Kompania britanike MoveHup ka përpunuar një renditje të vendeve bazuar në shpenzimet javore që një familje prej katër pjesëtarësh duhet të bëjë për të blerë produktet e shportës. Në disa shtete llogaritet se shpenzohet më shumë se 200% e pagës mesatare.
Lista, e krijuar me shpenzimet e secilit vend në bazë të blerjeve të artikujve të njëjtë, udhëhiqet nga Uganda, ku duhet 275.86% e pagës mesatare për të blerë ushqimet e shportës. Pastaj vjen Etiopia (257,24%), Kenia (215,04%) dhe Zimbabve (188,80%).
Siç mund të shihet, këto dhe disa vende të tjera konsumojnë më shumë se 100% të pagës mesatare për të bërë pazarin javor. Artikujt më të shtrenjta të shportës janë mishi dhe qumështi.
Ndërkohë, në ekstremin pra shtetet me ushqimet e shportës më të lira janë Katari (2.62%), Makao (3.66%) dhe Kuvajti (4.38%).
Në Amerikë, vendi që kryeson listën e MoveHup është Honduras, ku duhet 100.54% e të ardhurave javore për të plotësuar nevojat. Në Evropë klasifikimin e kryeson Ukraina, me 54.46%.
Ndërsa në Shqipëri sipas kësaj liste, duhet 37.61% e pagës mesatare për të mbuluar vetëm ushqimet e shportës. /DITA

