë pa leje drejtimit është përplasur me një autoveturë tip Ford, i cili ishte parkuar në një xhep të rrugës.

Policia tha se i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit një 55 vjeçar nuk ka pësuar lëndime. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *