RENEA dhe FAST mban në rrethim Lushnjen, shoferi ende në kërkim

Leda Hysa

Gëzim Saraçi, atentati i kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe vijon të jetë ende i lirë, edhe pse Policia me forcat e saj më speciale RENEA dhe FAST ka kryer disa kontrolle banesash e automjetesh, por pa rënë në gjurmë të tij.

Shumë shtëpi të dyshuara si baza e fshehjes së tij janë kontrolluar në mesnatë, por pa asnjë rezultat. Ndërkohë, kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, pasi mori trajtimin e nevojshëm mjekësor ka lënë spitalin e traumës dhe është larguar së bashku me familjarët e tij.

Sipas bluzave te bardha, ai nuk ka rrezik për jetën. Ndërsa sekretarja e tij Erisa Qalliu vijon të mbetet në spital. Gjatë qëndrimit të Kryebashkiakut socialist në spitalin e Traumës, shkuan edhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste.

Nuk dihen ende arsyet që e çuan drejt një veprimi të tillë, por në bazë të hetimeve a të deritanishme mendohet që shkak të ketë qenë pushimi nga puna.

Sipas dëshmitarëve dy të përfshirët në ngjarje kanë nisur të debatojnë me fjalë në momentin që po hynin në zyrën e Kryebashkiakut Tushe dhe në atë që duhej të ishte një ditë festive, Lushnja u trondit që në orët e para të mëngjesit nga një shpërthim.

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Mos e lodhni kot policine.Lerini policet e varfer ne shtepi dhe mos i sillni verdalle.Mbas nje dy muajsh, do takohet ai bariu i Balilajve , dhe ky shoferi do dorezohet! Tani ky bariu e din ku eshte, por nuk i leverdis tani ta kapi kete mavrin shofer, se ku i dihet cfare llomotit ky lloj shoferi.Lleshi i ka thene qe te hyje ne bisedime, ti japi Bariut Balilit te gjitha faktet kompromentuese per krue bashkiakun dhe me vone te dorezohet dhe te gjykohet e shkurtuar dhe i dorezuar! Se tani ky shoferi eshtei trnditur dhe mund te nxjerr te pa larat, ta lene te qetesohet dhe te mesohet si te flase dhe kure te flase!

  • UNE MENDOJ SE DO JA KRIPIN KOKEN PARA SE TE FLASE. ISHALLA NUK QELLOJNE MBI NDONJE TJETER SE AI ESHTE I VDEKUR ME ATO QE DI DHE QE DO THOTE.TE KUQT KANE QENE EDHE JANE VRASES. NDRYSHIMI ESHTE SE TANI VRASIN ME PAK SE KANE TURP NGA EVROPI.

  • Prej 30 vjetesh……
    Për tu bere….zyrtar pagesa….
    Deputet….600 – 800 mije €
    Nderhyrje në cdo lloj tenderi….
    Prefekt…..300 – 420 mije €
    Tendera nga 350 mije deri në 700 800 mije €
    Kryetar Bashkie….200 – 250 mije €
    Tendera nën 250 mije €
    Shef Komisariati 50 mije €

    Zv.Minister tendera nga 800 deri në 1.5 milione €
    Minister tendera nga 1.5 deri në 3 – 4 milione €
    Zv Kryeminister tendera nga 4 deri në 6 milione €
    Kryeminister tendera nga 6 mil e lart.
    Dhe pastaj…..
    Pse ndodhin vrasjet?
    Kush i ben vrasjet?

    Para se te dalë dikush e të na rruaje rrondelen duke më thënë ku i di ti e ku i pe,ju them hapni tenderat që jane bere e behen on line shikoni firmat kush i ka hedhur,shikoni fletoret zyrtare,emrat shifrat…etj.
    Dhe pastaj shikoni kush i mbyll dosjet në Polici!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *