Rëndohet bilanci i atentatit në Elbasan, ndërron jetë tek Trauma edhe shënjestra e dytë

J L

Ardian Subashi (Çollaku) një nga dy personat që ranë pre e atentatit një natë më parë në qytetin e Elbasanit ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Mësohet se pas Lulzim Bitrit, i cili mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes, Ardian Subashi Çollaku ka ndërruar jetë gjatë natës teksa ndodhej i shtruar tek Trauma.

Bitri dhe Çollaku u qëlluan me të paktën 15 plumba.

Fillimisht u raportua se të dy kishin vdekur, por më pas Çollaku u nis drejt spitalit të Traumës pasi kishte ende shenja jete, por ndodhej në gjendje shumë të rëndë.

Atentati ndodhi në afërsi të një karburanti në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Pak minuta më vonë policia gjeti të djegur dhe mjetin e autorëve. Ende nuk ka asnjë të prangosur në lidhje me ngjarjen.

Bitri dhe Çollaku kanë qenë persona me precedentë të mëparshëm penal.

Ardian Çollaku, i njohur edhe si Ardian Subashi, në vitin 2015 është arrestuar në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”.

Në vitin 2015, sapo kishte dalë nga burgu, ai shkaktoi një viktimë pas një aksidenti me makinë. Ndërsa këtë vit, u hetua për vrasjen e Everest Çakajt.

Bitri u arrestua në vitin 2018, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim të një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Vre punen Rame,,mos u trazo!S`kemi pune me kta.
    Kta kane punet e veta,ne kemi punen tone..
    Ato Universitetet e Botes,,me qafsh,,Ato mos i harro kur te kthehesh nga Spanja!
    Si ste vajti mendja per ca Jahte ne Bilbao,se na duhen per Portin turistik te Durresit.

  • Shenjestra nuk mund te vdese sepse nuk eshte qenie e gjalle. Shenjestra eshte nje pjese e armes qe ndihmon per te goditur ne objektiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *