Tre veta u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën nga të shtënat në qytetin Utrecht të Holandës, tha prefekti i këtij qyteti në një deklaratë për mediat.
Një person i armatosur hapi zjarr në një tramvaj dhe sipas zyrtarëve incidenti mund të lidhet me terrorizëm.
Dëshmitarët deklaruan se një burrë teksa udhëtonte në një nga tramvajet e qytetit, ka nxjerrë një armë dhe ka filluar të gjuajë në drejtim të pasagjerëve të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 me orën lokale në sheshin 24 Oktoberplein. Mësohet se atentatori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Autoriteti i transportit të Utrehtit tha se shërbimet e tramvajit në qytet janë anuluar të gjitha.
Policia holandeze ka identifikuar autorin e dyshuar. Ai është shtetasi turk, Gökman Tanis, 37 vjeç dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Banorët janë këshilluar që të mos i afrohen nëse e shikojnë, por të telefonojnë policinë.

o.j/dita

Ngushellime….
Luli qe kerkon tepsi ne tavoline paska qene me fat, t’a masi bythen mire tani per te shkuar ne Utrecht ne fund te cdo jave, apo i ka miq terroristet dhe nuk i ndodh gje, se eshte kunder BE dhe USA.