Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Renditja e FIFA-s, Shqipëria e 57-ta, fiton dhe katër vende
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Renditja e FIFA-s, Shqipëria e 57-ta, fiton dhe katër vende
Lajme FlashSport

Renditja e FIFA-s, Shqipëria e 57-ta, fiton dhe katër vende

redaktor
Published April 9, 2015
Share
SHARE

Renditja e FIFA-s për këtë muaj ka pësuar disa ndryshime të rëndësishme dhe domethënëse. Por ajo që bie më shumë në sy është ngjitja e Shqipërisë me 4 vende, duke u pozicionuar në vendin e 57 me 575 pikë, sigurisht edhe për shkak të fitores së 29 Marsit në “Elbasan Arena”, 2-1 ndaj Armenisë.

Sa u përket kombëtareve të tjera, Belgjika është ngjitur në vendin e tretë, me një pozicion të rikuperuar, duke siguruar kështu renditjen më të mirë të të gjitha kohërave, pas dy fitoreve në kualifikueset e Europianit 2016. Tashmë, belgët ndjekin Gjermaninë dhe Argjentinën, të pandryshuar këto dy vende prej muajit të kaluar.

Edhe Brazili ka rikuperuar një pozicion, duke u ngjitur në të pestin, e duke këmbyer vendet me Holandën, që tashmë e sheh veten në vendin e 6. “Selecao” mposhti 3-1 Francën në një miqësore, ndërsa Holanda barazoi ndaj Turqisë (në vendin e 52 me 4 pozicione të rikuperuara) gjatë përballjes për kualifikueset e Euro 2016.

Zvicra dhe Spanja janë rikthyer në dhjetëshen e më të mirëve, respektivisht në pozicionet 9 dhe 10, duke pasur kështu përmirësime me 3 pozicione dhe 1 konkretisht për “La Roja”. Por ndryshe nga to, Franca dhe Italia janë larguar nga “Top 10”, duke zënë tashmë pozicionet 11 dhe 13 respektivisht.

Renditja e ardhshme e FIFA-s për ekipet kombëtare do të publikohet më 7 Maj 2015.

redaktor April 9, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • platinia i rinovuar says:
    April 10, 2015 at 9:03 pm

    e perkoheshme.
    ju do merni dhe fitoren me serbine.pra do keni ndryshim ne renditje,
    prisni dt 17 prill, une gabova.CAS jo………………………………………3 me 0

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?